Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.315 teste të kryera janë regjistruar 81 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 27 vetëm në Shkup, 25 në Tetovë, transmeton Alsat. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë, shkruan Alsat. Sot fatmirësisht nuk janë është regjistruar asnjë viktima së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.380 raste, prej të cilëve 150.362 janë shëruar, kurse 5.493 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 525 raste aktive me virusin korona.
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati për kryeministër të Bullgarisë, Pllamen Nikollov nga partia “Ka popull të tillë”, paralajmëroi se Qeveria e tij, nëse e merr mbështetjen e Kuvendit, nuk do t’i privojë “dhunshëm” vëllezërit e tyre nga Maqedonia e Veriut nga mundësia për ardhmëri evropiane, edhe pse do të kujdeset për interesat nacionale bullgare, transmeton Portalb.mk. Ai tha se, me siguri nuk do të zhvillojmë politikë të konfrontimit gjatë një programi në Televizionin Nacional Bullgar. Në pyetjen nëse do të mbetet pozicioni i deritanishëm bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut apo do të përpiqet të arrijë kompromis, ai u përgjigj me ton të matur, që…
Me 30.07.2021 në ora 05.30 në Strumicë, zyrtarët policor nga SPB Strumicë e kanë arrestuar A.M.(32) nga Strumica, pasi që tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë si dhe fije prej kanabisi, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 30.07.2021 në ora 23.30 në Kërçovë, zyrtarët policor nga Stacioni policor në Kërçovë i arrestuan A.K.(40) dhe U.A.(38), dytë nga Kërcova, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturën e tyre “ford mondeo”, me targa nacionale zvic1rrane, në të cilën kanë qenë duke u vozitur, është gjetur dhe konfiskuar hashash. Ata janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale./Almakos
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 93-të me radhë e ka plotësuar Programin për mbështetje të turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta me 22.990.000 denarë shtesë, me çka vlera e përgjithshme e mjeteve nga pjesa e I e këtij programi në vend se 15.000.000 denarë, do të jetë 37.900.000 denarë. Me masën e parashikuar do t’u mundësohet personave, të cilët të hyrat mujore në familje nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarë, të shfrytëzojnë pushim vjetor në qendrat turistike dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike për rritjen e vëllimit të punës…
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor, pasi siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të njëjtat do t’i shpallë më 6 gusht. Megjithatë, për këto zgjedhje u paralajmërua edhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor, gjegjësisht rritja e pragut të kalimit. Kjo ngjalli reagime të shumta nga partitë e vogla, ndërkaq dje edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski paralajmëroi se nuk do të dekretojë ndryshimet e njëjta. Ai tha, se rritja e pragut të kalimit në 2%, është në kundërshtim me atë çfarë paraqet rekomandim i OSBE-së, që është kalimi të jetë me 1%. Ndërkohë, ka…
Kryeministri, Zoran Zaev, priti fituesin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike Verore në Tokio në Taekvondo Dejan Georgievski, i cili u shoqërua nga trajnerët Darko Kostovski dhe Borçe Kostovski. Kryeministri Zaev uroi olimpikun e argjendtë Georgievskin dhe e falënderoi për gëzimin që u solli qytetarëve të vendit nga Tokio. Zaev theksoi se Dejan është shembull dhe model për të rinjtë se asgjë nuk është e paarritshme, madje edhe majat olimpike kur talenti shkon së bashku me angazhimin për rezultatet më të mira dhe këmbënguljen për të arritur. Gjatë bisedës, kryeministri Zaev tha se suksesi i Georgievskit është një nxitje…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, pasi ka pranuar vendimin e Komisionit për emërime, ka vendosur që të shkarkojë Goran Sugareski nga detyra ushtrues i postit të drejtorit të Drejtorisë së Doganave. Në vend të Sugareskit, është emëruar zëvendëdrejtoresha e deritanishme e Doganeve, Sllavica Kotirov. Sugareski do t’i hyjë garës në zgjedhjet lokale. Është bërë publike kandidatura e tij për të parin e Prilepit.
Partia në pushtet LSDM tha se shumica parlamentare ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Falimentimit. Me zgjidhjen ligjore, 1.100 punëtorë të falimentuar shtesë do të marrin kompensim mujor prej 9.242 denarë deri në pension ose punësim. “Në këtë mënyrë, ne po realizojmë një premtim tjetër parazgjedhor dhe po korrigjojmë dekadat e padrejtësisë ndaj këtyre bashkëqytetarëve. Deri më tani, ne kemi zgjidhur statusin e rreth 13.000 punëtorëve të falimentuar që humbën punën pa fajin e tyre dhe pa status të rregulluar”, thonë nga LSDM.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 19.30 në pikën pagesore në Gostivar, policia ka arrestuan personat M.L. (20), H.N. (18) dhe O.M. (21), të gjithë nga Shkupi, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit të makinës së tyre, “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, ka gjetur amfetaminë, marijuhanë dhe peshore digjitale me mbetje amfetamine.
Njësia e Punëve të Brendshme Radovsish deri te Prokuroria Themelore Publike Strumicë, parashtroi kallëzim penal kundër katër personave shtetas të Britanisë së Madhe, të cilët në periudhën nga gushti deri më dhjetor të vitit 2020 kanë kryer veprën penale “Mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b paragrafi 3 të Kodit Penal. Të dyshuarit në disa raste kanë kryer ndërhyrje të paautorizuar në komunikim ndërmjet subjektit juridik në Radovish dhe subjektit juridik në Londër dhe me ndryshim dhe mbulim, përkatësisht kanë riorientuar të dhëna kompjuterike dhe kanë dorëzuar faktura të rreme në të cilat kanë kryer ndryshim të llogarisë në të cilat subjekti…
Nuk ka alternative për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por BE-ja për fat të keq e mban Republikën e Maqedonisë së Veriut pothuajse 17 vite si vend kandidat, pa e mundësuar me atë rast hapin e ardhshëm për rrugën punë drejt integrimeve. Në rrethana të tilla, atë e njohin edhe 26 vende anëtare, që publikisht dhe zëshëm flasin për meritat e vendit tonë për ta marrë konferencën e parë ndërqeveritare, theksoi kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjeve të deputetëve në Kuvend. Zaev theksoi se në raportin zyrtar nga BE-ja, njëqind për qind janë konfirmuar proceset që ishin obligim I Maqedonisë…

