Author: Hamdi Kumanova

Siç njoftojnë nga policia, B.K i cili disa herë ka vizituar pikën e të pastrehëve në Kryqin e Kuq në Shkup, dje është gjetur i vdekur në rrugën “Maqedonia”. Rastin në SPB Shkup e ka paraqitur Ndihma e Shpejtë në ora 10:15. MPB njoftoi se me urdhër të prokurorut publik trupi i pajetë është çuar për autopsi./Telerafi/

Lexo më Shumë

Në një intervistë për botimin e djeshëm të së përditshmes greke “Ta Nea”, me titull “Bashkëpunimi është investim për stabilitet”, Zëvendëskryeministri Nikolla foli për Marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhëniet bilaterale Shkup – Athinë, si dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonin. I pyetur për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, Dimitrov thekson se është i bindur në rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje sepse hapi mundësi për bashkëpunim mes dy vendeve, që është investim në stabilitet. Dimitrov: “Ne jemi fqinj dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që fqinjët të jenë mik dhe mbështetës. U zhbllokua hyrja jonë në…

Lexo më Shumë

Kongresi pranoi propozimin e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev që Llukarevska ta zëvendësojë Radmilla Sheqerinskën. Delegatët me shumicë tv madhe mbështetën propozimin e Zaevit me 682 vota për dhe e emëruan drejtoren e DAP-it për zëvendëskryetare të LSDM-së. Kishte vetëm dy vota kundër. Ndryshe, Llukarevska është drejtore në Drejtorinë e Të Ardhurave Publike dhe në zgjedhjet e fundit ishte bartëse në njësinë zgjedhore numër dy bashkërisht me Oliver Spasovskin. Ajo është lindur në Shkup në vitin 1982. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa gati gjithë karrierën profesionale e ka në DAP, së pari si inspektore në Drejtorinë Rajonale…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 14 viktima nga COVID-19 dhe 62 të infektuar me koronavurusin e ri, shifër kjo më e ulta gjatë këtij viti bazuar në testimin e 2,557 mostrave, ka bërë të ditur Ministri e Shëndetësisë. Sipas raportit, janë shëruar 245 persona që po ashtu flet për rritjen e numrit të personave që kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. Numri i rasteve aktive ka rënë në rreth 3.600 persona ndërsa i personave të shëruar ka arritur në rreth 145 mijë nga afër 154 mijë sa janë diagnostikuar me COVID-19. Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e partisë ka thënë se partia e tij po sjell suksese të mëdha pasi ka trashëguar një sistem të rrënuar nga regjimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Zaev tha se ata kanë rritur pagat, pensionet, ndihmat sociale, kanë siguruar kthim të TVSH-së, kanë shfuqizuar taksën radiodifuzive. “Ne që nga ardhja në pushtet kemi bërë bejten në dy fronte njëkohësisht: në plan ndërkombëtar, duhej të zgjidhen probleme të trashëguara me dekada, çështje që askush nuk ka pasur guxim t’i zgjidhë në këto 30 cite, edhe në planin e brendshëm, nga dita e parë që kemi…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi, se termine për vaksinim kanë marrë të gjithë qytetarët e moshës mbi 40 vjet nga Shkupi, të cilët deri më 30 prill kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb-faqes „www.vakcinacija.mk“. Siç thekson ministri, gjatë tri ditëve të ardhshme edhe nga qytetet e tjera të vendit, termine për vaksinim do të marrin qytetarët e moshës mbi 40 vjeçare, të cilët deri në fund të prillit kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes kësaj ueb-faqe. Filipçe informoi se prej dje filloi edhe vaksinimi i pacientëve me dializë dhe me transplantim.…

Lexo më Shumë

Një grup arkitektësh nga Maqedonia e Veriut të udhëhequr nga arkitekti Bekir Ademi, po marrin pjesë në Bienalen e Venedikut me projektin “TANI”, shkruan Almakos. “TANI” është një projekt i zyrës së dizajnit “Bina Architecture”. Me këtë zyre drejton arkitekti Bekir Ademi, së bashku me ekipin e tij Ana Rafailovska, Jordan Shishevski, Amine Ademi, Enis Abovski, Enes Sever, Dren Nevzati, Atanas Naumovski, Gavril Boskovski, Elmedina Hasani, Nita Cavolli, Aida Bakalli Saliu dhe Ivana Calovska. Përndryshe, Bienalja e Venedikut mbahet nga data 22 maj deri me datën 21 nëntor të këtij viti. Ekspozita e 17-të Ndërkombëtare e Arkitekturës këtë vit do…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.557 testime janë regjistruar 62 raste të reja. Prej rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 33 raste, Gostivar dhe Strumicë 4, Prilep, Manastir, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë 3, Kumanovë 2, Tetovë, Veles, Koçan dhe Kratovë 1. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 245 pacientë të shëruar dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, gjashtë janë nga Shkupi, tre nga Tetovë, dy nga Gostivari dhe nga një në Kumanovë, Kërçovë dhe Manastir. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej…

Lexo më Shumë

Në SPB Shkup dje ishte denoncuar se në udhëkryqin nga bulevardi “Aleksandri i Maqedonisë” dhe rrugët “Brigadat internacionale” dhe “Brigada e 16-të e Maqedonisë” ka pasur një aksident trafiku ndërmjet automjetit të mallrave “mercedes benz”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.N. (67) nga fshati Teranc, i Koçanit dhe një veture të udhëtarëve “daihatsu sirion” e drejtuar nga T.D. (77) nga Shkupi. Siç njoftuan nga MPB, në aksidentin me lëndime të rënda në trup, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, kanë marrë bashkudhëtaret e veturës me udhëtarë, J.D. (27) nga Kavadari dhe M.D. (27) nga Kumanova. Lëndime…

Lexo më Shumë

Në gjashtë lokacione në Shkup prej nesër dhe gjatë tre muajve të ardhshëm, në orët e pasdites nga e hëna deri të premten, qytetarët do të mund të ushtrojnë në vend të hapur me ndihmën e profesorëve dhe studentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike, Arsimit, Sportit dhe Shëndetit. Të gjitha rekuizitat e nevojshme për ushtrim do t’i sigurojë Fakulteti. Qëllimi i këtij aksioni, të cilin e realizon Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Fakultetin për Kulturë Fizike, siç tha kryetari Petre Shilegov, është që të ngritët vetëdija publike e qytetarëve të të gjitha moshave për nevojën dhe përfitimet për aktivitetet…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2557 teste të kryera 62 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Prej tyre numri më i madh janë nga Shkupi, 33, nga 4 persona të infektuar në Gostivar dhe Strumicë, nga 3 në Prilep, Manastir, Kavadar, Kërçovë, Ohër, 2 në Kumanovë, nga 1 në Kratovë, Koçanë, Veles dhe Tetovë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik janë regjistruar 245 pacientë të shëruar dhe 14 të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19.

Lexo më Shumë

“E kemi rritur pensionin, e kemi rritur ndihmën sociale për 300%, kurse papunësinë e kemi ulur në vlerën rekorde më të ulët nga pavarësia deri më tani”. Kështu lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka filluar fjalimin e tij në kongresin e 26-të të partisë. Ka deklaruar se asnjëherë si më parë nuk ka pasur subvencione më të mira se sa tani për bujqit, ndërkaq ka përmendur edhe shfuqizimin e taksës radiodifuzive. “Vendosëm tarifë të lirë të rrymës dhe kthim të një pjese të TVSH-së për persona fizik”, shtoi më tej ai, transmeton TV21. “E kemi rritur pagën minimale, nga 9…

Lexo më Shumë