Me 21.05.2021 në ora 10.50 në vendkalimin kufitar “Qafthanë” nga zyrtarët policor është arrestuar E.R.(32) nga Republika e Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se i njëjti është në listën ‘STOP’ të Interpolit, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Strugë për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/
Author: Hamdi Kumanova
Pas miratimit të plan programeve të reja për klasën e katërt, zbatimi i të cilave fillon me vitin e ri shkollor 2021/2022, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit vazhdojnë aktivitetet për zbatimin në etapa dhe efektizimin e Konceptit të ri për arsimin fillori i cili duhet të rrisë ndjeshëm standardet e cilësisë dhe të ndryshojë thelbësisht bazën e sistemit arsimor nacional. Në këtë drejtim, është shpallur thirrja për praktikantë me përvojë për përgatitjen e materialeve të reja për mësim dhe doracakët për realizimin e mësimit në klasën e katërt. Materialet mësimore kanë të bëjnë…
Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika paga mesatare në muajin mars në programim kompjuterik, konsultime dhe aktivitete të ngjashme ka qenë 107.022 denarë bruto ose 70.194 denarë. Kjo do të thotë se programerët në Maqedoni janë bindshëm në vendin e parë në listën e punëtorëve më të paguar. Mesatarisht, me 48.734 denarë janë punonjësit në telekomunikacion, ndërsa në punëtorët në fushën e prodhimit në prodhime farmaceutike dhe pajisje farmaceutike marrin pagë mesatare prej 46.501 denarë. Sipas të dhënave, paga mesatare neto e muajit mars është rritur për 6.8% në krahasim me marsin e vitit 2020.
Por pavarësisht përpjekjeve në katër vite në Toplicë të Gostivarit, jo vetëm që nuk ka marrë pagesën por dhe shpresat i ka të pakta. “Kam 5 muaj, nuk më kanë dhënë rrogë.” Në janar u rinis sërish në Gostivar, ku punoi si bari, por jo vetëm që pagën e munguar nuk e ka marrë, por këtë herë shprehet se as nuk e lejojnë të kthehet në banesën e tij në Xhyrë të Librazhdit. “U thuaj vëllezërve të vijnë dhe të më marrin se nuk më lë të iki, po më mban peng”. Ora News, ka udhëtuar drejt fshatit, ndërsa familjarët…
Policia dje ka arrestuar 3 persona në Manastir, pasi janë kapur me kanabis. “Më 21.05.2021 policët e SPB Manastir, kanë privuar nga liria V.A.(21), G.A.(28) dhe V.A.(26), pasi pas urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir, është kryer bastisje në shtëpinë e tyre dhe është gjetur kanabis dhe rreth 100 fara kanabisi”, njoftojnë nga MPB-ja. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse deri te prokuroria kompetente./TV21
Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev në intervistë në Televizionin Nacional të Bullgarisë, komentoi qëndrimin e Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut. Siç njofton MIA nga Sofja, Janev përsëriti se qëndrimi bullgar është i formuar me deklaratën e Parlamentin dhe mbetet i pandryshuar. Ai shprehet i gatshëm për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes për problemin. “Ne jemi të gatshëm për bisedime joformale dhe të fillojmë punën praktike për temat”, tha Janev i cili shtoi se Bullgaria vazhdon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në një paketë./Telegrafi/
“Në kohë krize, kur ekonomia po fundoset, borxhi tejkaloi 60%, përkatësisht 6.5 miliardë euro, 60 mijë persona mbetën pa punë dhe 6.200 firma u mbyllën, Zaev vendosi që në vend të shpëtimit të vendit të punës të japë qindra mijëra euro për 45 automjete luksoze. Jemi duke e kaluar pandeminë, ndërsa në dhjetëra vende ishin donuar automjete të ndihmës së shpejtë, ndërsa pushteti nuk siguroi asnjë prej tyre. Qeveria ka mijëra automjete, por Zaevit dhe funksionarëve të tyre u duhet edhe 45, edhe atë në krizë, në kohën kur flasin për rritje të tatimeve. Në vend të këtyre 45 automjeteve,…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në Alsat, deklaroi se kryesimi portugez pret që deri më 22 qershor, kur duhet të mbahet konferenca ndërqeveritare e BE-së, Bullgaria të miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Në takimin e tij me shefin e diplomacisë së Portugalisë, Augusto Santosh Silva, Pendarovski tha se presidenca portugeze ka ofruar një pako inicuese me ide të cilat prekin disa çështje nga pikat kontestuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. “Askush nuk pret që do të zgjidhen çështjet kontestuese për një javë ose dy, madje as kryesimi portugez e cila afrohet drejt…
Në mars, paga mesatare në vend ishte 28.217 denarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Sipas ESHS, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në mars 2021, krahasuar me marsin 2020, u rrit me 6.8 për qind. Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (17.9 përqind), aktivitete të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror (12.3 përqind) dhe Informacion dhe komunikim (12.1 përqind). Një rritje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua në sektorët: Miniera dhe…
Ambasadori i shkarkuar Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është lajmëruar sot nga ambasada e Kosovës atje. Ai ka publikuar një fotografi nga ambasada e Kosovës atje, duke shkruar se “misioni historik vazhdon”. Dedaj është një prej 12 ambasadorëve që Presidentja Vjosa Osmani i largoi nga misionet diplomatike, me kërkesë të Ministres Donika Gërvalla. Ai ka refuzuar të kthehet në Kosovë, derisa vendimin e ka quajtur hakmarrje politike. Dedaj ishte emëruar si ambasador në gusht të vitit 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi. Para kësaj pozite, ai ka qenë zëvendës i Behgjet Pacollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me zgjidhjet e propozuara të Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë Augusto Santos Silva dhe Komisionerit Evropian për Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi thotë se ato kanë bazë të mirë për heqjen e pengesave për të hapur negociatat me një zgjidhje që nuk prek çështjet e identitetit maqedonas dhe ata janë të bindur se është gjithashtu e pranueshme për pozicionet thelbësore të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takimin në Klubin e Parlamentarëve, Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë Silva dhe Komisioneri Evropian Varhelyi prezantuan zgjidhjet e propozuara për të kapërcyer problemin midis Republikës…
Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen publike për objektet e interesuara gastronomike, për akomodim për të pranuar mysafirë që do të marrin Vërtetim për pushim të punëtorëve me të ardhura të ulëta, vlera e të cilave arrin 12.000 denarë. Për detaje tjera lidhur me thirrjen publike u dërgojmë kumtesë si dhe linkun ku është publikuar thirrja publike. Linku i thirrjes publike: https://economy.gov.mk/doc/2970

