Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Janë aplikuar gjithsej 847.336 doza të vaksinave, ndërsa 351.369 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 18.149 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.650 qytetarë. 63% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 60% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën…
Author: Hamdi Kumanova
Për nder të 20 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Qeveria organizoi Mbledhje tematike ku morën pjesë i gjithë kabineti qeveritar. Kryeministri Zaev tha se që nga ardhja në pushtet, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një nga prioritet e Qeverisë. Tha se kjo marrëveshje sjelli paqe dhe stabilitet në vend. “Marrëveshja kornizë e Ohrit përçoi mesazhin për respekt dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, kërkim faljes dhe faljes mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe mes gjithë qytetarëve tanë. Dërgoi mesazhin për bashkëjetesë dhe qytetarëve të barabartë në atdheun tonë të përbashkët”, tha Zaev.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.839 testime ndërsa janë regjistruar 39 raste të reja me koronavirus. Rastet janë evidentuar në Tetovë-14, Shkup-12, Gostivar-5, Kumanovë-4, Kërçovë-2, Manastir dhe Vallandovë nga një. Janë regjistruar 12 pacientë të shëruar nga: Tetova-6, Shkupi, Gostivari dhe Dibra nga dy. Nuk ka pacientë që ka humbur jetën. /SHENJA
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm një i ri nga Shkupi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një objekt nën pronësi të EVN-Maqedoni, transmeton Alsat. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:15 në një nga barakat në Qendër, nën pronësi të kompanisë EVN. MPB njofton se 24-vjeçari XH.H. nga Shkupi është privuar nga liria dhe se kundër tij po përgatitet padi për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nën ndikimin e masës së nxehtë jugore, moti ditëve të fundit në vendin tonë është jashtë normales për këtë periudhë të vitit. Më nxehtë pritet të jetë gjatë ditës së nesërme, ku temperaturat pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celsius. I nxehti duket se po e “mundon” edhe Qeverinë. Në mbledhje tematike të Qeverisë kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit shumë nga ministrat dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, për dallim prej herëve tjera, sot kanë preferuar pije më freskuese dhe si rrjedhojë janë shërbyer me kafe të ftohtë./Alsat
Unë i dëgjoj kolegët, edhe sot i kam dëgjuar gjatë gjithë kohës dhe me keqardhje më duhet të them se atë që e kam pas si dilemë gjatë gjithë kohës ditën e premte dhe sot është vërtetuar përfundimisht. Gjatë gjithë kohës kërkuat debat, kërkuat amendamente, kërkuat ditën e premte që të kishim më tepër amendamente, por ende nuk ishin shterur amendamentet që i kishim përpara për t’i diskutuar. Ashtu siç tha edhe kryesuesi, propozuesi i amendamentit nuk deshi ta mbrojë dhe sot nuk ishte aspak këtu. Kjo vetëm se nxjerr zbuluar vetë propozuesin e amendamenteve dhe gjithë ata që kërkonin…
Gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrollit të përforucar të veprimit për sanksionimin e automjeteve të cilat kanë parakaluar në mënyrë të parregullt në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë sanksionuar 121 shoferë. Prej tyre, kumtuan sot nga MPB-ja, 36 janë në territorin e SPB Tetovë, ndërsa 23 parakalime të parregullta në territorin e SPB Ohër. Kontrollet e përforcuara të veprimit, paralajmërojnë nga MPB-ja, vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
Infrastruktura nëntokësore prioritet i Komunës së Çairit. Sot u bë pastrimi i rrjetit fekal dhe atmosferik. “Sot në krahun e tretë të rrugës “Mit’hat Frashëri” (“Brigada Maqedonase Kosovare”), realizuam aksionin e radhës, ku në bashkëpunim me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u bë pastrimi i rrjetit fekal dhe atmosferik”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Visar Ganiu. Ndërkohë, ekipet e punës bënë edhe pastrimin dhe lanë pustetat me makineri speciale dhe me dorë. Aksionin që e ndërmorëm sot ka për qëllim mirëmbajtjen e infrastrukturës nëntokësore.
Komuna e Likovës është bërë me Qendër për trajtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Fëmijët në këtë qendër do të zhvillojnë aftësitë e veta për kryerjen e aktiviteteve të tyre ditore për nevojat e veta ka shkruar ne rrjetin social sekretari shtetëror në Ministrinë për punë dhe politikë sociale Resmi Ejupi. Shërbimi do të jepet në formë individuale dhe grupore dhe do të bëhet këshillim profesional që t’ju ndihmohet prindërve të fëmijëve të kësaj qendre. Për mënyrën e regjistrimit dhe shërbimet tjera që ofron kjo qendër sot ka informuar edhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi. Ai sot…
Kryeministri Zoran Zaev sot nuk deshi të komentojë deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në prag të vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Shkupin tha se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e komuniteteve pakicë, shkruan Alsat. Zaev tha se Qeveria është e përkushtuar për siç tha ai, evropianizimin e vendit. “Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në…
Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka thënë se në ministri janë duke menduar që të vendosen masa restriktive në shtator ose në muajin tetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mendojmë të vendosim masa në shtator ose në fillim të tetorit. Mendohet për masa për ato që refuzojnë të vaksinohen pasi ata e rrezikojnë shëndetin e tjerëve. Deri tani nuk ka infektime të reja me llojin e virusit delta” tha Filipçe. Ai shtoi se vaksinimi është duke ecur mirë dhe pritet që të arrihet numri i gjysëm milioni me vaksinime, ndërsa numri i të vaksinuarve me dy doza…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe garaton se deri në fund të gushtit 500 mijë qytetarë do të kenë marë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19. Ai thotë se deri tani janë 330 mijë qytetarë që kanë përmbyllur vaksinimin me dy dozat, dhe nga këta vetëm 92 janë infektuar me COVID-19. “Ne presim që deri në fund të gushtit, të gjithë 500 mijë që janë vaksinuar me një dozë të rivaksinohen. “Vaksinimi në terren po shkon mirë, nga fillimi deri më tani rreth 20 mijë qytetarë janë vaksinuar,” tha Filipçe.

