Author: Hamdi Kumanova

Ne do ta mbrojmë shëndetin publik duke sjellur masa kufizues për njerëzit e pavaksinuar ku egziston mundësia e tubimeve masive, por kjo do të diskutohet në gusht. Kështu deklaroi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili njoftoi se kanë diskutuar për masat dhe se do të diskutohet në mënyrë shtesë, dhe se të njëjtat do të zbatohen për të pavaksinuarit. Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë “Ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të fusim një formë kufizimi. Ne do t’i diskutojmë më tej masat për të mbrojtur të gjithë popullsinë tjetër, dhe ato masa do të zbatohen për…

Lexo më Shumë

Albon Xhemaili është kryetari i komunës së Bogovinës. Xhemaili është me profesion farmacist i cili vite me radhë ju ka shërbyer vendasve dhe rrethit. Në krye të komunës së Bogovinës erdhi në vitin 2017 si kandidat i Aleancës për Shqiptarët. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Xhemaili kishte përballë kandidatin e BDI-së Berzah Bejtullai, kandidatin e Lëvizjes Besa Minur Asani dhe atë të PDSH-së Elvir Iseni. Bogovina përballej me një garë të fortë, ndërsa Xhemaili ishte ai që kaloi në rrethin e dytë përballë kandidatit të BDI-së. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, hapi rrugën që kjo komunë të…

Lexo më Shumë

Vapa e madhe që ka përfshirë vendin tonë, do të jetë edhe më e theksuar gjatë katër ditëve të ardhshme. Sinoptikët parashikojnë se deri më 1 gusht edhe rrezet UV do të jenë më të fuqishme, çka ka shtyrë që Ministria e Shëndetësisë të kërkoj ndërhyrjen e Qeverisë për të ngritur alarmin portokalli. Ndër më të ekspozuarit në diell janë punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët nuk e ndërprenë punën edhe në pikun e ditës, kur termometri në Shkup kalonte mbi 40 gradë celsius. Ekipi ynë inspektoi disa kantiere. “Megjithëse ka kaluar termini kur duhet të pushojnë punëtorët nga vapa e…

Lexo më Shumë

Amendamenti i shumicës parlamentare nuk do ta ndryshojë përmbajtjen e rezolutës së VMRO-DPMNE-së për caktimin e pozicioneve shtetërorë ndaj bllokadave gjatë integrimit Evropian. VMRO-DPMNE-ja e sheh si të rëndësishme ruajtjen e pozicioneve në Rezolutë, ndërsa miratimi i saj me emrin kushtetues nuk ngjall interes për ta. Opozita maqedonase nuk do ta mbështesë amendamentin për emrin kushtetues. Për ne është me rëndësi që rezoluta ta ruajë përmbajtjen, e cila i referohet euro integrimeve dhe bllokadës nga Bullgaria. Nëse ne e ruajmë përmbajtjen e saj atëherë rezoluta mund të miratohet. Nëse shumica propozon amendament dhe e miraton lidhur me emrin kushtetues, ajo…

Lexo më Shumë

Administratorët janë të zemëruar me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se ata janë të korruptuar. Ata jo vetëm që kërkojnë falje personale dhe publike, por presin që Zaev të dalë me të dhëna konkrete që do të konfirmojnë që administratorët marrin ryshfet dhe nuk punojnë në interes të qytetarëve. Nga SPOGJ thotë se ata nuk e dinë arsyen pse kohët e fundit është sulmuar administrata, së pari si jopunëtorë, e tani thonë si të korruptuar. Ndoshta reagimi i anëtarëve tanë do të ishte më i butë të them, nëse do të ishte theksuar se ka korrupsion në të gjitha eshalonet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nuk do të kemi mundësi tjetër përveç ndonjë forme të kufizimit. “Përmasat është biseduar dhe do të bisedojmë me qëllim ta mbrojmë popullatën, ndërsa masat që do të ndërmerren do të jenë për të vaksinuarit”, tha Filipçe. Ai tha se për këto masa do të bisedohet gjatë muajit gusht. “E pamë gjatë viteve të kaluar çfarë do të thotë të mos kemi vaksina për sëmundje, çfarë kufizimesh, orë policore. Tani shohim edhe ndjekim shembujt e vendeve tjera, ka kompani private që dëshirojnë të punësuarit të vaksinohen në mënyrë që të funksionojë procesi i…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.593 teste të kryera janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 14 pacientë, shkruan Alsat. Sot fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.171 raste, prej të cilëve 150.321 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 359 raste aktive me virusin korona.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se pragu për nënshkrimet e mbledhura për kandidatët e pavarur duhet të jetë më i ulët, ndërsa ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të miratohen në konsultim edhe me sektorin civil, transmeton Portalb.mk. Pendarovski pret që të respektohet rekomandimi i OSBE/ODIHR që të mos ndryshohen rregullat në prag të zgjedhjeve. Këtë e theksuan për REL nga kabineti i presidentit. “Nëse në këtë periudhë megjithatë shkohet me ndryshime, qëndrimi i presidentit është që ajo të jetë me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror të arritur jo vetëm mes pushtetit dhe opozitës, por edhe me organizatat relevante nga sektori…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup informon se në seancën e mbajtur me datë 12.07.2021 është pranuar ankesa e palës mbrotjëse të Ismet Gurit dhe Ejup Alimit për rastin “Titanik 3”, transmeton Alsat. Gjegjësisht Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer rastin në rigjykim nël Gjykatën Penale. Gjykata Penale kishte shqiptuar dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Lënda “Titanik 3” ka të bëj me parregullsitë zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 862.426 doza të vaksinave, ndërsa 361.431 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 13.810 qytetarë, prej të cilëve 4.098 e kanë marrë dozën e parë. Sipas të dhënave të fundit, 63% e popullsisë mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 60% e popullsisë mbi 65 vjet ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 55% e popullsisë mbi 60 vjet ka pranuar të…

Lexo më Shumë

Në Vranje vazhdon trendi i vaksinimit që shtetas nga Maqedonia e Veriut të vaksinohen më shumë kundër Kovid-19 se sa qytetarët e Vranjës, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd. Sipas të dhënave të Qendrës shëndetësore në Vranje, dje në këtë qytet të Serbisë Jugore janë dhënë213 vaksina, ku dozën e parë e kanë pranuar 70 shtetas nga Maqedonia e Veriut për dallim nga 38 serb. Dozën e dytë e kanë marrë 58 shtetas të Maqedonisë së Veriut, për dallim nga 47 serbë. Dozën e parë Fajzer e kanë marrë 70 persona, ndërsa të dytën 56 qytetarë. Doza e parë kineze…

Lexo më Shumë