Banorët e fshatrave pranë pikëpagesës rrugore Tetovë-Gostivar disa herë kanë protestuar duke kërkuar që të lirohen nga taksa rrugore. Por ata vazhdojnë të paguajnë. Nga koalicioni ASH-Alternativa thonë se qeveria urgjentisht duhet të gjejë zgjidhje për banorët lokalë. E cilësojnë ndërkohë si skandaloz vendimin e Qeverisë, për të liruar turistët serbë gjatë sezonit të verës nga taksa rrugore. Sipas tyre, vendimi që diskriminon fqinjët tjerë e që do i kushtojë buxhetit rreth 3 milionë euro, është shpërblim ndaj lëmoshës nga Serbia, që erdhi si pasojë e paaftësisë së Qeverisë për të siguruar vaksina anti-Covid. “Do të kisha apeluar deri tek…
Author: Hamdi Kumanova
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Dushko Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se në kartelat për pagesat rrugore për turistet serb do të ketë nga 760 denarë, qa sa kushton kalimi transit në korridorin 10 nëpër Maqedoninë e Veriut. Arsovski tha se vendimi është marrë pas analizave në vitet e fundit, por duke pasur parasysh faktin se vitin e kaluar për shkak të pandemisë kufijtë kanë qenë të mbyllur. “Krahasimi është bërë me vitin 2019, në të cilin kishte të ardhura rekord nga mbledhja e taksave rrugore dhe në të cilën tranzituan pothuajse numra rekord të automjeteve me turistë.…
Presidenti Stevo Pendarovski sot dha deklaratë para udhëtimit të përbashkët me kolegun bullgar, Rumen Radev, në Vatikan për të shëruar Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit. Sipas presidentit Pendarovski, të gjitha problemet do të tejkalohet dhe këto çështje të vështira në të ardhmen do të shërbejnë për përafrim. “Nevojitet të kemi rindërtim të besimit me Bullgarinë si miq dhe të bisedojmë edhe për çështjet më të vështira që për momentin na ndajnë. Shpresoj se në të ardhmen këto çështje do të na përafrojnë”, tha Pendarovski. Ndryshe, Radev u shpreh se udhëtimi i përbashkët me presidentin Pendarovski dhe shënimi i Ditës…
Prokuroria Themelore Publike Gostivar parashtroi aktakuzë kundër një personi nga Dobërdolli i cili akuzohet për veprën penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organet kompetente”. Sipas prokurorisë, i akuzuari 33 vjeçar, në objekt të vendosur në shtëpinë e familjare në pronësi të atit të tij në Dobërdoll ka organizuar lojëra të fatit “Keno” pa pasur dokumentacionin e parashtresë, respektivisht pa leje nga organet kompetente. “Gjatë kontrollit mr 25 shkurt, zyrtarët policorë ia kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pajisjen e instaluar për lojëra të fatit”, njoftojnë nga PTHP Gostivar./Telegrafi/
Dobrilla Kacarska është emëruar kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo është zgjedhur me votim të fshehtë me gjashtë vota “për” nga nëntë gjykatës, me çka është arritur kushti prej dy të tretat e votave. Mandati i kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese Kacarkës do të fillojë nga 2 qershori i këtij viti Emërimi i saj si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, vjen pas përfundimit të mandatit të kryetarit të deritanishëm, Sali Murat.
Pas konkursit për artistët e pavarur, të shpallur në dhjetor të vitit 2020, me të cilin artistët kërkojnë të drejtën për mbulimin e harxhimeve për sigurim shëndetësor dhe kontributet e tjera mujore, Ministria e Kulturës ende nuk e ka parë të arsyeshme që edhe pas 5 muajve t’i shpallë këto rezultate në ueb-faqen e ministrisë në mënyre transparente, ashtu siç do të duhej dhe ashtu siç funksionon çdo shtet normal demokratik, por njoftimet për fituesit u janë lëshuar vetëm atyre. Edhe pse kjo nuk është shkelja e vetme, po ia kujtojmë opinionit se, sipas Ligjit për kulturë, këto rezultate është…
Almakos: Cilat janë ritualet dhe shprehitë tua të mëngjesit? Vjosa Selimi: Gjëja më e rëndësishme për mua është që të ngrihem herët dhe menjëherë pason bërja e planeve për obligimet e përditshme, por çdoherë duke u mbështetur në të menduarit pozitiv. Besoj që mënyra e të menduarit në minutat e para pas zgjimit e përcakton rrjedhën e tërë ditës. Përgatitem për në punë gjithnjë e shoqëruar nga muzika. Më tërheq thjeshtësia, andaj i përmbahem në të gjitha fushat e jetës. Përpiqem të bëj gjëra që janë praktike, por që njëkohësisht do të më nxisin dhe do të më japin energji.…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.073 teste të kryera janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 147 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.117 raste, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, kurse 5.356 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.571 raste aktive me virusin korona.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se në rrjedhë është pagesa etapore e pensioneve të majit. Penesionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga Kovid-19. Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela pagesore do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit. -Për pensione deri 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 26.05.2021 (e mërkurë); -Për pensione 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 27.05.2021 (e enjte); – Për pensione 14.001-18.000…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka sanksionuar 173 shoferë, mes të cilëve 42 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, si dhe 17 vozitës të motoçikletave. Nga MPB-ja njoftojnë se janë sanksionuar edhe 8 vozitës për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 gjoba për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Ndërkohë numri më i madh i gjobave është shqiptuar për makina të parkuara në mënyrë të parregullt, gjithsejtë 59.
Kryeministri Zoran Zaev ditw më parë ka demantuar zyrtarisht zwrat pwr rikonstrumin e qeverisw, por burime brenda ekzekutivit thonë se ndryshimet nw kabinetin qeveritar po bwhen gjithnjw e mw tw sigurta. Këto burime theksojnë se ndryshimi më i madh pritet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dikaster që pritet ta marrë nën drejtim Bashkimi Demokratik për Integrim. Ministri aktual Oliver Spasovski pritet të kalojë në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse ministrja aktuale, Radmilla Shekerinska do të rikthehet si zv kryeministre për eurointegrime në vend të Nikolla Dimitriovit, ose do të udhëtojë si ambasadore në SHBA. Për momentin nuk përmendet ndonjë emër…
LSDM me anë të një komunikate për media kë thënë se opozita nuk do të arrijë të bllokojë reformat në arsim. Komunikata e LSDM-së: “VMRO-DPMNE-ja përsëri paralajmëron tentime të reja për referendum dhe bllokim të reformave në arsim dhe dixhitalizimin e procesit arsimor, pasi iu ndodho fijasko me protestat partiake. E drejta për të nisur referendum është e ligjshme dhe e garantuar nga Kushtetuta, por kjo është përpjekje tjetër absurde për të bllokuar një reformë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për procesin e përgjithshëm arsimor. Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike është në…

