Partitë opozitare kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor. Sipas tyre, afatet Kushtetuese rregullojnë datën e zgjedhjeve në përputhje me mandatin e fundit. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se çdo datë tjetër përveç 17 tetorit, bie ndesh me Kushtetutën. – Advertisements – Zgjedhjet lokale nuk caktohet në bazë të dëshirës së cilit do lider, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në përputhje me datat e parapara në ligj dhe Kushtetutë. Ky afat është 17 tetori, pra rrethi i parë i tyre. Çdo datë tjetër përbën shkelje të Kushtetutës – deklaroi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së. Opozita shqiptare është e gatshme për…
Author: Hamdi Kumanova
Më datën 21.07.2021 nga ana e nëpunësve policor të NJPB Gjevgjeli, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal është arrestuar J.N. (44) nga Gjevgjelia. Në të vërtetë, paraprakisht pas marrjes të urdhërit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse ku jeton J.N. në Gjevgjeli, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar fletë nga kanabis sativa në fazën e tharjes, makinë thërmuese, 7 paketime heroinë, dy plumba kalibër 7 mm dhe bimë të kanabis sativa. J.N. është arrestuar në stacion policor dhe në koordinim me Prokuror…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 166 gjoba, prej të cilave 61 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 7 gjoba për shoferët e motoçikletave , 15 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Kontrollime e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Komuna e Strugës njofton qytetarët se me datë 22.07.2021 (e enjte) do të bëhet spërkatja nga toka dhe ajri për largimin e mushkonjave. Spërkatja nga toka do të bëhet gjatë ditës ndërsa nga ajri nga mbrëmja deri në orët e mëngjesit. Njoftim për qytetarët е komunës së Strugës “Njoftohen qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës, se në territorin e komunës së Strugës më datë 22.07.2021 (e enjte) do të kryhet spërkatje nga toka (teristikе) dhe nga ajri (aerosol) për shfarosjen e mushkonjave”, shkruajnë në Facebook. Spërkatja nga toka do të kryhet gjatë ditës kurse spërkatja ajrore gjatë natës,…
Nuk kemi statistika se sa mjete janë kthyer në buxhetin shtetëror nga konfiskimi i pasurisë së funksionarëve, pasi ne nuk jemi institucion hetimor, kështu u përgjigj zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski. “Ne nuk jemi institucion që kemi instrumente që të udhëheqim hetime, këtë kërkojeni nga institucionet përgjegjëse. Ne jemi këtu për të detektuar dobësitë e sistemit”, tha Nikollovski derisa shtoi se mandati i tij ka të bëjë për të detektuar korrupsionit, të lidh institucionet në mes vete kur do t’u duhen dokumente për të hetuar raste të caktuara, transmeton TV21. “Kemi krijuar sistem gjithëpërfshirës”. Edhe pse nuk ka…
Kryeministri Zoran Zaevi paralajmëroi se do të kërkojë pëlqim nga partitë që zgjedhjet lokale në shtet të mbahen më 31 tetor, me qëllim të mos përkojnë me Regjistrimin. Kjo praktikisht do të nënkuptojë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh atë që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paraprakisht paralajmëroi se sipas Kushtetutës zgjedhjet do të duhet të mbahen më 17 tetor. “Kemi arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa kjo gjithsesi është regjistrimi i cili do të zbatohet në shtator, dhe nuk duam që fushata të mos përkojë me të, dhe gjithsesi arsyeja për shtyrje është pandemia. Ashtu që nëse nuk ndryshohet…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zyrtarët policorë kanë e Stacionit Policor Kërçovë, gjatë kontrollit të automjetit “BMW”, me tabela të Kërçovës, te bashkëudhëtarja F.R kanë gjetur kokainë. Nga policia njoftojnë se gruaja F.R nga Kërçova është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të parashtrohet parashtresë adekuate.
Në lidhje me realizimin e aktiviteteve strategjike për përmirësimin e kushteve materialo-teknike për punë të shërbimeve policore, Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë të vazhdueshme furnizohet me uniforma dhe pajisje tjera për nëpunësit policorë. Këto ditë, në magazinën e MPB-së kanë arritur 8.000 palë këpucë me shollë të hollë nga prodhuesi italian “Grisport”, fabrikë që ndryshe i furnizon edhe policitë e më shumë vendeve të UE-së. Vlera e përgjithshme e furnizimit të këpucëve me shollë të hollë është 25.520.000 denarë pa TVSH. Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Brendshme përmes “Gisport” të Italisë realizoi furnizim edhe të 10.000 palë…
LSDM e ka cilësuar si sukses të qeverisjes uljen për dy denarë të çmimit të derivateve të naftës. Partia në pushtet ka njoftuar se mbetet plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen dhe avancimin e standardit jetësor të qytetarëve. “Është hequr akciza shtesë për derivatet e naftës me çka qytetarët do të paguajnë dy denarë çmim më të ulët. Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e standardit të qytetarëve. Me ndryshimet e Ligjit për Akciza në prill 2021, është siguruar që të mos ketë rritje të lartë të çmimeve të derivateve të naftës. Sipas ligjit, akciza shtesë prej tre denarëve te benzina…
Në vendkalimet kufitar Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të frekuentimit të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është 45 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë së Veriut. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Komunikacioni në akset shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.
Në fjalimin e tij në Kuvendin e Bullgarisë, deputeti dhe kryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov, tha se duhet të gjendet zgjidhje me Maqedoninë e Veriut. Siç raporton MIA, Ivanov thotë se Bullgaria duhet të dëshmojë qëndrueshmëri dhe guxim dhe të gjejë zgjidhje për problemin e Maqedoninë e Veriut në përbërjen e re kuvendare në Bullgari. Sipas tij, e vërteta duhet të mbrohet por gjithashtu duhet të gjendet edhe mënyrë që bashkërisht të jemi në familjen evropiane, për shkak se, siç thotë Ivanov, ky është interesi strategjik nacional bullgar. Ai gjithashtu theksoi se prioritetet duhet të jenë edhe menaxhimi me…
Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe theksoi se për t’u arritur imuniteti kolektiv duket të vaksinohet 80% e popullsisë. “Duhet të arrihet imuniteti kolektiv prej 80%, ndërsa ne jemi larg kësaj dhe për këtë shkak thirrjet dhe fushatat tona edhe përmes ministrisë, Qeverisë, Zyrës së BE-së, përmes UNICEF janë për vaksinim të qytetarëve. Vaksina është e qasshme në pikat vaksinale dhe askush nga qytetarët që do të paraqitet nuk do të mbesë pa vaksinë”, tha Filipçe. Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se vaksinën e kanë pranuar 27.5% e qytetarëve. Sipas të dhënave të fundit më së shumti janë vaksinuar qytetarët e…

