Gjatë ditës së djeshme (25.07.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 591 shoferë, prej tyre shtatëdhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga e lejura kurse dymbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.