Presidenti Stevo Pendarovski merr pjesë në takimin e dhjetë jubilar të Procesit Brdo-Brion në Slloveni, ku, siç shkruan ai në profilin e tij në Facebook, me presidentët e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi diskutojnë për pasojat e pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE duhet të vazhdojë në pas pst-kovid Evropëns. Çështjet historike nuk kanë asnjë lidhje me procesin e integrimit evropian. Bashkëpunimi rajonal është çelësi i përparimit më të shpejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Presidenti Pendarovski./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev ka bindur qytetarët e Maqedonisë së Veriut, se në të gjitha rrethanat, këtë verë lirisht do të mund të udhëtojnë. Ai ka treguar, se qëllimi është që deri në verë, përqindja e të vaksinuarve kundër Covid-19, do të arrijë deri në 50%. “Krahas dozës së dytë të vaksinës, varianti i dytë është testi PCR jo më i vjetër se 72 orë, ose vërtetim për posedim të antitrupave. Besoj se do të gjendet zgjidhje, do të mundim këtë verë lirisht të udhëtojmë në të gjitha aspektet e mundshme. Qëllimi ynë kryesor është që të arrijmë një përqindje serioze,…
Edhe më tej mbetet e pasigurt nëse do të lejohen ose jo të mbahen dasmat dhe ahengjet e tjera nëpër restorane dhe në ambiente të mbyllura. Qeveria nesër do të vendos për masat mbrojtëse dhe restriktive, por nuk dihet nëse në rend dite do të jetë edhe kërkesa e gastronomëve të cilët për javë të tëra kanë protestuar edhe para Qeverisë. Nga Oda e Pavarur e Hotelerike kërkojnë që të mos kufizohet orari i punës së tyre, të lejohet muzikë e gjallë, më tepër persona në tavolinë, por edhe organizimi i festave më të mëdha sipas protokolleve të caktuara. Ministri…
Pronari i kompanisë “Ecolog”, që financon klubin e futbollit “Shkëndija”, Lazim Destani ka uruar lojtarët e këtij ekipi, pasi dje u shpallën kampion. Ka uruar edhe tifozët kuqezi, duke shtuar se mungoi gjallëria e tyre në ndeshje, si pasojë e situatave të diktuara nga pandemia Covid-19. Në mënyrë të veçantë, ka falenderuar për prezencën, kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini. Urimin, e ka përbullur duke shprehur dëshirën, që Shkëndija të arrijë suksese të larta në Kampionatin Evropian,…
Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski nesër do të vaksinohet kundër Covid-19. Siç njoftojnë nga Presidenca, vaksinën Pendarovski do ta pranojë në ora 14:00, në pikën e vaksinimit në sallën e sportit të shkollës së mesme “Pero Nakov” – Kumanovë.
Gjysmë-maturantët kanë nisur të shfletojnë programet e shkollave të mesme për t’u regjistruar në njërën prej tyre. Të talentuarit në matematikë dhe informatikë tashmë kanë mundësinë të konkurrojnë në shkollën e mesme shtetërore “Gjimnazi matematikë-informatikë” që nisi me punë vitin e kaluar. Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Nxënësit e interesuar mund të konkurrojnë përmes faqes së internetit mig.mk. Gjimnazi ofron bursa për nxënësit e dalluar dhe qëndrim falas në konvikt për nxënësit jashtë qytetit të Shkupit. Suksesi i nxënësve duhet të jetë 4.5 minimum, duhet të jenë nxënës të shkëlqyeshëm. Kurse nga lëndët matematikë dhe fizikë duhet të…
Zoran Zaevi i është përgjigjur sot, kritikave të opozitës, ku thonë, “se LSDM-ja ka zgjedhur për nënkryetarë të dëgjuarit partiakë”. Zaevi duke thënë se “te ne opozita është e çuditshme”, shtoi se sigurisht se Fatmir Bytyqi, Venko Filipçe, Milla Carovska dhe Oliver Spasovski janë partiakë, sepse janë nënkryetarë të LSDM-së. “Opozita te ne me të vërtetë janë të veçantë. Ata janë nënkryetarë, dhe sigurisht se janë partiakë. Janë nënkryetarë të LSDM-së, nuk janë të ndonjë partie tjetër. Nëse mendon VMRO-DPMNE-ja se ata do të dëgjojnë Hristijan Mickoskin, atëherë ata gënjehen. Ata fillimisht do t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Zaevi. Ndërkaq ka…
Para së gjithash, duhet cekur se negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës u zhvilluan në katër dimensione ato që literatura e kohës i njeh si niveli më i lartë, nën koordinimin e Kombeve të Bashkuara (OKB)-së, apo thënë më saktë Këshillit të Sigurimit, i cili kishte përcaktuar kornizën e përgjithshme të negocimit brenda Rezolutës 1244 (1999). Dihet fare mirë, se pas kësaj administrata e OKB-ës do të përgatiste territorin e Kosovës për vetëqeverisje, pas një periudhe transitore, si dhe territori i tillë do të i kthehej juridiksionit të Beogradit, duke gëzuar një autonomi të gjerë. Sipas këndvështrimit të Beogradit, ky…
Grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” nuk heq dorë nga kërkesa për tërheqjen e propozim ligjit për digjitalizimin e teksteve shkollore. Pas protestave ne fundjavë, sot në Kuvend prindërit dorëzuan propozim për fillimin e një nisme të qytetarëve për shpallje të referendumit në nivel shtetëror. Nga nisma “Libra dhe mësim patjetër të ketë”, thonë se tashmë kanë arritur të mbledhin 600 nënshkrime, vetëm në Shkup. Gjithashtu, prindërit kërkojnë takim edhe me kreun e Qeverisë, Zoran Zaev dhe nuk përjashtuan vazhdimin e organizimit të protestave. “Nëse nuk marrim përgjigje brenda tre ditësh, do ta konsiderojmë të pranuar dhe…
Ka filluar me punë sot, pika rajonale për vaksinim masiv në Strumicë, në sallën e sportit në shkollën fillore komunale “Nikolla Vapcarov”. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit Strumicë, Ljubica Miteva, dje në këtë pikë janë dorëzuar 2.500 vaksina “Sinofarm”, kurse vaksinimi është duke rrjedhur pa pengesa që nga ora 08:00 e mëngjesit. “Krahas vaksinave kineze, kemi edhe 396 doza të vaksinës “Pfizer”, të cilat janë të dedikuara për rivaksinim të personave mbi 70-vjep, kurse sot kanë filluar të vaksinohetn personat që janë paraqitur deri më datën 30 të muajit të kaluar”, tha Miteva. Në këtë pikë të vaksinimit, parashihen…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi, me rastin e dorëzimit të Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Në takim ishte e pranishme edhe Suzana Saliu, zëvendësja e Avokatit të Popullit. njoftojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit. “Gjatë takimit u bisedua për çështje në fushëveprimin e punës dhe kompetencave të Avokatit të Popullit dhe për gjendje, pyetje dhe aktivitete tjera. Avokati i Popullit Ziberi foli për çështjet kadrovike në institucionin…
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1314 teste të kryera janë regjistruar 27 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë në Shkup-19, nga 2 në Prilep, Shtip dhe Vinicë, nga 1 në Strugë dhe Koçanë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 192 persona të shëruar dhe 19 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin. Numri më i lartë i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 7 persona, 3 në Tetovë, nga 2 në Prilep, Shtip dhe Vinicë. Ndërsa në Vinicë dhe Koçanë janë regjistruar nga 1 viktimë.

