Hamdi Nuhiju
Shkruar me 15 prill 2008
Në modernizëm ku gjërat duken se ecin mirë dhe drejtë , aty ku zënkat dhe globalizmi ndikon indirekt , aty ku jeta ndërthuret midis vlerave dhe antivlerave , politika luan rrolin e gjyshes. Të divorcuarit me mall përkujtojnë çastet e tyre të lumtura ose edhe të hidhura në jetën e kaluar nën hije. Rimëkëmbjen e jetës e gjejnë dhe e përshtatin me buçitjen e sfidave të ideologjisë së mbrapsht.
Mendja e divorcuar dhe e larguar nga realiteti nuk njeh yjet dhe HËNËN , por shndërrohet në katalizator ndryshimesh dhe remishiencash.
F.G. thotë:” Hapja çdokujt zemrën sa mund t`ia hapësh , le të jetë si oqean! Tërhiqu me besim dhe për njeriun dashuri ndje , të mos mbetet zemër e dëshpëruar që s`u interesove për të e s`ia zgjate dorën!…”
Zemra e hapur çdokujt dhe në formë të njëjtë për të gjithë harmonizon idenë dhe brengën mistike të universit të mendjes. Divorcimi i mendjes dhe lidhja e saj për karrigen e politikës dhe jo për politikën shkakton shkatërrimin e sistemit dhe nga sistemi i hapur demokratik kalon në teokracinë e ngurtë dhe të mekur.
Të divorcuarit e mendjes nga politika kanë disa tipare dalluese në shoqëri. Ndër ta do përmendim:
1) Tipari i Egoizmit- Sipas fjalorit elektronik shpjegues me egoizëm nënkuptojmë tipar borgjez a mikroborgjez i një njeriu që mendon vetëm për vete, që do vetëm vetveten e nuk shqetësohet për të tjerët, që vë interesat vetjake mbi interesat e shoqërisë. Ky është tipi më i përhapur i politikanit të ri! Politikanët tanë të divorcuar nga mendja për politikën dhe të shndërruar në egoist , synim jetësor kanë realizimin e planeve të tyre vetjake në emër të kontributit për shoqërinë. Në fakt sikur kontributi i tyre do të ishte i vërtet dhe i sinqertë atëherë doemos që egoizmi të shkatërrohej prej piramidës së logjikës së brishtë. Në ujëvarat e politikës do të jehonte humanizmi , kënaqësia dhe mëvetësia , ndërsa politikanët e divorcuar nga mendja do të modestoheshin dhe përfitimi do të ishte i ndërsjellët si material , si shpirtëror , po ashtu edhe politik.
2) Tipari i Mendjemadhësisë- Fjalori elektronik shpjegues mendjemadhësinë e sqaron kështu: Që i pëlqen shumë mendja e vet dhe nuk pranon a nuk përfill mendimin e të tjerëve, që kujton se është më i dituri, më i mençuri etj.; që mbahet rëndë e me të madh, që i duket vetja kush e di se ç’është, që shet mend, kryelartë. Mendja e rënduar dhe e zënë vazhdimisht me veten frytet nuk i ka të ëmbla , por gjemba dhe thera. Pjesa dërmuese e “ elitës” sonë politike , fetare, shkencore, fatkeqësisht janë të sëmur nga ky sindromë i rrezikshëm për shoqërinë dhe vet ne. Ky sindromë ka depërtuar në çdo skaj të shoqërisë , por më i dukshëm është tek të divorcuarit e mendjes nga politika dhe për politikën. Mendjemadhi zakonisht masturbon për politikën dhe paranë , është i dhënë shumë pas posteve dhe me xhelozi mundohet që ta mbroj pozitën e tij në shoqëri.
3) Tipari i Bajraktarizmit- Këtu duhet të sqaroj diç. Nuk e them që bajraktarizmi është i dëmshëm për politikën dhe politikanët. Njashtu nuk dua ta potencojë rrezikun ose histerinë e lindur përmes ideologjisë dhe për ideologjinë. Tipari i bajraktarizmit te politikani normal prej atij të divorcuarit nga mendja e politikës dallon shumë. Politikani normal i pa divorcuar nga mendja bajraktarizmin e kupton si guxim dhe vullnet për t`i ndryshuar gjërat për të mirë dhe në të mirën e shoqërisë e vetes. Ndërsa i divorcuari nga mendja bajraktarizmin e kupton si llogari vlerash pa hap konkret. Llogari meritash pa dhënë asnjë mund , llogari pikave politik pa u djersitur. Dhe këtu bajraktar që kanë pushtuar komplet Gadishullin Ballkanik janë dështakët më të mëdhenj në politik dhe jetë.
4) Tipari i Flirtit- Kanë thënë se politika është prostitutë. Nuk e kanë pasur me të drejtë! Bile patën thënë që politika është mjeshtri e realizimit të njerëzve të ngurtë. Edhe këtu nuk ia qëlluan. Platoni proklamonte idenë e demokracisë në mesin e njerëzve të padrejtë si udhëheqës të demokracisë. Ai demokracinë e paraqiti si mburojë të padrejtësisë në shoqëri. Diplomacia si pjesë e politikës më shumë orientohet në trajtën e flirtit sesa në termin e prostitutës. Ndërsa flirti politik mjaft i përshtatet të divorcuarit nga mendja e politikanit tanë modern. Flirti dhe të flirtuari në politik e shlyen ndërgjegjen dhe moralin e lind pabesia dhe padrejtësia. Sot sikur të mos ishte prezent në mesin e politikanëve tanë situata do të ishte më ndryshe.
5) Tipari i Gënjeshtrës- Të divorcuarit nga mendja për hir të politikës gënjeshtrën e kanë bërë gjellë kryesore në ambientet e tyre strategjike. Të jesh politikan i mirë sipas këtyre tipave të politikanëve d.m.th. të jesh gënjeshtar , manipulues , fshehës i realitetit , premtues i gjërave të parealizuara etj!!!
Tipari i gënjeshtrës edhe pas 30 viteve Republikën e Maqedonisë e ka mbështjellë si një mbështjellës elektronik i zemrës së njeriut.
Në mesin e shumë tipareve që nuk cekëm ka të atilla që mbajnë logjikisht , por ka edhe të tilla që janë kontradiktore me vet realitetin e jetës politike të njerëzve të thjeshtë.
Më akuzuan dikur pse përmenda përparësitë e një nacionaliteti karshi nacionalitetit tjetër , akuza e tyre mbështetej në dobësitë e shumta.
Shpresoj që ky reflektim i vogël i imi në këtë shkrim nuk do kërkoje të kundërtën e të dashuruarve të mendjes dhe politikës dhe duke iu përmbajtur në përpikëri titullit të realizojë synimin final. Nxjerrjen në pah të një pjese të realitetit!!!