Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë mbrëmë rreth orës 21:30 minuta e privuan nga liria 27 vjeçaren M.I. nga Vrutoku i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer nga ana e policisë tek ajo u gjet dhe konfiskua një sasi e kokainës. Nga Ministria e Brendshme informojnë se 27 vjeçarja është ndaluar në stacionin policorë dhe pasi të dokumentohet rasti, do të ngritët padi adekuate.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore të vendeve ku ka katastrofë natyrore, ose vërshime. Nga MPJ theksojnë se përfaqësitë e tyre konsullore janë në krye të detyrës, të hapura dhe në shërbim të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në rajonet e prekura. Sipas informacioneve të përfaqësive konsullore, deri tani nuk ka viktima nga Maqedonia e Veriut. Në rast të ndihmës eventuale, shtetasit e Maqedonisë mund të paraqiten në këto numra: Berlin +49 15255691603, Minhen + 49 162925525Хаг: + 31 6 38174907 dhe Bruksel +32 27329108./Telegrafi/
Shfrytëzuesit e lagjes Butel 1, Butel 2 dhe Rasadnik, lagjja dhe zona industriale Vizbeg, lagjet Kuçevishka Bara dhe Shuto Orizarë, burgu i Shutkës, lagjet Shkup Veri, lagjja e Tophanës, pjesa më e madhe e Komunës së Çairit dhe Momin Potok nesër nga ora 04:00 deri në 06:00 do të mbesin pa energji elektrike. Siç informojnë nga EVN Maqedoni, arsyeja për ndërprerjen e energjisë elektrike është realizimi i Projektit për rikonstruim dhe modernizim të trafostacionit 110 kilovat “Vasil Glavinov”.
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencë për shtyp foli për ndotjen e ajrit në Shkup. Sipas tij, gjatë këtyre tre viteve dukshëm është ulur ndotja e ajrit në Shkup. “Më vjen mirë që në afat prej tre viteve, arritën që Shkupi të mos jetë ndër qytetet më të ndotura në botë. Këto tre vite nuk kemi pasur ditë me ajër ekstrem të ndotur”, tha Shilegov. Ai theksoi se për të pasur asnjë ditë të ndotur, nevojiten vendosje e disa masave, ndërsa objektet pa leje nuk ndikon që të anëtarësohesh në qytetet e gjelbra të Evropës.
Vaksina kundër Kovid-19 në vend ka mjaftueshëm dhe procesi i imunizimit po funksionon shkëlqyeshëm. Për një periudhë relativisht të shkurtër, një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar. Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve të moshës 12 deri në 17 vjeç fillon të hënën dhe deri më tani janë raportuar gjithsej 1798 të paraqitur për vaksinim. Vaksinimi për ata do të jetë në pikat e vaksinimit në qytetet ku janë paraqitur. Pjesa më e madhe e të rinjve janë paraqitur në Shkup edhe atë në pikat e vaksinimit në “Bukuresh” – 402, “Jane Sandanski” 287 dhe 110 në “Bit Pazar”.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pensionet do të rriten për 1.2 për shkak të shpenzimeve të jetesës. Siç njoftojnë nga MPPS, rritja e pensioneve është 188 denarë në nivel të pensionit mesatar dhe 125 denarë në nivel të pensionit minimal. “Pensioni i rregullt caktohet dy herë në vit, nga 1 janari dhe 1 korriku sipas përqindjes së rritjes së indeksit të shpenzimeve për jetesë. Duke nisur nga vitit 2019, krahas caktimit të rregullt të pensioneve, ka caktim edhe nëse BPV gjatë vitit të kaluar ka rritje prej më shumë se 4%”, thuhet në njoftimin e MPPS-së. Nga…
Me 16.07.2021 në ora 14.30 nga zyrtarët policor nga Njësia për punë të brendshme në Gjorce Petrov në rajonin e Gjorce Petrovit është arrestuar V.P.(37), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale sipas neneve 235 dhe 236 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te ai, është konstatuar se është duke vjedhur rrymë, pas së cilës janë gjetur dhe konfiskuar 7 kompjutor “majner” për gropimin e kriptovalutave.
Sot, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq mori pjesë në takimin e grupit të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku theksoi se dixhitalizimi i gjyqësisë është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të fillojë pajisjen e gjykatave të para në të gjithë vendin. Mariçiq adresoi gjithashtu rëndësinë dhe përfitimet e dixhitalizimit në Ballkanin Perëndimor në lehtësimin dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi, për qytetarët në të gjithë rajonin. “Strategjia e përbashkët dixhitale e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përshpejtojë përpjekjet e integrimit në BE. Pritet të sjellë ndryshime më të shpejta në sundimin e ligjit, për të ndihmuar…
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, në magazinën informative 21Livenews tregoi detajet rreth ndërtimit të Korridorit 8. Rustemi bëri të ditur se këtë vit do të fillojnë punimet për korridorin 8 dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025./TV21
Me 15.07.2021 në ora 07.16 në rrugën Manastir-Makovo, në fshatin Logovardi, Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “audi” e drejtuar nga M.A.(34) nga Manastiri dhe veturës së tipit “golf” e drejtuar nga S.M.(50) nga fshati Logovardi, edhe dytë me targa nga Manastiri, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë S.M. dhe rrugës për në spital ka vdekur. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir./Almakos/
Në Tetovë sot filluan të prishen objekte në vendin ku duhet të vazhdojë bulevardi “Blagoja Toska”, për çka mjete vetëqeverisja lokale mori nga Qeveria. – Advertisements – Bëhet fjalë për programin TAV me të cilin 23 komuna, mes të cilave edhe Tetova, morën para për realizimin e projekteve infrastrukturore. “Filloi prishja e objekteve për hapjen e trasesë në pjesën e parë të bulevardit “Blagoja Toska”. Ky aktivitet është planifikuar të zgjasë 1 muaj, dhe më pas do të fillojnë punimet për ndërtimin e këtij bulevardi shumë të rëndësishëm për qytetin”, informuan nga Komuna e Tetovës. Për këtë projekt, Tetova mori…
Komisioni Shtetëror për Luftimin e Korrupsionit do të kërkojë nga Presidenti i vendit Stevo Pendarovski të mos e nënshkruaj Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërtimin e një partneri strategjik për zbatimin e projektit të infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Nga komisioni thonë se nëse presidenti Pendarovski vendos ta nënshkruaj ligjin, atëherë i njëjti do të kundërshtohet përpara Gjykatës Kushtetuese. Aktivistët anti-korrupsion besojnë se ligji ka boshllëqe ligjore, një hapësirë të hapur për subjektivizëm, ndikim politik dhe miratimi me procedurë përmbledhëse në tërësi është një faktor i lartë rreziku për korrupsion. Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Korrupsion,…

