Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme (18.07.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 435 shoferë, prej tyre 35 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga e lejura kurse katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të…

Lexo më Shumë

Më datën 18.07.2021 nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup nga liria është privuar XH.B. (48) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se rreth orës 09:45 minuta në rr.’’Vojdan Çernodrinski”, në hapësirën e parkingut para subjektit juridik, ka kryer vjedhjen e të hollave nga automjet transportues “mercedes”, me targa regjistrimi të Kumanovës, pronë e Z.M. (41) nga f. Çerkez-Kumanovë. XH.B. është arrestuar në Stacionin Policor Bit Pazar, tek ai janë gjetur një pjesë e parave të vjedhura dhe i janë kthyer Z.M. Për rastin është informuar Prokurori Publik kujdestar dhe pas dokumentimit të plotë të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (18.07.2021) në periudhën nga ora 21:0 deri më 02:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në territorin e tërë shtetit për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar dhe përjashtuar nga trafiku 116 shoferë. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të motit të ligë dhe stuhisë. Ata u bëjnë apel qytetarëve që gjatë motit të ligë të mos frekuentojnë disa vende të caktuara. “Krahas rekomandimit për kryetarët e komuanve dhe subjektet në sistemin për menaxhim me kriza për ndërmarrje të masave parandaluese, duhet t’u bëhet thirrje qytetarëve të mos lëvizin përgjatë shtretërve të lumenjve gjatë motit të ligë”, thonë nga QMK. Ata shtojnë të mos qëndrohet në zona që janë nivel më të ulët për shkak të rrezikut për përmbytje dhe nëse rast stuhie, qytetarët duhet…

Lexo më Shumë

Ministri Bllagoj Boçvarski tha se pas vërejtjeve nga opinioni dhe mosnënshkrimit nga presidenti Pendarovski, ministria që udhëheq ai ka përgatitur Ligjin e ri për ndërtimet pa leje. Ai theksoi se sugjerimet dhe vërejtjet janë përfshirë dhe se ka ndryshime të mëdha në tekstin e ligjit. Ai thotë se ditëve të ardhshme do të dërgohet në Qeveri. “Do ta dërgojmë në Qeveri, dhe pas asaj, Qeveria do ta dërgojë në Kuvend ku presim diskutime shtesë. Ka ndryshime serioze nga versioni i parë dhe pres bashkërisht ta diskutojmë dhe të shohim nëse jemi të gatshëm t’u ndihmojmë qytetarëve”, tha Boçvarski. Ndryshe, Kuvendi…

Lexo më Shumë

Dy persona janë dërguar në spital pasi janë lënduar nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Orevçe” në afërsi të kampit “Gradishte” në Ohër. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për dy persona nga Resnja dhe Manastiri. Ata janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Ohër, ndërsa një person ka djegie në këmbë, kurse tjetri probleme me dëgjimin. Edhe Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandoi u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të motit të ligë dhe stuhisë. “Krahas rekomandimit për kryetarët e komunave dhe subjektet në sistemin për menaxhim me kriza për ndërmarrje të masave parandaluese, duhet t’u bëhet thirrje qytetarëve…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se 16 pacientë janë të hospitalizuar për shkak të coronavirusit. Sipas tyre, gjendja epidemiologjike mbetet stabile, spitalet nuk janë të mbushura, ndërsa edhe pse sistemi shëndetësor është i gatshëm në rast të përkeqësimit të situatës, nga MSH shpresojnë të mos ndodhë. “E vetmja mënyrë për të parandaluar valën e re dhe përhapjen e llojit delta të coronavirusit është imunizimi më masiv”, theksojnë nga MSH. Ata shtojnë se deri tani janë vërtetuar dhjetëra raste me këtë lloj të virusit dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i vaksinuar. “Jo vetëm te ne, analizat e fundit botërore tregojnë…

Lexo më Shumë

Më datën 17.07.2021 pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit për Çështje Kriminalistike Gjorçe Petrov është arrestuar E.H. (34) nga Shkupi, për arsye se të njëjtën ditë në parkingun te tregu në Gjorçe Petrov ka marrë automobilin “yugo 45”, me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e T.P. (65) nga Saraji. Automobili është gjetur në f. Rashçe dhe i është kthyer pronarit dhe me këtë plotësisht është zbardhur vepra penale sipas nenit 242..,

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes (18.07.) nga ora 08 deri në ora 12 Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e qarkullimit në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 60 shoferë prej të cilëve 14 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore thonë se gjendja me coronavirusin në vend është stabile edhe pse ka rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve. Në Shkup dhe Tetovë janë evidentuar rastet e reja, ndërsa klasteret në Tetovë janë të dy ahengjeve familjare. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe javën e kaluar tha se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen epidemiologjike dhe do të merren parasysh qëndrimet dhe mendimet e tyre në bazë të analizave që i bëjnë. Filipçe po ashtu tha se vaksinimi shkon pa ndërprerje dhe ka pak vaksinim. Ai mendon që në shtator…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të Brendshëm Oliver Spasovski dhe Zv/ministri Nazim Bushi së bashku me Znj. Rexhepi, Zëvendës Kryeministre e Republikës së Kosovës dhe Z. Sveçla, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, morëm pjesë në hapjen e vendkalimit të përkohshëm kufitar Strezimir – Restelica, i cili është planifikuar të veprojë nga 18 korrik – 1 shtator të këtij viti, me orë pune nga ora 08.00 deri në 20.00, gjë që është në interes të banorëve të rajoneve kufitare, për tranzitimin e tyre të qetë në të dy anët e kufirit, pavarësisht nëse është ekonomik, privat apo tjetër arsye. Siguria…

Lexo më Shumë