Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për TV21 theksoi se deri në fund të muajit korrik do të jenë gati marrëveshjet koalicionuese. Ai shtoi se përkrahje do të ketë ajo parti me të cilën kanë koalicion në nivel qendror, duke mos përmendur nëse është Lëvizja Besa ose BDI. “Nuk kam përgjigje, por shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje deri në fund të këtij muaji. Me BDI-në, Besën ose PDSH-në. Atje ku kemi më shumë kandidatë nga koaliconi ynë, ai do të hyjë në rreth të dytë, është logjike se do të mbështetet nga partnerët e koaliconit”, tha Zaev. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve dje e ka zgjedhur kompaninë e cila do ta sigurojë pajisjet teknike për zbatimin e zgjedhjeve me shenjat e gishtërinjëve. Nga gjithësej 4 kompanitë e paraqitura, tenderin e ka fituar kompania gjermane “Dermallog”. Kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Deshtevski sqaroi se për momentin po rrjedh afati për dorëzim të ankesave dhe pas përfundimit të këtij 10 ditëshi do të vazhdojë procedura. Komisioni shtetëror I zgjedhjeve po përgatitet për zbatimin e zgjedhjeve lokale me shenja të gishtërinjëve, është zgjedhur kompania, vijon afati I ankesave, por shumë gjëra mbeten të paqarta lidhur me këtë proces. Numri një I…

Lexo më Shumë

Reshjet e mbrëmshme të shiut ishin të qeta mirëpo Maqedonia e Veriut të dielën pritet të përballet me reshje tjera të rrëmbyeshme, të shoqëruara me vetëtima, erë të fortë dhe breshër. Nga Enti hidrometeorologjik thonë se reshjet e shiut përfshinë pjesën veri-perëndimore të vendit. Nesër, në orët e pasdites, në republikë do të kemi vetëtima, shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë dhe sërish në disa vende stuhi, por edhe breshër. Mot I ngjashëm do të mbajë edhe të hënën, i cili do të jetë jo stabil dhe me shit ë rrëmbyeshëm. Të martën reshjet do të ulen, më shumë…

Lexo më Shumë

I pyetur për koalicionet e mundshme për Tetovë, kryeministri Zoran Zaev sot për TV21 ka deklaruar se pret që në rrethin e dytë të garojnë LSDM kundër Aleancës. Zaev ka komentuar dilemën se cilin nga partnerët e vet të koalicionit do të mbështesë duke thënë se: “Nuk ka ende marrëveshje, por shpresoj të arrijmë deri në fund të muajit. Me BDI-në, Besën dhe PDSH-në. Atje ku kemi më shumë kandidatë nga koalicioni jonë, kushdo që do të hyjë në rrethin e dytë, është logjike që të mbështetet nga partnerët e koalicionit”. Ndërkaq për mundësinë eventuale që në rrethin e dytë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po regjistron vitin më të vështirë turistik për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ohri dhe Struga, dy qytetet e njohura për pushime verore, që shtrihen përgjatë Liqenit të Ohrit, ndodhen para kolapsit pasi objektet e hotelerisë dhe sektori i gastronomisë mbijetojnë nga turizmi. Deri nga mesi i muajit korrik ato nuk kanë mbushur as 10 për qind të kapaciteteve, shifër kjo që nuk mbahet mend të jetë shënuar ndonjëherë në këto dy qytete të njohura turistike. Në vitin 2019 vetëm nga Holanda në Ohër dhe Strugë kanë qëndruar më shumë se 20 mijë turistë. Në vitin 2020,…

Lexo më Shumë

Mërgimtarët në Maqedoni vitin e kaluar kanë depozituar 262 milionë euro, që paraqet rritje prej rreth 50% krahasuar me vitin 2019. Ky trend ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se këto fonde qytetarët që jetojnë jashtë vendit, në Maqedoni i kanë dërguar përmes kanaleve zyrtare të bankave në llogari ose përmes transferimit të shpejtë të parave. Nga ana tjetër, në kushte të masave shtrënguese dhe lëvizjes së reduktuar të udhëtarëve, paratë që mërgimtarët i kanë sjellë në dorë në vendin tonë kanë shënuar ulje prej 40% ose përmes kufirit me…

Lexo më Shumë

Në moshën 82 vjeçare erdhi për të marrë vaksinën e vetme në jetën e tij. Skenderi tha se asnjëherë nuk ka marr injeksion as terapi barnash, madje edhe shiringën me dozën anti kovid nuk e kishte aq për qejfi. Kurrë as tableta e as injeksione nuk kam marr, 80 e kusur vjet i kam bërë se në letërnjoftim më vonë më kanë shkruar moshën i lindur jam në vitin 1939. Po më thanë patjetër me marrë vaksinën, nuk e di!” A mendon se ka me t’ndihmu kjo? Mua, asnjëherë, për Zotin kurrë jo – tha Skender Suljemani, Qytetar. Ekipet mobile…

Lexo më Shumë

Zgjerimi i parkingut brenda Qendrës Klinike në Shkup nuk ka zgjidhur problemin ekzistues me kaosin e krijuar nga parkimi i veturave. Që në hyrjen kryesore të kompleksit të Klinikave vërehet rrëmuja e shkaktuar nga numri i madh i makinave të cilat sillen e nuk gjejnë vend parkim. Qytetarët ankohen se orën e parë pas marrjes së biletës e paguajnë kot, pa mos e shfrytëzuar parkimin, sepse aq kohë ju merr derisa gjejnë vend parkim. Kritikojnë organizimin e parkingut duke kërkuar që të mos paguajnë derisa shërbimi nuk është në nivel. “Gjysmë ore mezi gjeta vend. Unë vij çdo ditë këtu…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit në vendin tonë, derisa po afrohen zgjedhjet lokale, partia e gjelbërosur në pushtet, ka vijuar ta krekoset krenohet me të arriturat e opozitës shqiptare, e veçanërisht me projektet e Alternativës, kur ne qeverisnim me Ministrinë e Kulturës. Të gjendur në këtë situatë, derisaata pa u skuqurdhe pa i përmendur fare meritat e atyre që realisht i kanë kryer projektet, dëshirojmë që përmes këtij reagimi ta njoftojmë opinionin se projektet kulturore shqiptare në Ministrinë e Kulturës kanë përfunduar në kohën e Alternativës.Tash shohim vetëm foto-sesione, si çdoherë para fushatave zgjedhore. Ndonëse opinioni shqiptar vendas e di mirë se…

Lexo më Shumë

Banorë të rrugës “11 Nëntori” në Kumanovë kanë shprehur shqetësimet se dikush në orët e para të mëngjesit ka zgjuar nga gjumi dhe ka provokuar ata duke parakaluar me makinë dhe duke lëshuar me zë të lartë këngë serbe për Kosovën. “Dje në mëngjes rreth orës 04.30, një veturë me dritare të hapura ka parakaluar në rrugën tonë krejtësisht e banuar me banorë shqiptarë, nga e cila ulërinte një këngë serbe me motive kishtare për Kosovën. Zëri ishte në maksimum dhe ne u shqetësuam se çfarë po ndodhë pasi që jetojmë në këtë rrugë. Ky veprim kuptohet si provokim dhe…

Lexo më Shumë

Para festës së Kurban Bajramit, drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Nikollçe Babovski zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Bashkësisë fetare islame, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe inspektorëve komunalë dhe të mjedisit jetësor, në mënyrë që të koordinohen aktivitetet e secilit institucion, për kontrollin e sigurisë ushqimore dhe kujdesit shëndetësor dhe mirëqenien e kafshëve. Shërbimet e inspektimit, siç theksohet në kumtesën e sotme nga AUV, kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme të intensifikuara në tregjet e bagëtive dhe vendet jashtë tyre, dhe për të cilat ata janë të vetëdijshëm se ka tregti të paligjshme të bagëtive dhe therje të paligjshme.…

Lexo më Shumë

Policia e Nishit ka dënuar një shtetas nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër pasi nga vetura e tij ka bërë me duar simbolin kombëtar të shqiponjës dykrerëshe gjatë vozitjes në trafik në këtë qytet serb. Sipas mediave serbe policia akuzon shtetasin me akuzën për nxitje të urrejtjes kombëtare, shkruan n1, transmeton Gazeta Express. Ai akuzohet se, ndërsa po voziste, ai hapi dritaren e një makine me targa zvicerane dhe u soll në mënyrë të papërshtatshme ndaj një personi tjetër në trafik, duke aluduar në simbolet nacionaliste me shqiponjën dykrerëshe. Kallëzimi penal do të ngrihet kundër të dyshuarit në…

Lexo më Shumë