Author: Hamdi Kumanova

Raporti i Instituitit të Shëndetit Publik tregon se në periudhën kohore 10 deri 16 maj 2021, është ulur numri i vdekjve për 38.1% në krahasim me javën paraprake. Janë konfirmuar 65 raste të vdekshmërisë si pasojë e koronavirusit në 15 qytete. Sa i përket moshës, 56 persona ishin mbi 60 vjeç, shtatë persona të moshës 50-59 vjeç, një person i moshës 40-49 vjeç dhe një person i moshës 30-39 vjeçare. Në periudhën e njëjtë kohore, gjithashtu ka pasur rënie të të infektuarve me Kovid-19. Janë regjistruar 674 raste të reja pozitive në 31 qytete të vendit, me një ulje prej…

Lexo më Shumë

Autoritetet mbrojnë vendimin për dëbimin e diplomatit rus nga vendi por vazhdojnë të mos sqarojnë veprimet e diplomatit që çuan në këtë akt. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë për Televizionin Kanal 5, tha se Maqedonia nuk është neutrale, dhe se kjo çështje është për shkak të devijimit të personit në fjalë nga praktika e diplomatëve. Duam të jemi plotësisht të integruar në familjen euro-atlantike të shteteve dhe popujve. Kjo është konfirmuar me rezolutë në Kuvend në vitin 1993 dhe me konsensus të vërtetuar në 2002 me ratifikimin e marrëveshjes së Uashingtonit. Ne kemi vendim të…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët kërkon llogari nga qeveria për skandalin që u publikua nga IRL, rreth importit të vajit të rrezikshëm për ngrohje të deklaruar si mazut. Sipas tyre, pushteti me dijeni të plotë ka lejuar për 3 vite importin e kësaj lënde të rrezikshme me qëllim përfitimi, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Kërkojnë që Prokuroria Publike të veprojë. “Pyesim publikisht kryeministrin Zaev: Si është e mundur që më qindra e mijëra tonelata mbetje toksike të derivateve të rënda të kalojnë në kontrollin doganor dhe askush mos ta hetojë këtë për tre vite me radhë? Cili është roli juaj si njeri…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Villma Ruskovskës dha dritë jeshile që Sasho Mijalkov të lirohet nga paraburgimi. Ish-drejtori i policisë sekrete ka dhënë mbi 10 milion euro garanci që qelinë në Shutkë të zëvendësojë me masë më të butë. Prokuroria vlerëson se shuma e garancisë së ofruar është e mjaftueshme që ai të mos arratiset. Mijalkov u arrestua pikërisht për shkak të rrezikut nga arratisja dhe për shkak të fuqisë së tij financiare. Mijalkov në paraburgim është që nga 26 shkurti, kur u dënua me 12 vjet burg në rastin Target-Fortresa, e cila ka të bëjë me përgjimet e paligjshme me dekada. Ai…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Republikës së Maqedonisë së Veriut po rimëkëmbet, vlerësoi misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili u realizua nga data 6-17 maj. Ata theksuan se politikat e mira dhe stimujt qeveritarë amortizuan ndikimin e krizës së Kovid-19 në ekonominë tonë dhe theksojnë se politika fiskale duhet të orientohet edhe më tej në mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve. Bëhet fjalë për misionin e rregullt të FMN-së në vend, të udhëhequr nga Bergiot Barkbu. Në kuadër të këtij misioni u realizuan disa takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, përfshirë edhe ministrin e Financave Fatmir Besimi, ku u diskutua për…

Lexo më Shumë

Rreth 200 mijë qytetarë deri më tash janë vaksinuar ndërkaq rreth 380 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar. Për momentin rrjedh vaksinimi i qytetarëve mbi 40 vjeç si dhe i atyre mbi 65 vjeç të cilët janë paraqitur pas një maj. Poashtu vaksinohen pacientët në dializë dhe ata të që kanë kryer transplantime, ndërkaq vaksinimi i gazetarëve nën 40 vjeç ende nuk ka filluar. Ministri i Shëndetësisë tha se javës së ardhshme pritet të fillojë vaksinimi I tyre duke paralajmëruar dhe arritjen e shumë dozave të tjera të vaksinave. – Advertisements – Njoftimi i fundit përmes ambasadës Kineze…

Lexo më Shumë

Moti për ditët në vijim. Në dy ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Nga mbrëmja e sotme do të fillojë reshje të shiut, që do të zgjasin deri në mbrëmjen e të premtes. Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe me erë jugore.

Lexo më Shumë

Nisma për shpalljen e një referendumi për vendimmarrje në nivelin shtetëror të paraqitur përmes nismës qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” është e çrregullt, sepse nuk është dorëzuar në formën e parashikuar në nenet 66 dhe 70 të Ligjit për Referendumin. Kështu thonë nga Komisioni kuvendar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive. Ky përfundim do t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit, ndërsa iniciatorët do të duhet përsëri të dorëzojnë kërkesë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nënshkrimet nuk janë mbledhur para institucioni të autorizuar – njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, ku ato duhet të nënshkruhen gjatë orarit të…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit stacioni i autobusëve në Shkup është pëplotë me udhëtarë që kanë si destinacion vendet europerëndimore. Janë kryesisht të rinj që po braktisin vendin, që siç thonë këtë po e bëjnë për shkak të papunësisë, problemeve me mbijetesë dhe varfërimin që po bëhet edhe më i ashpër. “Këtu u bo problem me mbijetu, sepse çdo ditë po rriten çmimet e gjërave elementare për jetë. Nuk mund ta përballojmë këtë situatë, kur s’ke rroga të hajrit. Ndihmat sociale janë përtokë dhe çka të duhen kur të mbajnë peng. Ska bukë këtu, hajnat po dominojnë”, thotë për INA, Mensuri, një…

Lexo më Shumë

“Maskat duhet të mbahen edhe më tej, është herët të hiqen. Objektet hotelerike duhet të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, ndërsa pas një kohe më të gjatë duhet të lejohen edhe dasmat, por me protokolle në bazë të plotësimit të kapacitetit dhe vetëm në ambiente të jashtme. Eventualisht mund të ndryshohet numri i mysafirëve në një tavolinë”. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, para sallës sportive “A1 Arena Boris Trajkovski”, duke shtuar se nëse vazhdon trendi i uljes së infektimeve, këto masa të zbatohen nga qershori. “Unë nuk mund të them se do të jetë kështu, pasi…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore për TV24 ka konfirmuar se kanë dhënë mendim pozitiv për kërkesën e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, të mbrohet në liri me garancë prej 10.8 milionë euro. Prokuroria këtë propozim do ta adresojë tek Gjykata Penale, e cila duhet ta thotë fjalën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga burgu hetues “Shkupi” thonë se tek ata akoma nuk është dorëzuar kërkesë për lëshimin nga burgu Sasho Mijallkovin, i cili ndodhet në paraburgim. Ndryshe, Mijallkov është në burg prej 23 shkurtit, kur pas disa ditëve “zhdukjes misterioz” u paraqit para Prokurorisë për ta marrë vendimin për të shkuar në burg./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parandaluar transport ndërkombëtarë të drogës. Janë kapur 65 kilogram drogë marijuhanë, që kap vlerën e 200 mijë eurove. MPB njofton se gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjes është arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmeton Alsat. Sipas autoriteteve droga ka pasur për destinacion përfundimtar Greqinë. “Gjegjësisht, dje në mëngjes, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica u ndaluan dy automjete udhëtarësh, tipi “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e…

Lexo më Shumë