I pyetur për koalicionet e mundshme për Tetovë, kryeministri Zoran Zaev sot për TV21 ka deklaruar se pret që në rrethin e dytë të garojnë LSDM kundër Aleancës.
Zaev ka komentuar dilemën se cilin nga partnerët e vet të koalicionit do të mbështesë duke thënë se:
“Nuk ka ende marrëveshje, por shpresoj të arrijmë deri në fund të muajit. Me BDI-në, Besën dhe PDSH-në. Atje ku kemi më shumë kandidatë nga koalicioni jonë, kushdo që do të hyjë në rrethin e dytë, është logjike që të mbështetet nga partnerët e koalicionit”.
Ndërkaq për mundësinë eventuale që në rrethin e dytë të garojnë Kasami dhe Arifi, Zaev është shprehur skeptik për këtë skenar, duke thënë se pret që në rrethin e dytë në Tetovë të kenë përballë kandidatëin e Aleancës.
“Është ende herët të jepen përgjigje të tilla për supozime të tilla. Përgjigja ime në këtë pyetje mund të shkaktoj problem në koalicion. Shumica prej nesh mendojnë se LSDM në rrethin e dytë do të hyjë me kandidatin nga Aleanca. Është herët për të folur teorikisht”, deklaroi për TV21, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica



