Author: Hamdi Kumanova

Lëvizja për demokraci, të drejta dhe liri (LDL) është partia e re në skenën politike në vend, e cila disa ditë më parë mbajti një kuvendin themeluese në Manastir, transmeton Portalb.mk. Në kuvendin themeluese, për kryetar të LDL-së është zgjedhur aktivisti Edin Jakupoviq. Siç njoftojnë nga kjo parti, anëtarët e LDL-së janë përgjithësisht pa angazhim paraprak politik, të cilët, siç u tha, do të angazhohen për vlerat dhe parimet demokratike. Zhvillimi dhe prosperiteti i një Republike të pavarur dhe sovrane të Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE, ndërtimi i një shoqërie civile, demokratike, pluraliste, në të cilën do të respektohen…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 143 gjoba, mes të cilave 18 për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 11 gjoba për vozitësit e motoçikletave. Janë shqiptuar edhe tetë gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 11 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara si dhe 58 gjoba për parkim të parregullt.

Lexo më Shumë

Vaksinimi po rrjedh pa pengesa në të gjitha punktet në vend. Interesimi për vaksinim çdo ditë e më shumë po rritet, deri tani numri i personave të cilët kanë shpreh dëshirë që të vaksinohen përmes platformës online www.vakcinacija.mk është 427.535 qytetarë. Në punktet e vaksinimit në shtet, me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsejtë 231.014 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.504 qytetarë, derisa dje gjithsejtë janë vaksinuar 11.598 qytetarë. Në shtet deri tani gjithsejtë janë vaksinuar 290.829 qytetarë, derisa dozën e dytë apo revaksinimin e kanë kryer 59.815 qytetarë. Vaksinimi i qytetarëve po kryhet në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një reagimi ka reaguar lidhur me gjendjen e rënduar dhe vërshimet e shkaktuara në këtë komunë, pas reshjeve të dëmshme, e që ato siç thuhet nxorrën të ‘palarat’ e kreut të kësaj komune. “Shiu i djeshëm në qytetin e Kumanovës e posaçërisht në fshatin Çerkez, përpos që ka shkaktuar dëme dhe vërshime rrugëve të fshatit, nxori në shesh edhe mashtrimin e talljen që institucionet lokale ua bëjnë lagjeve e vendbanimeve shqiptare. Para pak kohësh ishim dëshmitar të një iniciative kryesisht për marrëdhënie me publikun të komunës dhe kryetarit Maksim Dimitrievski ku u asfaltuan disa rrugica…

Lexo më Shumë

Pas anulimi dy mujor të seancave për “Organizatorët e 27 prillit”, sot në Gjykatën Penale të Shkupit është paraparë të dëshmojë i akuzuari Spiro Ristovski. Rastin e udhëheq Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Katerina Kolarovska. Seanca e fundit gjyqësore u mbajt më 25 mars. Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ndryshe, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ish-zëvendës Ministri i Jashtëm Bullgar Stefan Tafrov për televizionin kombëtar bullgar tha se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të bazohen në urrejtje. Tafrov gjithashtu tha se “ne duhet të jemi në gjendje të flasim dhe të kuptojmë njëri-tjetrin, sepse Bullgaria ishte e para në botë që njohu Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet”. Sipas Tafrov, Bullgaria është shumë e izoluar në BE për këtë çështje dhe kjo është e vërteta. Pozicioni bullgar është keqkuptuar dhe Presidenti Rumen Radev ka treguar qartë se Bullgaria është në izolim diplomatik për këtë çështje, dhe sipas Tafrov,…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Kosovës që po punonin në Shkup, janë arrestuar nga Policia për shkak të dyshimit se nuk e kanë të rregulluar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut, derisa po punonin në një objekt ndërtimi, transmeton Portalb.mk. “Punonjësit policor nga SPB-Shkup në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati i punës kanë kryer kontrolle në një objekt ndërtimi në rrugën “Llazo Tpovski” në Shkup, ku nënkontraktor ishte një kompani nga fshati I Shkupit, Sfillare e Epërme”, raportojnë nga Policia. Raportohet që gjatë kontrollit janë privuar nga liria dy shtetas nga Kosova 20 vjeçari G.L. dhe 59 vjeçari Xh.K. për shkak se ishte…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev sot kishte takim me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërns, në të cilin u diskutua për proceset aktuale të integrimit evropian, bashkëpunimin strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së dhe për sfidat në ballafaqimin me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19. Në takimin, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, bashkërisht u konstatua se të dy vendet dëshirojnë që negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian të fillojnë deri në fund të vitit, si një investim në stabilitetin rajonal dhe një proces i rëndësishëm për sigurimin e prosperitetit për qytetarët. Sipas Zaevit dhe Bërns, zgjidhja e çështjeve…

Lexo më Shumë

Arifi në llogarinë e saj në rrjetin social fejsbuk shkruan: Filloi asfaltimi i rrugës së Shipkovicës! Sot filluan punët për rehabilitimin e rrugës rajonale nga kthesa e rrugës për Kodrën e Diellit deri brenda fshatit Shipkovicë! ? Asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 3 kilometra bëhet në kuadër të programit të NP “Rrugët Shtetërore” për rrugë rajonale, kurse realizimin e punëve e bën NP “Rrugët e Maqedonisë”! Reahbilitimi i kësaj rruge është një kërkesë dhe nevojë e kahmotshme e banorëve të Shipkovicës dhe fshatrave të malësisë së Tetovë, kurse komuna e Tetovës ka intervenuar edhe për disa punë të natyrës…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon me konsultimin për Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje. Sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski kisthe takim pune me Odën e arkitektëve dhe inxhinirëve të autorizuar si dhe me shoqatat “o2” dhe “Fron 21/42”. Në takim, sipas njoftimit të ministrisë, u diskutuan disa tema dhe propozime në drejtim të përmirësimit të Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje. “Sot kisha diskutim të frytshëm me organizatat joqeveritare si dhe me Odën e Arkitektëve të autorizuar. Biseduam për përmirësimin e ligjit dhe konsideroj se jemi në drejtim të mirë që bashkërisht të krijojmë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të fazës së dytë nga kampanja “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” , në shkollën e mesme profesionale “Zdravko Cvetkovski”, u bë promovimi për të gjitha drejtimet që ajo i ofron për nxënësit, të përfshirë degët e dizajnit, arkitekturës, ndërtimtarisë, gjeodezisë, montues të ndërtimit dhe montues të pllakave dhe dyshemeve. Zëvеndësdrejtori i shkollës, Tesnim Etemi tha se interesimi i gjeneratave të reja është i madh dhe po rritet nga viti në vit, ndërsa si më pak të interesuara i cilësoi atë të degës ndërtimtarisë dhe gjeodezisë. Tesnim Etemi, zëvëndës drejtor i shkollës së mesme profesionale “Zdravko Cvetkovski” “Interesimi…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski sot tha se nuk është optimist se do të ketë ndryshim të qendrimeve në Bullgari sa i përket procesit euroingrues të vendit. “Nuk jam optimist. Do të dëshiroja që të jetë e vërtetë, por nuk jam optimist. Bullgaria nuk do të lëvizë as edhe një milimetër, nëse ne nuk e pranojmë rezolutën e Kuvendit të tyre, posaçërisht jo para zgjedhjeve”, tha Mickoski. Sipas tij, do të mund të ndodhë diçka në Samitin e BE-së në dhjetor pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në qershor dhe mas zgjedhjeve presidenciale në tetor. Mickoski para gazetarëve theksoi se Ligji…

Lexo më Shumë