Më datën 15.07.2021 nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Aerodrom në rr.”Vangell Todorovski” nga liria janë privuar A.H. (25), L.M. (26) dhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se janë kryerës të veprave penale. Nga personat janë marrë vegla me të cilat i kanë kryer veprat penale, dhe me këtë rast janë zbardhur pesë vepra penale, dy vjedhje të rënda dhe tri vjedhje në tentim në dy objekte për shitje në rr. “Aleksandri i Maqedonisë” dhe në rr.”Franjo Kluz”.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.


