Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.093 teste të kryera janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 62 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 487 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.372 raste, prej të cilëve 139.266 janë shëruar, kurse 5.151 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 9.955 raste aktive me virusin korona.
Author: Hamdi Kumanova
Arsimi është çështje jo-partiake, ndërsa mësimdhënësit duhet të çlirohen nga kufizimet partiake, dhe mu kjo pikërisht arrihet me Ligjin e ri për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional, i cili është në procedurë parlamentare, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit gjatë ndërhyrjeve infrastrukturore në SHF “11 Oktomvri” në komunën e Qendrës. “Me ligjin e mëparshëm, mësimdhënësit punësoheshin me kohë të caktuar, për punë urgjente dhe të paprolongueshme, për tre ose gjashtë muaj, pastaj për një vit, dhe pastaj për një vit tjetër, që të kishin mundësi për transformimin e marrëdhënies së punës. Tërë ato…
Teza se “gjithçka dhe gjithçka do të legalizohet” është e gabuar. Për t’u legalizuar, për shembull në një zonë të mbrojtur, duhet të merret pëlqimi nga një autoritet kompetent, ministri ose institucion tjetër, nëse ato nuk e rrezikojnë atë zonë. Kështu që është e pamundur të legalizohet çdo objekt në ato pjesë, thonë Qeveria dhe shtojnë se ligji specifikon saktësisht se ku dhe cilat objekte mund të legalizohen. Ligji është gjithashtu është harmonizuar edhe me opozitën, me disa amandamente që pranohen dhe përfshihen. Me ligjin, informuan zëdhënësit, parandalojmë ndërtime e egra me çka kamë rritur çmimet për legalizim me plus…
Shkruan: Semi Ajeti Banorët e Kudsit po vdesin duke mbrojtur një ideal të lartë Islam. Ne po qajmë hallin e tyre, edhe pse ata janë me fat, sepse ata po vdesin me nderin e lartë të shehidëve. Gjendja jonë është më e dhimbshme, që po qëndrojmë vetëm spektatorë ndaj kësaj padrejtësie të madhe që po ndodhë. Ne si muslimanë, jashta disa statuseve në rrjetet sociale nuk jemi duke mundur të bëjmë asgjë. Edhe statuset që i shkruajmë në të shumtën e rasteve janë statuse ti nxitura nga emocionet momentale dhe pas një kohe harrojmë ektistencën e Kudsit. Ne as që…
Sot mbushen plot 11 vjet nga vrasja e Harun Aliut, i njohur si Komandant Kushtrimi dhe tre shokëve të tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. I pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht implementimi i saj ai së bashku me disa shokë të tij që nuk pajtoheshin me aktivitetin dhe të arritur e partisë së dalë nga lufta e vitit 2001, BDI, në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare. Ashtu siç nuk pushonte ëndrra e tij për përmbushjen e idealit të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare, nuk përfunduan sulmet dhe skenarët ndaj tij. Më 3 janar të…
Ka ngel edhe pak kohë deri në përfundim të aksionit “Shans i dyfishtë për Peugeot 3008” të Sport Life. Në te, tipuesit, anëtarë të SL klubit garojnë për krosoverin e ri të Pezho, ndërsa në lojë nuk është një, por dy vetura. Zgjidhen ndeshjet nga aksioni i vecantë ofertues prej të cilës 50 mund të radhiten në tiketë. Lartësia e koeficientit të qëlluar të një tikete fituese do ta përcaktoje fituesin e njërës veturë, përderisa fituesi i veturës së dytë do të jetë me koeficientin më të lartë të qëlluar që ka një ndeshje të gabuar. Gara e dyfishtë për…
Festa e Bajramit në Shqipëri këtë vit është solemne pasi që është publikuar një këngë e bukur me titull “Duart hapur”. Kjo është kënga e parë kushtuar Festës së Bajramit në Shqipëri. “Jemi bashkë Sot më pranë Me u dashtë E me falë Ash`t ditë e gëzueme plot mirësi Ash`t dita jonë plot me dashni.” Zëri i ëmbël i Rosela Gjylbegut ngadalë po përmbush hapësirën. Zërat e klarinetës dhe violinës janë rreze të cilat po e ngjallin natyrën. Kënga vjen në jetë midis butësisë, buzëqeshjes së një fëmije, diellit që ndriçon ditën, dashurisë që mbush qenien … Ky është përshkrimi…
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, mbështet fuqimisht fillimin e negociatave të pranimit midis Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE-në. Ai thotë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e saj dhe të fillojë bisedimet me të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur. “BE duhet t’i mbajë premtimet e saj. Ne duhet t’i rrisim përgjegjësitë tona. Maqedonia dhe Shqipëria kanë dhënë tashmë, kështu që Bashkimi Evropian duhet të japë tani dhe menjëherë. BE-ja duhet të fillojë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Michael Roth përpara takimit të djeshëm të ministrave të çështjeve…
Muhamed Zekiri nga LSDM-ja nuk e di nëse do të jetë nënkryetar i partisë, edhe pas kongresit të partisë. Siç deklaroi ai nga foltorja e Qeverisë, për këtë vendos lideri i partisë, Zoran Zaev, nëse ai do të kandidojë sërish për nënkryetar të partisë. I pyetur nga TV21 se a pret të propozohet nga Zaevi, Zekiri me përgjigje: “Do ta pyesni zotëri Zaev për këtë punë”. Ka deklaruar se më së shumti partia mund të ketë 4 nënkryetar, “por do ta shohim nëse do të jenë aq, apo edhe më pak”./tv21
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pyetur nga TV21, se pse shkarkimi i zëvendësdrejtorit të Doganave, Irfan Buçit ishte në rend dite dje në seancë qeveritare, dhe u tërhoq prapa. Ka deklaruar, se kjo ka ardhur pasi Buçi ka njoftuar dorëheqjen e tij, që sipas tij, bëhet për shkaqe personale dhe familjare. “Irfan Buçi ka njoftuar një anëtar të Qeverisë, se jep dorëheqje për shkaqe personale dhe familjare dhe për këtë arsye pika për shkarkimin e tij ka qenë në rend dite dje në Qeveri. Por, kjo çështje do të diskutohet në mbledhjet vijuese”, tha Bekteshi.
Kuvendi I Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, me procedurë të shkurtuar ka miratuar Ligjin për konstatimin e statusit juridik të obejkteve të ndërtuara pa leje. Sic përcjell KlanM, Ligji I cili ishte përkrahur edhe nga qeveria edhe nga opozita ishte votuar me 72 vota “Për” dhe 5 “Kundër”. Pesë deputetë ishin “të përmbajtur”. Ky ligj parasheh legalizimin e ndërtimeve të jashtëligjshme të ndërtuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, respektivisht deri në ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare”. Ai, sic përcjell KlanM, do të vlejë deri në përfundimin e plotfuqishëm të procedurave…
Gjatë vizitës së ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nasser Nuredini në Athinë, në kuadër të Forumit Ekonomik Delfhi, ai pati një takim dypalësh me homologun e tij grek, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjisë të Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas. Në takim u hapën çështjet kryesore në fushën e mjedisit jetësor me interes të përbashkët, me ç’rast të dy ministrat u angazhuan për mbështetje të veçantë të komunave në rajonin ndërkufitar për përdorim efikas të programeve ndërkufitare të BE-së gjatë aplikimit për projekte të veçanta të përbashkëta. Një nga temat kryesore të bisedës ishte niveli alarmant i ujit…

