Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor sot nga ora 8 deri 12 realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e qarkullimit në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles, me ç’rast janë sanksionuar 100 shoferë.
“Njëzet shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 km në orë mbi shpejtësinë e lejuar, kurse tre me mbi 70 km në orë nga e lejuara”, potencojnë në MPB.
Policia paralajmëron se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.




