Njësia e Punëve të Brendshme Radovsish deri te Prokuroria Themelore Publike Strumicë, parashtroi kallëzim penal kundër katër personave shtetas të Britanisë së Madhe, të cilët në periudhën nga gushti deri më dhjetor të vitit 2020 kanë kryer veprën penale “Mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b paragrafi 3 të Kodit Penal. Të dyshuarit në disa raste kanë kryer ndërhyrje të paautorizuar në komunikim ndërmjet subjektit juridik në Radovish dhe subjektit juridik në Londër dhe me ndryshim dhe mbulim, përkatësisht kanë riorientuar të dhëna kompjuterike dhe kanë dorëzuar faktura të rreme në të cilat kanë kryer ndryshim të llogarisë në të cilat subjekti nga Radovishi lështë dashtur të realizojë pagesën.
Në bazë të këtyre fakturave të rreme të përgatitura subjekti juridik nga Radovishi ka realizuar katër pagesa të llogarive të ndryshme në banka në Britaninë e Madhe. Me veprën e kryer të dyshuarit në mënyrë kundërligjore kanë fituar dobi materiale në vlerë prej 15.006.000 denarëve, në dëm të subjektit juridik nga Radovishi.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica
- Rugova: Figura e pavarësisë që nuk mund të harrohet
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj



