Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e mbështesin fuqishëm ngritjen e një padie nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid, raporton Ekonomia Online. Në një konferencë për medie, të mbajtur nga Departamenti për Rend, Ligj dhe Siguri në LDK, Shkëmb Manaj, u përgjigj pyetjes së Ekonomia Online në lidhje me padinë ndaj Serbisë, duke thënë se për këtë proces duhet të përfshihet të gjithë mekanizmat profesional “E mbështesim fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid, por vlerësojmë që në këtë proces të gjitha institucionet e vendet, ekspertët ndërkombëtarë e vendor të angazhohen që kemi fakte të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev po qëndron për vizitë zyrtare në Spanjë ku po zhvillon takime zyrtare atje shkruan Top24. ” Kemi përforcuar raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës. Kishim vizitë historike në Madrid dhe takime me kryeministrin Sançez dhe kryetarin e senatit Kuenka. Ju falenderova për mbështetjen e Spanjës që i dhanë Maqedonisë së Veriut për antarsim në NATO dhe mbështetjen për antarsim në BE. I ftuam shtetet e konfederatës Spanjolle në biznes organizim për të investuar në Maqedoninë e Veriut, si vend miqsorë për investime të huaja”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në profilin e…
Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar vendimin e presidentit, Stevo Pendarovski që mos të dekretojë Ligjin për ndërtimet ilegale. “Procedura është që sërish të kthehet në Kuvend dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat, dhe veçanërisht rrethanat që i theksoi presidenti Pendarovski”, deklaroi sot Zaevi, transmeton TV21. Ka sqaruar, se Ligji është përpiluar nga Qeveria gjatë vitit 2019, ndërkaq siç tha, risia është se objektet do të mundësohen të legalizohen për qytetarët e kategorisë sociale, dhe jo ndërtesat kolektive. “Risia në këtë ligj është se të gjithë pranuesit e ndihmës sociale në mënyrë falas të realizojnë matjet gjeodezike”, tha Zaevi.…
“Definitivisht një gjë është e qartë, se diçka më shumë është se Evropa duhet të marrë tash hap, sepse ne i kemi kryer të gjitha, tani hapin e ka ajo, të caktojë seancën ndërqeveritare”. Kështu mes të tjerash, kryeministri Zoran Zaev ja treguar, se detyrat e caktuara paraprakisht nga Bashkimi Evropian, janë përmbushur. Në Bruksel, tregoi se u dërgua mesazhi i vetëm, se s’ka negociata për gjuhën dhe identitin maqedonas. “Në qytetin kryesor evropian, në Bruksel mesazhi kryesor ishte që të kumtojmë se për gjuhën maqedonase dhe identitetin nuk negociojmë. Le ta largojnë nga tryeza e negociatave, atëherë do të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 34 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 396 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.
Sllovenia mbështet fuqimisht procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, Sekretari i Shtetit Gašper Dovžan ripohoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur“, thuhet në një postim në Twitter të Ministrisë së Jashtme sllovene.
Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 22 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 207 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 8 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 8 pranime të pacientëve dhe 6 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 75 të…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet ose kalimin transit nëpër këtë vend informon Tetovasot . Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të nodhur në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv në numrin e celularit +972549096965 ose ndonjë prej numrave SOS të shpallur në faqen e internetit të Ministrisë.Tetovasot
Në moshën 71 vjeçare dje ka ndërruar jetë ish deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Naqe Stojanovski. Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska. “Naqe Stojanovski, anëtar i shquar i LSDM-së, deputet për tre mandate dhe duke vepruar detyra të tjera të rëndësishme përfshirë edhe drejtorin e Regjistrit Qendror. Do të kujtojmë këmbënguljen e tij, sensin e humorit, modestinë dhe mbi të gjitha miqësinë. U prefsh në paqe Naqe. Ngushëllime ti rrojnë të dashurit!, ka shkruar Sheqerinska. Stojanovski ka qenë deputet gjatë mandateve 1991-1994 dhe 98-2002.
Një numër i madh i personave të moshuar sot po presin radhë të gjata për tu vaksinuar në punktin për vaksinim në Poliklinikën Bukuresht. Ata ankohen se nuk po respektohen as terminët e caktuar. “Nuk respektohet termini, nuk mbahet as distancë dhe rrezikojmë të infektohemi”, u shpreh një i moshuar.
Në vendin tonë sot pritet të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës kineze kundër Covid-19, nga prodhuesi “Sinopharm”, donacion ky nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës. Donacionin pritet ta dorëzojë ambasadori kinez Xhang Su, i cili pritet të paraqitet në poliklinikën “Jane Sandanski” së bashku me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ky donacion ishte siguruar gjatët akimit të ministres Shekerinska me homologune saj kinez, gjeneralin Vei Fenghe. Së fundmi Maqedonia e Veriut ka pranuar 200 mijë vaksina “Sinopharm” që janë siguruar përmes kontratës direkte me kompaninë ndërsa është paralajmëruar që janë…
Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po vazhdon pa pengesa në gjithë vendin. Ata theksojnë se vaksinimi masiv do të vazhdojë me donacionin prej 100 mijë vaksinave “Sinofarm” që arriti sot dhe se vetëm dje janë vaksinuar 13.482 qytetarë. Gjithsej janë aplikuar 189.842 vaksina, ndërsa 26.415 qytetarë deri tani janë rivaksinuar. Paraqitjen për vaksinim qytetarët mund ta bëjnë në ueb-faqen vakcinacija.mk, ndërsa për vaksinim deri tani janë paraqitur 346.431 qytetarë./Telegrafi/

