Author: Hamdi Kumanova

Modernizimi i armatës, mbështetja e SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut, si dhe kontributi i ushtarëve të vendit tonë në misionet paqëruajtëse, kanë qenë në fokusin e takimit të sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me gjeneralin Kristofer Kavoli, komandant i ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën. Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Presidenca “Presidenti Pendarovski theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një aleat dhe mbështetës kryesor i vendit tonë që nga pavarësia e saj dhe se Maqedonia…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave për momentin nuk do ta kthejë tatimin progresiv. Megjithëse kishte njoftime se kjo mund të ndodhte para datës 1 janar 2023, deri kur është suspenduar me ligjin për tatimin e më të pasurve, nga Ministria e Financave thonë se për momentin kjo nuk shqyrtohet, por se po zhvillohet debat publik për atë se si duhet të duket reforma tatimore. Megjithatë, për momentin rreth këtij dhe tatimeve tjera, grumbullohen mendime nga palët e interesuara për atë nëse ato duhet të rriten ose të ulen. Ajo për çka konkretisht mendohet, është vendosja e tatimit të ri ekologjik, me qëllim…

Lexo më Shumë

17,000 qytetarë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemis. Ato mund të përfshihen në planin operativ të punësimit, por ai nuk ofron mundësi për të gjithë për të gjetur punë me ndihmën e shtetit. Rreth 10,000 qytetarë do të mbulohen nga plani qeveritar i punësimit, ndërsa përparësi do të kenë ata që kanë humbur punën për shkak të krizës. Sot, Agjencia e Punësimit rishpalli vendet e lira të punës, të cilat do të zgjasin tre ditë, deri të premten, ndërsa ata që kanë aplikuar më parë nuk duhet të aplikojnë. Qytetarëve dhe punëdhënësve u japim edhe një shans tjetër…

Lexo më Shumë

Në kaudër të memorandumit për bashkëpunim dhe iniciativës “Sport për të gjithë”, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me organizatën TAKT dhe Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) realizuan aktivitetin e radhës për përfshirjen sociale të fëmijëve përmes sportit. Ky aktivitet vjen pas trajnimit ne Mavrovë të arsimtarëve të edukimit fizik, ku ato sot aplikojnë njohuritë e mara nga trajnimi. Aktivitetin e ka ndjekur nag afër edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili me këtë rast theksoi se pjesëmarrës në projekt janë edhe fëmijë me aftësi ndryshe. Nga organizata TAKT theksuan se aktiviteti ka për qëllim njohjen mes…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje duhet të tërhiqet. Ajo shprehu mospajtimin e saj me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në debatin e sotëm publik që u organizuar nga Komisioni Anti-korrupsion. Zgjidhja ligjore përpunohet pas vërejtjeve në opinion dhe pasi presidenti Pendarovski refuzoi të dekretojë ligjin. “Ministri Boçvarski tha se legalizimi nuk mund të bëhet nëse ndërtesa nuk do të jetë një vendbanim sipas numri të letërnjoftimit. Por edhe kjo pjesë ka zbrazëti për shkak se anëtarët e një familje mund të jetojnë në adresa të ndryshme, që…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1.489 teste të kryera janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 10 vetëm në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 103 pacientë. Fatkeqësisht betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 155.071 raste, prej të cilëve 147.043 janë shëruar, kurse 5.342 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 2.686 raste aktive me COVID-19.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, filloi vizitën e tij njëditore në Republikën e Kosovës me një takim me ministren e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë Rozeta Hajdari, me të cilën u bisedua për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme për qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor të krijojnë politika koherente dhe të qëndrueshme që do të rrisin konkurrentshmërinë e rajonit, në vend të konkurrencës midis vendeve, me ç’rast avancohet bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik për të përmirësuar kushtet e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në konferencën e sotme për shtyp tha se ajo pret që ndryshimet në Ligjin e Punës të zhbllokohen në Kuvend në periudhën e ardhshme. Aty kërkohet që meshkujt të dalin në pension në moshën 64 vjeç, gjithashtu si gratë që do të mund ta bëjnë këtë me kërkesë dy vjet më herët. “Zgjidhja ligjore për daljen në pension në moshën 64 vjeç është në Kuvend. Ju e dini që në të kaluarën kishte 482 amendamente posaçërisht në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, i cili është ligji sistematik që përmendet më tej nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar sot se në vazhdimësi është duke u rritur interesimi për t’u vaksinuar. “Vetëm në dy javët e fundit më tepër se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim në vaksinacija.mk ndërsa numri i të interesuarve ka tejkaluar 400 mijë. I inkurajojë të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të paraqiten në ueb-faqen që të mund t’i japim fund pandemisë”, ka shkruar Filipçe, përcjell, SHENJA.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht rreth orës 18.00 në Stacionin Policor Gostivar, një grua 31 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 17.30 para një restoranti në vendbanimin “Maleardi” në Gostivar kishte qenë e sulmuar fizikisht nga personi B.G. (30) nga Gostivari, me të cilin kishte qenë në një lidhje dashurie. MPb njofton se çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

“La Plaza Kumanovo” është kompleksi i parë bashkëkohormultifunksional në Kumanovë. Përvojën dhe ekspertizën afatgjatë ndërkombëtare që investitori LIKO PROEKT e transferoi në tregun e brendshëm rezultoi me një projekt që parashikon strehim në 180 njësi banimi, të plotësuar me hapësirë ​​afariste të shitjes me pakicë në dy nivele të mbyllura dhe një nivel të hapur. Edhe një konfirmim tjetër i standardit të lartë të projektit është hapësira e parkimit e zgjidhur plotësisht, me një numër adekuat të hapësirave të parkimit të dhëna për banuesit dhe më vete për qendrën tregtare. Projekti është një koncept i integruar për strehimin (banim),…

Lexo më Shumë

Drejtori I Përgjithshëm I SH.A EEM, Vasko Kovaçevski ka theksuar se as nuk mund t`i konfirmojë e as t`i përgënjeshtrojë spekulimet në opinion rreth çmimit të eneregjisë elketrike. Këto komente, Kovaçevski I bëri pyetur nëse pas paralajmërimeve të Kryeministrit për prodhimin e energjisë së gjelbërt, do të ketë rritje të çmimit të rrymës elektrike. “Vendimi miratohet nga Komisioni Rregullator që është trup I pavarur. Edhe pse obligimi ligjor është që sivjet t`I japim 70% furnizuesit universal EV HOME, si kampani I bëjmë llogaritë dhe përpjekjet që sikurse vitin e kaluar edhe sivjet të japim 100% energji elektrike sipas çmimit që…

Lexo më Shumë