Author: Hamdi Kumanova

Pas investigim nga Agjencia e Lajmeve FLAKA, për bariun nga Shqipëria që pretendohej të mbahej peng në fshatin Toplicë të rrethit të Gostivarit, është prononcuar kryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipin, përcjell Flaka Në prononcimin ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Dalipi jep detaje rreth ratit në fjalë. “Lidhur me raportimin që u publikua në një emision në mediumet e Shqipërisë, në të cilin një person me emrin Xh.H nga Republika e Shqipërisë i cili pretendohet se mbahej peng në mënyrë të paligjshme si bari që rruante bagëti në fshatin Toplicë të Gostivarit dhe punonte…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 7 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 127 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Gjatë 24 orëve të fundit në Institutin për TBC nuk ka pasur pranim të pacientëve, në spitalin “8 shtatori” ka pasur 1 pacient të pranuar dhe 6 janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 11 pacientë, ndërsa në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 48 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian se ka pësuar një goditje të fortë në lidhje me imazhin që gëzon në Ballkan, dhe se do të humbasë më shumë terren ndaj fuqive rivale, në rast se nuk fillon së shpejti bisedimet e anëtarësimit me vendin e tij dhe Shqipërinë. Vendet anëtare të BE-së, ranë dakord më shumë se një vit më parë që të nisnin bisedimet me të dyja vendet, por procesi ka mbetur pezull, kryesisht sepse Bullgaria ia ka bllokuar rrugën Maqedonisë së Veriut. Qeveria në Sofje, këmbëngul në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe midis…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Slogani “Mos ngacmo o mut” është slogani më ngacmues dhe kreativ që nxjerr në shesh të bërat e të pathënat e një pjese dërmuese të meshkujve që gjithmonë nëpër labirinte kërkojnë botën e ngacmimit. Këtë slogan patëm rastin ta shohim në protestën e feministëve në Mitrovicë. Ndërsa këtë realitet, ngacmim, nuk e shohim vetëm në Mitrovicën tonë të ndarë e të përvuajtur, por edhe në Kumanovën heroike, në shkolla të mesme e fillore si dhe në çdo cep të shqiptarisë. Më thoni një moment shkollor në të cilin nuk jeni përball me një problem të këtillë? Mjafton ta…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë 39 20 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 383 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se interesi për vaksinim është në rritje dhe se deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 398.243 qytetarë. “Në pikat e vaksinimit në vend që nga dje, janë vaksinuar gjithsej 220.733 qytetarë. Dje dozën e parë të vaksinës kanë marrë 4.123 qytetarë, ndërsa dje u aplikuan gjithsej 4.148 doza të vaksinës. Gjithsej 259.577 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 38.806 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 45.7% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 39% e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacionit. “Në Shkup janë shqiptuar gjithsej 163 masa, prej të cilave 82 janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje pa leje, katër për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar gjashtë dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 33 dënime për parkim jo të rregullt dhe tre dënime për kalim në të kuqe. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim…

Lexo më Shumë

Ushtarët paqeruajtës të Maqedonisë edhe në misione edhe në stërvitje me aleatët Operacione paqësore në patrulla me automjete dhe në këmbë, sigurim të bazës, shoqërim të konvojeve, por edhe luajtje të numrit të madh të incidenteve si hasje në persona të zhvendosur, sulm të konvojëve dhe patrullave dhe realizim të një numri të madh të qitjeve luftarake, janë temat e trajnimit në javën e parë të stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare 21”, që mbahet në Poligonin ushtarak Krivollak nga 17 maji deri më 2 qershor të vitit 2021. Armata e Maqedonisë, në njërën nga stërvitjet, tregoi gatishmërinë dhe aftësinë e saj…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga policia, tetëdhjetë e një vjeçari F.D nga Kërçova është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasi që më herët fqinjët kanë vërejtur tym në shtëpinë e tij. Siç bën të ditur zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski, rasti është paraqitur në polici në Kërçovë dje rreth orës 17:50. “Me urdhër të prokurorit publik, ekipi i Mjekësisë Ligjore ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe është konstatuar se personi ka vdekur për shkak të intoksinimit me monoksid karboni dhe të djegura në trup”, tha Dimovski./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, biznesmeni Jordan Kamçev, ish-sekretari gjeneral i qeverisë Dragi Rashkovski, si dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, janë disa prej fytyrave më të njohura që për momentin qëndrojnë në burg ose paraburgim. Janë aty sepse dyshohen ose janë gjykuar se e kanë dëmtuar shtetin dhe buxhetin e tij, por në një mënyrë ose një tjetër, shteti vazhdon të harxhojë për ta. Një e dhënë e publikuar nga MIA tregon se në një vit shteti harxhon 18,2 milionë euro për burgjet dhe shtëpinë edukuese-përmirësuese. Në fakt pasuria e disa të lartpërmendurve është disa herë më e madhe…

Lexo më Shumë

Dje, para mesnatës, policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një shtetas të Rusisë, pasi i njëjti ka sulmuar policin gjatë kryerjes së detyrës së tij. “Më 21.05.2021 rreth orës 23,30, në objektin hotelerik në rajonin e Qendrës, policët kanë arrestuar N.P.K. (59) nga Rusia, sepse gjatë intervenimit për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Lexo më Shumë

Ulja e numrit të rasteve me Kovid riktheu shumë Klinika nga Qendra Kovid në funksionimin e tyre të zakonshëm. Njëra ndër to është edhe Klinika e Kirurgjisë Plastike e cila ditë më parë është rikthyer në normalitet. Gjatë periudhës 6 javore kur Klinika ka qenë Kovid Qendër, për operim janë pranuar vetëm rastet urgjente, ndërkaq ambulanta ka funksionuar me protokolle të posaçme. Ndërhyrjet kirurgjikale të cilat janë shtyrë po realizohen tani. Drejtoresha e kësaj Klinike Sofija Pejkova, thotë se tani ndodh që brenda ditës të bëhen dhe nga 8 operime.

Lexo më Shumë