Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçfarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore Ejup Ristemi inspektuan punët ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër. Ata paralajmëruan se sipas ritmit të punimeve kjo autostradë do të jetë e përfunduar në një kohë të arsyeshme për qytetarët. Pas inspektimit të punëve ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçfarski bëri të ditur se autostrada Kërçovë-Ohër është prioritet primar i qeverisë dhe potencoi se fronti ndërtimor për ndërtimin e autostras së re dhe moderne është hapur duke mos u kthyer në gabimet e të kaluarës. “Janë asfaltuar 31% e shtresës së…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës dhe Byroja për Zhvillim Rajonal (20.5.2021), nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshjen e firmosën prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu, dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi. Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit midis të dy institucioneve e që konsiston në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, workshop-punëtorive dhe të ngjashme. Po ashtu prioritet do t’u jepet edhe projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e njohurive dhe përvojave, ndryshimet dhe zhvillimet organizative si dhe menaxhimit strategjik. Sipas këtij memorandumi…

Lexo më Shumë

Aktori dhe aktivisti nga rrethina e Tetovës, Burhan Amiti sonte ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook për siç e quan ai, neglizhencën e mjekut tetovar, kardiologut Fatmir Feratit, raporton Gazeta Populli. Ai shkruan se si doktori në fjalë nuk e ka kontrolluar babain e tij, dhe se e ka lënë atë të shtrirë në krevatin e spitalit, i lyer i tëri me gel për ti bërë eho e të cilën i moshuari nuk mundi ta bëjë, me arsyetimin se doktori e ka kryer orarin dhe në atë moment është larguar nga spitali. Ky është statusi i…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.487 teste të kryera janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 27 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 89 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.982 raste, prej të cilëve 146.721 janë shëruar, kurse 5.280 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.981 raste aktive me virusin korona.

Lexo më Shumë

Kuvendi zotohet të bëhet më transparent, të digjitalizohet dhe të rrisë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në punën e tij. Me Planin e veprimit për periudhën 2021-2023, ligjvënësi planifikon kanal të kuvendit plotësisht funksional, faqe të re elektronike më funksionale, zgjidhje softuerike dhe sigurim pajisjesh për transmetim të seancave në internet, arkiv elektronik dhe portal online për informacione rreth punës së këtij institucioni. Gjithashtu parashihet të formohet edhe platformë elektronike për iniciativa nga ana e qytetarëve, nënshkrime digjitale nga ana e deputetëve dhe shërbimeve si dhe monitorim i shtuar mbi ekzekutivin për mënyrën e menaxhimit me pandeminë. Kjo iniciativë multilaterale…

Lexo më Shumë

Nga java e ardhshme, në Maqedoninë e Veriut do të hapen edhe dy pika ku do të realizohet vaksinimi masiv kundër Covid-19, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Pika shtesë fillojnë me punë nga java e ardhshme për vaksinim masiv. Bëhet fjalë për Velesi dhe Prilepi. Besoj se edhe atje, sipas shembullit të qyteteve tjera, mirë do të realizohet vaksinimi”, tha Filipçe, transmeton TV21. Pika të vaksinimit për momentin ka në Shkup, në Kavadar, në Kumanovë, në Tetovë, në Shtip, në Manastir, në Strumicë dhe Ohër.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit organizon debat publik mbi Ligjin për ndërtimet ilegale, i cili është përsëri në procedurë parlamentare, pasi Presidenti Stevo Pendarovski refuzoi ta nënshkruajë atë. Arsyeja e diskutimit, siç informohet nga Komisioni, janë dilemat e hapura nga miratimi i ligjit për legalizimin e ndërtesave të paligjshme, por edhe niveli i lartë i korrupsionit në planifikimin dhe ndërtimin urban. “Ekziston hapësirë ​​e gjerë për abuzime dhe korrupsion në planifikimin dhe ndërtimin urban. Shembuj janë: miratimi i planeve urbane të përgjithshme dhe të hollësishme, modifikimi i planeve urbanistike për legalizimin e ndërtesave të paligjshme në vend të planifikimit…

Lexo më Shumë

Rroga mesatare e paguar neto për të punësuar në muajin mars 2021 është 28.217 denarë dhe shënon rritje në krahasim me marsin e vitit të kaluar për 6,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror I statistikave. Sipas të dhënave të publikuara, rritja e këtillë I referohet, para së gjithash, rritjes së rrogës mesatare të paguar neto për të punësuar në sektorët art, argëtim dhe rekreacion për 17,9 për qind, veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 12,3 për qind dhe informata dhe komunikim për 12,1 për qind. Rritje e rrogës mesatare të paguar neto për të punësuar, në raport me muajin…

Lexo më Shumë

Vetëm një nga pesë angazhimet e planit të veprimit të Kuvendit për vitin 2018-2020 ka përfunduar tërësisht, dy janë përfunduar në mënyrë të konsiderueshme ose të kufizuar, ndërsa dy angazhime mbeten të papërfunduara dhe transferohen në planin e ri të veprimit. Kështu thonë të dhënat e raportit të monitoringut të kryer nga Instituti për Demokraci Societes Civilis. Kuvendi është angazhuar tërësisht në përforcimin e shërbimeve parlamentare, ndërsa nuk është përfunduar aspak pjesa e funksionimit të tërësishëm të kanalit televiziv të parlamentit dhe ajo e përmirësimit të pjesmarrjes së qytetarëve në procesin mbikëqyrës dhe ligjvënës të kuvendit. ALEKSANDRA JOVESKA GJORGJEVIQ, –…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit me mjekët specializantë privat njoftoi është arritur marrëveshje që të shteti të mbulojë sigurimin e plot shëndetësorë të tyre dhe se në të ardhmen kujdestaritë e këtyre mjekëve do të paguhen, transmeton Alsat. “Të gjithë specializantët privat që nuk kanë pasur sigurim shëndetësorë deri më tani, nga muaji qershor do të marrin shumë shtesë financiare me çka do të mbulohet sigurimi i plot i tyre shëndetësorë. Është pranuar edhe kërkesa që të paguhen të gjitha kujdestaritë që ata i kryejnë si specializantë. Shuma e kujdestarive sillet nga 1800 deri 3600 denarë, në varësi…

Lexo më Shumë

“Autostrada Kërçovë-Ohër, në vend të lëvdatave Qeveria duhet të japë llogari”, kështu ka reaguar koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndaj vizitës së krerëve institucional, të realizuar në këtë aks rrugor. Kanë vlerësuar se, kjo autostradë edhe edhe “një dëshmi se Qeveria aktuale e në veçanti partneri shqiptar në koalicion, Bashkimi Demokratik për Integrim, tanimë përveç përgjegjësisë, nuk kanë as turp”. “Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Bovarski dhe Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, sot tentuan të mburren edhe me një dështim tjetër që filloi me Qeverinë e kaluar VMRO-BDI dhe po vazhdon me Qeverinë aktuale…

Lexo më Shumë

“Për momentin jemi duke mbledhur të gjitha informatat për importin dhe shpërndarjen e mazutit të dyshimtë dhe kur do t’i kemi të gjitha të dhënat do ta informojmë publikun. Nëse të gjitha procedurat nuk janë realizuar në përputhje me rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta dhe procedurat për importin e derivateve të naftës, do t’ia dorëzojmë dokumentet Prokurorisë Publike”. Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili shtoi se sipas ligjeve Prokuroria Publike do të ngrit procedura përkatëse, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai se menjëherë pasi u botua hetimi i IRL, në koordinim me Kabinetin e zëvendëskryeministrit…

Lexo më Shumë