Author: Hamdi Kumanova

“Pranoj që shuma e kërkuar prej 10 milion e 450 mijë denarë për momentin në këtë rebalanc të jetë 5 milion denarë për sigurimin e fondeve për ndërtimin e rezervuarit, pompës dhe pusit të ri për furnizim me ujë të pijshëm, për vendbanimin Strimnicë, Komuna e Zhelinës, mirëpo për ta kërkuar gjysmën tjetër në rishikimin e ardhshëm buxhetor. Unë i gëzohem sigurisht faktit që këtu u pranua amendamenti me të cilin do të bëhet e mundur që banorët e fshatit Strimnicë të kenë ujë për pije, ose së paku të fillojnë punimet atje, të bëhet një projekt me të gjitha…

Lexo më Shumë

Edhe një konfirmim dhe falënderim për punën, përkushtimin dhe investimin e pakursyer të ekipit farmaceutik dhe mjekësor të Zegin Medika nën drejtimin e dr.Evrosima Desovska Gegovska në menaxhimin e krizën shëndetësore dhe shërimin e pacientëve pozitiv me Covid 19 që ka nxitur kriza në nivel botëror. Kësaj here cilësia u njoh edhe nga Ambasada franceze në vendin tonë. Dëshmia e këtillë na nxit dhe na jep motiv që edhe më andej të vazhdojmë me sukses ta realizojmë misionin për shëndetin e mirë për të gjithë qytetarët tanë. Falënderim të madh deri te Ambasada dhe ambasadori francez, zotëri Siril Bomgartner i…

Lexo më Shumë

Në organizim të Fondacionit për Menaxhim dhe kërkime industriale në bashkëpunim me Prishtina REA në përbërje të Rrjetit evropian të mundësive biznesore (Enterprise Europe Network) sot në Shkup do të mbahet forum biznesi me kompani të Kosovës. Në forum do të marrin pjesë pronarë të sektori ITK, industrisë së drurit dhe mobileve. Biznesmenë nga Kosova do të fillojnë me mundësitë e investimit në vend, ndërsa do të realizojnë takime edhe me kompani nga Maqedonia e Veriut. Kompanitë nga Kosova do të kenë mundësi madje edhe të dinë më shumë për mundësitë e investimit në shtet.

Lexo më Shumë

Tetë qytete nga vendi jonë janë pjesë e projektit “Njohja, mbrojtja dhe vlerësimi i bërthamave të vjetra urbane në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë”, të organizuar nga Shoqata “Vende dhe qytete me vlera të jashtëzakonshme në Francë”, që në vitin 2020 ishte një nga fituesit e konkursit “Projekt i gatshëm/Çelsin në dorë” të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Francës. Siç është kumtuar nga Ministria e Kulturës, 16 qytete nga tre vendet ishin të përfshirë në këtë projekt, dhe përveç Ministrisë sonë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë është një partner, si dhe Shoqata “SHNJVL”(Shoqata e Njësive…

Lexo më Shumë

Këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut shënon 30 vjetorin jubilarë të pavarësisë dhe sovranitetit. 30 vitet e kaluara maqedonasit dhe shqiptarët kanë shkruar histori me kontributin e tyre në shoqëri dhe shtet. Gjatë rrugës së gjatë të krijimit të shoqërisë në të cilën jetojmë sot, kontribut të madh kanë edhe shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e Maqedonisë me pjesëmarrjen e tyre në çdo segment të shtetit. Jeta homogjene e kulturave të ndryshme që jetojnë në një tokë është arsyeja e jetës së njohur multikulturore të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Më datën 15.07.2021 nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Aerodrom në rr.”Vangell Todorovski” nga liria janë privuar A.H. (25), L.M. (26) dhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se janë kryerës të veprave penale. Nga personat janë marrë vegla me të cilat i kanë kryer veprat penale, dhe me këtë rast janë zbardhur pesë vepra penale, dy vjedhje të rënda dhe tri vjedhje në tentim në dy objekte për shitje në rr. “Aleksandri i Maqedonisë” dhe në rr.”Franjo Kluz”. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim…

Lexo më Shumë

Myslimanët nesër festojnë Kurban Bajramin, ndërsa sot besimtarët po bëjnë përgatitjet e fundit para festës. Në Shkup, qytetarët i’a kanë mësyer dyqaneve. Ekipi i gazetës LAJM ka filmuar atmosferën në Çarshinë e Vjetër dhe në “Bit Pazar”. Femijët të gëzuar tregojnë çfarë kanë blerë për nesër, ndërsa më të moshuarit ankohen për çmimet e larta në prag të festës./Gazeta LAJM

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se e ka shfuqizuar akcizën shtesë të dizelit, duke shtuar se me këtë qytetarët do të paguajnë çmim më të ulët për dy denarë. Nga Qeveria thonë se qëllimi është të mbrohet standardi i qytetarëve nëpërmjet akcizës variabile, e cila varet nga bursa botërore. “Me ndryshimet ligjore që u bënë gjatë muajit prill të këtij viti, siguruam se nuk ka rritje të çmimeve të derivateve, ashtu që kemi lënë margjinë variabile e cila lidhet me çmimit e naftës në bursën botërore. Kështu, nëse çmimi i naftës në bursën botërore…

Lexo më Shumë

Komisioni Kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot duhet të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë, me të cilin përcaktohet e diela si ditë pushimi për të gjithë, me përjashtime të caktuara, te punëdhënësit në veprimtaritë ku procesi i punës nuk lejon të bëhet ndërprerje.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë informacione për mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Në këtë mbledhje, është vërtetuar se rritja e lehtë e rasteve pozitive në Tetovë dhe Shkup ka ardhur si rezultat i ahengjeve familjare në ambiente të mbyllura, por sërish nuk janë rekomanduar masa shtesë restriktive. Gjithashtu, nuk ka presion nga pacientët e hospitalizuar, ndërkaq thuhet se masa shtesë do të ketë atëherë kur do të paraqitet nevoja, duke mos sqaruar se kur. “Rritje e lehtë e rasteve pozitive nga të testuarit për Covid-19 ka në Shkup dhe Tetovë. Sipas analizave, në Tetovë shpërndarja e virusit është për…

Lexo më Shumë

Pas mesnate me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetik, çmimi i dizelit do të lirohet për dy denarë, ndërsa benzina do të shitet për gjysmë denarë më shtrenjtë. Në përputhje me vendimin, një litër dizel do të kushtojë 61 denarë. Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 72,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 74,50 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Sot përmes një kumtesë për media, partia opozitare, VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në për kandidaturat e mundshme në tre komuna, në Dojran, Vasilevë dhe Butel, shkruan Almakos. Kur jemi te Buteli, VMRO-DPMNE akuzon kryetarin e Butelit, Velimir Smilevski dhe kandidat i LSDM-së për komunën edhe në këto zgjedhje se edhe përskaj premtimit për ujësjellësin në Luboten në vitin 2017, ende fshati Luboten është pa ujë për pirje. “ Kryetari i Butelit, Velimir Smilevski mund që nuk është theksuar aq sa kolegët e tij, Angov dhe Vasilev, por për këtë është kapur duke gënjyer. Smilevski premtoi dhe nuk e bëri ujësjellësin në…

Lexo më Shumë