Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, zë Ali Ahmeti realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rachel Galloëay. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, pandemisë, zgjedhjeve lokale si dhe regjistrimit të popullsisë. Ahmeti dhe ambasadorja britanike në Shkup kanë shtjelluar edhe çështjen e hapur me Bullgarinë si një pengesë e integrimit të vendit. Marrëveshja për fqinjësi të mirë është baza për tejkalim të kontestit të paarsyeshëm dhe të imponuar. Ahmeti dhe Galloëay kanë shkëmbyer mendime edhe rreth ngjarjeve aktuale politike në vend, dialogun pushtet-opozitë por kanë biseduar edhe…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE ka bllokuar miratimin e Ligjit për ndërtimin e Qendrës klinike, për çka LSDM e ka akuzuar opozitën maqedonase se vazhdojnë me pengesa, bllokada të zgjidhjeve të rëndësishme ligjore. Zëdhënësi i LSDM, Kostadin Kostadinov, tha sot se partia e drejtuar nga Hristijan Mickoski punon me çdo kusht në dëm të qytetarëve dhe të shtetit. Kostadin Kostadinov “VMRO-DPMNE këtu në Kuvend nuk heq dorë nga bllokimi i ligjit me të cilin shteti më në fund do të marrë një qendër të re moderne klinike pas gati 80 vjetësh. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër përmirësimit të sistemit shëndetësor, kundër punëtorëve shëndetësorë, kundër…
Të hënën në orët e hershme të mëngjesit, tre persona nga Shkupi kanë gjetur një trup pa shenja jete në komunën Gazi babë të Shkupit. Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur në ujërat e një seperacioni. “Më 17.05.2021 në ora 7 e 20 minuta, S.D. (21) e ka njoftuar policinë se në ra 5 e 30 minuta, deri sa kanë qenë bashkë me A.N. dhe F.N. kanë vërejtur një trup pa jetë në ujërat e seperacionit. Mjeku i emergjencës është konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës”, njoftoi MPB, raporton gazeta Lajm. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është…
Biznesmenë, politikanë, yje të estradës dhe personalitet nga sfera tjera të jetës shoqërore që prej tani janë duke u bë për kandidatë të pavarur për kryetar të qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale, që janë caktuar për 4 nëntor. Siç shkruan në numrin e fundit javorja Fokus, në garën zgjedhore për kryetar të Shkupit planifikon të kyçet edhe Sofija Kunovska, ish deputete e LSDM-së dhe këshilltare në Qytetin e Shkupit. Kandidimi potencial i saj lidhet edhe me listë këshilltarësh, në të cilën do të gjendeshin edhe anëtarë të LSDM-së që janë të pakënaqur nga udhëheqësia aktuale. E pyetur…
Koço Angjushev, përmes kompanisë BRAKO, demanton se është përgjegjës apo se ka lidhje me importin apo shfrytëzimin e vajrave toksike. Angjushev madje njofton padi kundër laboratorit hulumtues të reporterëve për shkak të siç thotë konkluzioneve tendencioze dhe të pavërteta në emisionin e MTV-së. Nga BRAKO pohojnë se nuk janë konsumatorë i madh i mazutit që e kanë marrë nga EUROTIM, por se kanë shfrytëzuar rreth 100 tonelata mazut. Konsiderojnë se mund ta shfrytëzojnë mazutin sepse është i miratuar dhe i lëshuar në qarkullim nga organet përkatëse. Kurse, sa për takimin mes Angjushevit dhe pronarit të HEFA OIL, Ahmetoviqit, sipas përgënjeshtrimit,…
Qeveria ka dhënë mendim negativ për propozimin e modelit me një njësi zgjedhore, edhe pse LSDM-ja ka deklaruar rishtas se është në mbështetje të këtij modeli. Propozimi i deputetëve nga partitë më të vogla Pavlla Trajanov, Dimitar Apasiev, Panço Minov, etj., në Kuvend është në rend dite në seancën e re por pika e 58 me radhë. Megjithatë, mendimi negativ i Qeverisë zbulon se shumica nuk do ta mbështesë atë. Në mendimin e firmosur nga zv/kryeministri i parë Artan Grubi, thuhet se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë vazhdon me punë grupi i punës për një Kod zgjedhor tërësisht të…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot është vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19, me vaksinën kineze “Sinopharm”. Pas marrjes së vaksinës, ai tha se ka pasur mundësi që të vaksinohet para një muaji, por ka vendosur të presë. “Terminin për vaksinim e kam marrë para dy ditësh. Nëse do të doja të vaksinohesha, këtë kishta mundësi ta bëjë para një muaji, sepse edhe në bazë të moshës, unë i kam 58 vjet, mua rendi do të më vinte shumë më herët. Por, ne thamë, se nuk do të ishte mirë të vrapojmë para qytetarëve të tjerë”, tha Pendarovski. Ai u pyet nga…
Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona non grata ose person të padëshiruar një diplomat rus në vend. Më 14 maj në Ministrinë e Jashtme është ftuar ambasadori i federatës ruse Sergej Aleksandroviç Bazdikin dhe i është dorëzuar nota me të cilën kërkohet që diplomati i ambasadës ruse në vend ta lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh. Lajmi iu dha Bazdikinit nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në përputhje me protokollin diplomatik. Arsyeja për shpalljen “persona non grata” nuk sqarohet nga Ministria e Jashtme, por, jozyrtarisht mësohet se janë veprimet jo në përputhje…
Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë e vlerëson si cenim të rendit urbanistik, Ligjin e ri për planifikim urban të cilin fundjavën e kaluar nuk e dekretoi Presidenti Stevo Pendarovski. Sipas tyre, kjo zgjidhje ligjore krijon përshtypjen se ndërtimet pa leje nuk dënohen dhe se mund të vazhdohet me kaosin urbanistik. AAM kërkon që në rast të miratimit të ligjit në lexim të tretë i njëjti të plotësohet me një dispozitë e cila obligon institucionet t’i procedojnë të gjitha procedurat për legalizim të mbetura pezull dhe të jepen lejet për ndërtim. Ajo zgjidhje ligjore i pezullon të gjitha aktet në fuqi…
Zëvendëskryetarja e deritanishme e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, ka komentuar informacione për ekzistimin e mosmarrëveshje brenda LSDM-së, pas Kongresit të përfunduar të kësaj partie. Sipas Shekerinskës, nuk ka ndasi, por ide dhe koncepte të ndryshme. “Ekip janë njerëz që ndajnë të njëjtat vlera, ndonjëherë me ide të ndryshme, por lojaliteti nuk matet me atë se sa herë do të luhatni kokën, por sa herë do të flisni. Lojalitetin e ndërtojmë ndaj idesë e jo ndaj shefave”, tha Shekrinska në emisionin “Utrinski Brifing”. Ajo ka demantuar se brenda LSDM-së ekziston “krahu i Shkupit” dhe “brankovistë”. Ajo thotë se raportet brenda LSDM-së duken…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot udhëton për Bruksel ku sonte, me ftesë të nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të BE-së Zhozep Borel, do të merr pjesë në darkën e përbashkët të punës me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor ku do të diskutohet për çështjet aktuale për rajonin në kontekst të avancimit të vendeve në procesin për pranimin e tyre në BE. Para darkës, Kryeministri Zaev do të realizojë takim të shkurtër me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë…
Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski kritikoi ashpër Presidentin kroat Zoran Milanoviq, i cili, siç tha ai, akuzoi Sofjen për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar ta dëmtojë dhe poshtërojë atë. Xhambaski thotë se kjo është një tjetër fushatë anti-bullgare dhe një provokim i qëllimshëm, në lidhje me çështjen ku tensionet nuk janë të nevojshme. Sipas Xhambaskit, Milanoviq është i shqetësuar për kërkesat e Sofjes për të ndryshuar disa pjesë të historisë në librat shkollorë maqedonas, e cila është një kusht që Bullgaria të japë dritën jeshile dhe të lejojë hapjen e negociatave për Shkupin zyrtar për…

