Ora policore prej mbrëmë fillon në mesnatë dhe përfundon në ora 04:00 të mëngjesit, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave kufizuese. Lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të infektimeve dhe hospitalizimeve për shkak të coronavirusit në periudhën e fundit dhe uljes së presionit në kapacitetet spitalore. Masat e reja, që Qeveria e RMV-së i miratoi të martën, do të vlejnë deri më 18 maj. Nga e marta objektet hotelerike punojnë deri në ora 23:30, ndërsa me punë kanë filluar edhe klubet e fitnesit, qendrat sportive, sallat për ushtrime, por me respektim të protokolleve…
Author: Hamdi Kumanova
Siç njoftojnë nga policia, punëtori 25 vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore duke punuar në një objekt në ndërtim në Shkup. “Më 11.05.2021 në ora 15:30 në SPB Shkup është raportuar se në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’ me lëndime të rënda trupore është sjellur I.L (25). Sipas një deklarate të një dëshmitari, punëtori I.L është lënduar duke kryer punën në një objekt në ndërtim në pjesën qendrore të Shkupit”, sqarojnë nga policia. Për ngjarjen është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës. Ky është rasti i tretë në këtë muaj ku punëtori merr lëndime të rënda trupore…
Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në një hetim ndërkombëtar në kuadër të të cilit u arrestuan 11 persona, të dyshuar për keqpërdorimin e platformave onlajn, kriptovalutave dhe shpërlarjen e parave, ashtu që vlera e dëmit ka arritur 30 milionë euro. “Skema e mashtrimit, ishte organizuar kryesisht nga shtetasit izraelit, duke përfshirë qendrat për thirrje nga Bullgaria dhe RMV-ja, ndërsa të dyshuarit I kanë shpërlarë fitimet ilegale përmes llogarive bankare të kontrolluara nga kompani nga vende të ndryshme të BE-së”, sqarojnë nga policia e vendit. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi që ky rast është udhëhequr në bashkëpunim me Europol…
Gjykata Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për zgjatjen e paraburgimit të Orce Kamçevit, i dyshuar për rastin “Parcelat në Vodno”, transmeton TV21. Ky vendim i Gjykatës Penale erdhi pasi që sot Prokuroria Publike për Ndjkje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë për rastin në fjalë. Përveç të të dyshuarit Orce Kamçev, Gjykata urdhëroi masë paraburgimi edhe për të dyshuarin e parë Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Budapestë të Hungarisë. Aktakuza nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për rastin “Parcelat në…
Qeveria federale gjermane ka miratuar sot një rregullore të re për udhëtimet hyrëse për Evropën. Në bazë të rregullores së re të miratuar sot (12.05.) nga qeveria federale gjermane, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë. Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku, siç janë për shembull Shqipëria e Kosova, ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi…
Efektet e orientalizmit mbi botën akademike dalin në pah në çështjen e Kudsit. Kudsi është test litmusi i të gjitha shtresave. Ngjyra jonë mund të jetë o përkrah Kudsit o përkrah heshtjes e poshtërimit. Të jesh kundër sionizmit dhe ta mallkosh atë, kjo përbën statusin e kundërshtimit me zemër që përmendet në hadith. Nëse je i dobët dhe nuk gjuan dot qoftë edhe një gur, kundërshtimi ndaj sionizmit është tregues besimi. Ta kundërshtosh me zë, kjo do të thotë ta konfirmosh me gjuhë atë që e beson me zemër. Ndërkaq ata që, si vepër, nuk kundërshtojnë qoftë edhe me zemër,…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka reaguar sot në lidhje me Ligjin për legalizim të sjellë mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë. Në një deklaratë për MKD, kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska thotë se ky ligj është fare pa logjikë dhe se të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi ta analizojnë, përcjell in7. “Nëse Ligji për legalizim të objekteve të egra hyn në fuqi, atëherë mund t’ua vendojmë kryqin të gjithë ligjeve tjera. Prandaj jemi të mendimit të ngrejmë iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese, kështu ata gjyqtarë le të velerësojnë”, thotë Ivanovska./in7.tv
Qeveria e përkohshme në Bullgari sot ka njoftuar, se nuk ka ndërmend ta heqë veton për nisjen e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Shpresat se mund të gjendet kompromis me Qeverinë e re në Bullgari, ranë në ujë në ditën e parë të inaugurimit të Qeverisë së përkohshme, në krye me Stefan Janev. “Pozita kornizë e Bullgarisë, për këtë çështje ishte arritur konsensus nga të gjitha partitë politike në Parlamentin e Bullgarisë. Si Qeveri e përkohshme, ne nuk kemi autorizim të ndryshojmë atë”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev. Ai ka shtuar, se do…
Nën organizimin e profesoreshës Mr. Sc. Mimoza Ceka dhe drejtoreshës së Aleancës Franceze në Tetovë, znj. Marie Maudoin, në bashkëpunim me studentët e programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge të Fakultetit Filologjik dhe dashamirësve të gjuhës frënge (më 8 maj 2021), u organizua „L’aprés-midi poétique 2021“ apo „Pasdite poetike 2021“. Ky takim u realizua online dhe pjesëmarrësit lexuan poezi të zgjedhura të shkrimtarëve më të njohur të letërsisë frënge dhe frankofone si Léopold Sedar Senghor, Jacques Prévert, Jean de la Fontaine, Paul Eluard, Paul Verlaine, Maurice Carême, Victor Hugo, Arthur Rimbaud, Charles Baudelaire dhe Boris Vian. Poezitë u lexuan nga…
Nënkoloneli i ARM-së i infektuar me koronavirus ka arritur në vend me transport të posaçëm dhe menjëherë është shtruar për kurim në Klinikën Infektive. Ai është vendosur në dhomë të posaçme izolimi brenda Klinikës sepse dyshohet të bartë llojin afrikan të virusit, pasi që në Afrikën Qendrore ka qenë për mision katër mujor. Akademia e Shkencave dhe Arteve pritet që mbrëmjen e sotme ose nesër në mëngjes t’i ketë rezultatet e testimit të nënkolonelit, se me cilin lloj të virusit është i infektuar. Mjekët shpjeguan se në bazë të bisedës me 55 vjeçarin dhe simptomat që ai i ka, të…
Rreth 6.5 milion euro do të derdhen në llogaritë e qytetarëve nga kthimi i TVSH-së këtë muaj. Drejtoria e të Ardhurave Publike thotë se pagesa tashmë ka filluar, edhe pse shumica e konsumatorëve reaguan se për herë të parë dhe pas dhjetë ditësh të muajit, nuk ka asnjë pagesë të kthimit. Paratë kthehen për faturat e skanuara në tremujorin e parë, pra në janar, shkurt dhe mars. Në këtë tremujor, qytetarët skanuan 67,255.511 llogari fiskale, ndërsa qarkullimi arrin në 32.434,528,850 denarë. DAP informon se të gjithë do të paguhen 403.5 milion denarë ose rreth 6.5 milion euro. “Qytetarët mund të…
Bajrami i këtij viti na vjen përsëri duke na përgëzuar për suksesin e arritur gjatë Ramazanit, duke na e sjellë buzëqeshjen e lumtur të festës, por edhe duke na i ndërmendur dhimbjet e ndarjet që i kemi pasur gjatë këtij viti. Dhe, në këtë ditë feste, derisa urojmë nga zemra, t’i kujtojmë edhe ato sofra që sot janë të vobekta jo vetëm për nga modestia e ushqimeve, por edhe për nga mungesa e njerëzve që ndërkohë i përcollëm për në botën tjetër. Bajrami është festë e vizitave, dashurisë dhe harmonisë. Andaj, këto ditë mos u kurseni, shpërndajeni gjithkund këtë gëzim.…

