Author: Hamdi Kumanova

Nëpërmjet një njoftimi, partia maqedonase në pushtet thotë se “masat ekonomike që i ka realizuar Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zaev po japin rezultate”. “Të gjitha të dhënat ekonomik vërtetojnë se ekonomia e Maqedonisë është stabile, dinamike dhe po ecën para. Pagat vazhdimisht rriten edhe në kushte pandemie”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se paga mesatare neto në muajin mars është 28.217 denarë që është për 6.8% më shumë se i njëjti muaj nga viti 2020. Sipas tyre, më shumë para në xhepin e punëtorëve është pjesë e konceptit të LSDM-së dhe se rritje ka pasur edhe në…

Lexo më Shumë

Ish shefi i diplomacisë greke dhe tani deputet i partisë “Siriza”, Jorgos Katrugallos porosit që Bullgaria të tregoj të njejtën kurajo që e tregoi Greqia dhe Maqedonia e Veriut, në zgjidhjen e çështjes së emrit. Në intervistën për MIA-n, Katrugallos gjithashtu i porositi qytetarët e Maqedonisë së Veriut se me Greqinë, tashmë kanë partneritet, janë popuj miqësorë dhe duhet të përpiqen të thellojnë bashkëpunimin sa më shumë që të munden dhe t’i heqin të gjitha pengesat në këtë drejtim. Jorgos Katrugallos, deputet i partisë “Siriza” “Dua të shpresoj se liderët në Bullgari do ta tregojnë të njejtin guxim dhe kurajo…

Lexo më Shumë

Profesori Dragan Danillovski thotë se vetëm kur mesatarisht në 14 ditë do të kemi nën 20 raste do të mund të reklaksohemi dhe të hiqen masat. Danillovski paralajmëroi edhe heqjen e maskave mbrojtëse gjatë verës. “Kthimi i jetesës pa maska pritet të ndodhë gjatë verës. Këtë e presim në fund të muajit qershor dhe fillim të muajit korrik. Kjo do të thotë se do të na mbesë mjaftueshëm kohë që ta shijojmë verën”, tha Danillovski për Kanal 5. Ndryshe, në Maqedoni ka mbi 2.800 raste aktive, ndërsa numri i rasteve të reja dhe hospitalizimeve vazhdimisht është në rënie./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Oferta e Brukselit, Vjenës apo Pragës për ta ndihmuar Komisionin e historianëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tejkalimin e dallimeve has në vesh të shurdhër. Burime nga pala bullgare në Komision thonë se në parim një ndihmë e tillë është e mirëseardhur, por se vetë komisioni është dypalësh dhe është organ i marrëveshjes dypalëshe. Ndërsa pala vendase nuk pranon të prononcohet.

Lexo më Shumë

Në shkollën periferike “Vasill Gllavinov” të fshatit Kllukovec të Velesit po vazhdon të realizohet mësimi në kushte të mjerueshme. Gjatë periudhës së pandemisë kur shkollat ishin gjysmë të zbraztë, Institucionet kompetente nuk shfrytëzuan as edhe një moment për nisjen e ndërtimit të godinës së re shkollore që tashmë sa vjet premtohet nga Komuna e Velesit. Nga kjo e fundit shfajësohen duke thënë se punimet ndërtimore për objektin e ri nuk mund të fillojnë derisa nga parcela ku duhet ndërtuar shkolla nuk largohet një objekt i kafshëve. Kemi dy zgjidhje. Njëra, të veprojmë sipas ligjit dhe të rrënohet…

Lexo më Shumë

Më shumë se dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, asnjë institucion në vend nuk e zbaton dygjuhësinë ashtu siç parashikohet me ligj, madje, as vet institucioni që e ka miratuar të njëjtin. Deputeti i opozitës, Syrija Rashidi, thotë se Kuvendi jo vetëm që nuk zbaton normën e Rregullores për të mbikëqyrur  zbatimin e ligjit të gjuhëve nga institucionet tjera, por është vet arkiva e ligjvënësit që amendamentet dhe ligjet nuk i pranon nëse nuk janë të përkthyer edhe në gjuhën maqedonase. Përderisa e drejta e gjuhës amë u mohohet deputetëve, mbetet pak për të…

Lexo më Shumë

Me 22.05.2021 në ora 17.10 në Prilep në rrugën ‘Berova’, vetura e tipit “lada riva” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga O.U.(23) nga Prilepi e ka goditur një adoleshent këmbësor nga Prilepi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë adoleshenti të cilit iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Prilep. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit policor në Prilep./Almakos/

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në intervistën për “Nova” tha se sipas parashikimeve, thonë se është e mundshme që gjatë vjeshtës të kemi valë të re të pandemisë me coronavirusit, por pritet të jetë më i dobët për shkak të imunitetit të arritur. Në pyetjen se çfarë janë pritjet reale nga vaksinimi dhe kur do të përfundojë e gjithë pandemia ministri tha se coronavirusit disa herë i demantoi të gjitha parashikimet e ekspertëve në botë. “COVID-19 disa herë i demantoi të gjitha parashikimet dhe prognozat e ekspertëve në botë, kështu që çdo parashikim është llogari. Jemi ballafaquar me krizën më të madhe…

Lexo më Shumë

Juria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Eurovisioni të cilët 12 pikë apo pikë maksimale i dhanë Serbisë dhe asnjë pikë Shqipërinë ishte e përbërë nga pesë anëtarë, katër djem e një vajzë. Nga të pesë anëtarët, asnjë nuk ishte shqiptarë, katër prej tyre ishin maqedonas e njëri turk, njofton News33. Ky trup përbëhej nga Robert Bilbilov, Lara Ivanova, Erhan Shukri, Ile Spasev dhe Darko Tasev.

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme në Dibër privuan nga liria një person nga Dibra si sulmues seksual i mundshëm ndaj një fëmije. “Sot në DPB Donër, është privuar nga liria B.F (40) nga Dibra i cili më herët është denoncuar si kryes i mundshëm i veprave penale “sulm seksual ndaj fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet”, dhe “shfaqje të pornografisë ndaj fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për Punë të Brendshme do të parashtrojë kallëzim penal./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ballkani është një rajon I vogël dhe të gjithë jemi të lidhur. Edhe pse RMV-ja është në NATO, kjo nuk do të thotë se nuk shqetësohem – ka deklaruar Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën serbe “Kurir” duke komentuar NON – PAPER-at e fundit, me të cilët vizatohen kufij të rinj në Ballkan. ZORAN ZAEV – KRYMENISTËR “NON-PAPER-at për zgjidhjen e çështjes së Kosovës më shqetësojnë, për shkak se në Ballkan ende nuk janë shëruar plagët. Kur BE-ja na bllokon të gjithë neve, kur po ndalet procesi ynë eurointegrues, nuk mendoj vetëm për RMV-në,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në fawen e tij në Fb ka shkruar se “ne jemi europa e vogël, ne trguam se si së bashku jetuam, si jemi të njejtl në të drejta edhe në detyrime, se si vazhdojmë që së bashku të gjitha bashkësite etnike që jemi në Maqedoninë e Veriut multietnike dhe kështu so të vazhdojmë”, ka shkruar kryeministri Zaev. Postimi i plotë: Koncepti multietnik është gjallë.Europa është lidhje e dallimeve të më shum popujve, 27 shtete anëtare. BE patjetër të vazhdoj më tej me europjanizimin e ballkanit perendimorë, vendet rajonit e presin…

Lexo më Shumë