Author: Hamdi Kumanova

Në Maqedoni arritën edhe 100 mijë vaksina kineze si donacion nga armata kineze. Autoritetet shpresojnë se me këtë sasi të vaksinave do të përmirësohet edhe pasqyra epidemiologjike në Maqedoni. Vaksinimi, sipas institucioneve, shkon sipas dinamikës së paraparë, sipas moshës dhe deri në fund të javës pritet të vaksinohen edhe 8.000 personat e moshuar të u paraqitën dhe që kanë prioritet para të rinjve. Po ashtu do të vaksinohen edhe pronarët, ndërsa nga java e ardhshme fillon edhe imunizimi i punonjësve që punojnë në infrastrukturën kritike, ndërsa qytetarët të cilët në Serbi u vaksinuan me AstraZeneca, dhe janë nën 60 vjet…

Lexo më Shumë

Protestat e sotme kundër ligjit për digjitalizimin e librave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i quan si absurde, pasi vlerësojnë se reformat do të avancojnë procesin arsimor. Ministria ka reaguar pas protestave të sotme kundër librave digjital, të cilat u organizuan në disa qytete të vendit. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tërësi e legjitimon të drejtën për protestë të qytetarëve, sepse është e drejtë e garantuar në Kushtetutë. Por, sërish shkaku për të cilën përdoret kjo e drejtë, është e paarsyeshme. Është absurde të protestohet kundër digjitalizimit të arsimit”, shkruhet në reagimin e tyre. Sipas tyre, ndryshimet duhet të…

Lexo më Shumë

Sipas VMRO-së, protesta e sotme është përgjigje e arrogancës dhe mënyrë për tu ndërprerë politikat e gabuara të Carovskas. Digjitalizimi i Carovskas thonë ata, do të ketë efekt negativ ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve. Më tej thonë se gjasat janë të mëdha që rezultatet nga realizimi i digjitalizimit, me të cilën do të hiqen librat si mjet thelbësorë për edukim, të jenë të dëshpëruese. VMRO porositi që ministrja detyrimisht t’i dëgjojë kërkesat e prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve.

Lexo më Shumë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut është deklaruar për sul met në Jerusalem. Ka shprehur shqetësimin e thellë për sulmin ndaj Xhamisë së Aksasë dhe besimtarëve dhe aktin e ka quajtur si antinjerëzor dhe anticivilizues. Ka shprehur bindjen, se faktori ndërkombëtar duhet të intervenojë sa më shpejtë për të vendosur paqen dhe qetësinë. Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të BFI-së: Bashkësia Fetare Islame e RMV me vëmendje po përcjellë ngjarjet e fundit në Jerusalem, andaj ndjenë shqetësimin e thellë për sul min, dhu nën e forcave policore izraelite kundër tempullit të shenjtë Xhamisë së Aksas dhe besimtarëve,…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i personave të shëruar nga virusi Korona. 2179 persona të prekur e kanë fituar betejën me Kovid 19, numër ky i cili deri më tani nuk ka qenë pjesë e raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik. 4196 persona janë testuar, prej të cilëve 112 kanë rezultuar pozitiv, që në përqindje i bie të jetë 2,7% nga numri i përgjithshëm i testeve. Numri i viktimave është 13, ndërkaq Shkupi kryeson si për nga numri i të prekurve ashtu dhe për nga numri i viktimave. Ministria e Shëndetësisë…

Lexo më Shumë

Nuk besoj në pozita, besoj në punë. Këtë e deklaroi zëvendës kryetarja aktuale e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në pritje të Kongresit të nesërm të partisë. Ajo edhe njëherë theksoi së se nuk do të kandidojë për ndonjë funksion në parti, por tha se do jetë në LSDM. – Advertisements – E pse do isha larguar nga partia? -Jo jo. E dini si, unë kam parë shumë njerëz që besojnë në vlera të caktuara dhe i përkasin një partie politike vetëm si funksionar. Unë nuk jam një prej tyre – deklaroi Radmilla Sheqerinska, zëvendskryetare e LSDM-së. E pyetur nëse ajo do…

Lexo më Shumë

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, gjithsejtë 2179. Ndërkohë nga 4196 teste të kryera në 24 orët e fundit 112 persona kanë rezultuar pozitiv dhe atë në Shkup-30, Kumanovë-13, Manastir-7, Kërcovë-8, Radovish -6 e kështu me radhë. Në ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar numër rekord të të shëruarve, gjithsejtë 2179 persona. Në ndërkohë 13 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin./Alsat

Lexo më Shumë

Pasi që presidenti, Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, nga partitë që e votuan udhëzojnë në procedurë formale-juridike me të cilën ai sërish do të shkojë në procedure kuvendore. Ndërkohë vazhduan reagimet për miratimin e ligjit me vota edhe të deputetëve nga LSDM në pushtet dhe VMRO-DPMNE opozitare. Presidenti Stevo Pendarovski e informoi kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, se ka vendosur të mos e nënshkruaj Dekretin për shpalljen e Ligjit për konfirmimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara…

Lexo më Shumë

Hotelierët do të bëjnë zbritje të çmimeve për pushimet e këtij sezonit për punonjësit shëndetësor. Me sugjerim të Agjencisë për mbështetjen dhe zhvillimin e Turizmit, shoqata e hotelierive vendosi të japë 20% zbritje të çmimeve për personelin mjekësor, si një shpërblim dhe mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre gjatë kohës së pandemisë. Zbritje do të ketë edhe në shërbimet e objekteve hotelierike brenda hotelit. “Punonjësit shëndetësor ishin më të angazhuarit vitin e kaluar, mund të thuhet se kanë punuar në mënyrë perfekte. Ne, si njerëz mund të ankohemi, por për ta dhe mundin e tyre do të jepnim notën…

Lexo më Shumë

Dje, në ora 08:50 në SPB Tetovë është denoncuar, se në bulevardin “Video Smilevski Bato” në Tetovë, një 73-vjeçar është shkelur nga një veturë, ku si pasojë ka humbur jetën. “B.A.(35) duke ngasur veturë “Reno clio” me targa të Tetovs, ka goditur J.K.(73) nga Tetova. Këmbësori i lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku u është dorëzuar lëndimeve”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në vendngjarje ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Tetovë./TV21

Lexo më Shumë

Afatet për përfundimin e ndërtimeve të tregut të Bit Pazarit vazhdojnë të mbesin vetëm premtime. Vitin e kaluar u premtua disa herë, ndërsa nuk iu pa fundi ndërtimeve. Nga Shoqëria Aksionare “Skopski Pazar” arsyetohen se vonesat ndodhën si pasojë e ndërrimit të menaxherëve të ndërmarrjes. Lidhur me rinovimin e Bit Pazarit, Ju njoftojmë se pas ndryshimit të menaxhmentit hasëm në shumë probleme me projektin për rikonstruktim, për të cilat ishim të detyruar t’i zgjidhim njëkohësisht me punën në terren. Në afat sa më të shkurtër që mundet, u përpoqëm që ti tejkalojmë dhe projektin ta dërgojmë deri në fazën e…

Lexo më Shumë

Shumë dokumente qytetarët ende nuk mund t’i marrin në dy gjuhë edhe pse Ligji për Përdorimin e Gjuhëve tashmë dy vite është në fuqi. Vërtetimi i shtetësisë, dokument që e jep Ministria e Punëve të Brendshme, ofrohet vetëm në Gjuhën Maqedonase. Nga dikasteri në fjalë thonë se së shpejti ky dokument do të jetë edhe në Gjuhën Shqipe, mirëpo nuk përgjigjen se përse diçka e tillë nuk është bërë më parë. – Advertisements – MPB-ja ka miratuar një Rregullore për mënyrën e mbajtjes së evidencës së qytetarëve dhe formularët që aplikohen ose lëshohen. Në rregullore ekziston një lloj i ri…

Lexo më Shumë