Më datën 21.07.2021 nga ana e nëpunësve policor të NJPB Gjevgjeli, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal është arrestuar J.N. (44) nga Gjevgjelia.
Në të vërtetë, paraprakisht pas marrjes të urdhërit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse ku jeton J.N. në Gjevgjeli, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar fletë nga kanabis sativa në fazën e tharjes, makinë thërmuese, 7 paketime heroinë, dy plumba kalibër 7 mm dhe bimë të kanabis sativa.
J.N. është arrestuar në stacion policor dhe në koordinim me Prokuror Publik kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.