Liderët e Bashkimit Evropian, gjatë samitit të mbajtur në Bruksel, kanë paralajmëruar se deri në fund të vitit, blloku do të dhurojë së paku 100 milionë doza të vaksinave në vendet më pak të zhvilluara, ku do të përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Burimet nga BE-ja për REL kanë paralajmëruar se Austria, Hungaria, Polonia dhe Sllovenia, së shpejti do të japin falas vaksina për këto shtete të rajonit. Kosova pritet që të përfitojë një numër të konsiderueshëm të vaksinave, që do të jepen donacion nga këto shtete. Nga këto donacione do të përfitojnë edhe Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut,…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski sot priti gjeneral, komandant i ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën. Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Presidenti Pendarovski theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një aleat dhe mbështetës kryesor i vendit tonë që nga pavarësia e saj dhe se Maqedonia e Veriut vlerëson veçanërisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, si partneri i saj strategjik. Anëtarësimi në NATO, tha Presidenti Pendarovski, ofron një mundësi shtesë për të forcuar partneritetin. Pendarovski theksoi angazhimin…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cilëson si të pabazë iniciativën për zbatimin e një referendumi për reformat në arsim ku përfshihet dixhitalizimi librave, shkruan Alsat. Modernizimi i arsimit, thonë nga ky institucion është pashmangshëm. “E drejta për të iniciuar një referendum është legjitime, sepse është e garantuar me Kushtetutë. Sidoqoftë, arsyeja pse përdoret kjo e drejtë nuk është e justifikuar, është absurde të bllokosh progresin dhe dixhitalizimin që modernizon arsimin me një referendum. Ndryshimet duhet të ndodhin. Risitë janë një sfidë për të gjithë, por ne nuk duhet të heqim dorë prej tyre, por përkundrazi të vazhdojmë të punojmë…
Disa rrugë në Shkup pa energji elektrike, fshati Radishan dy orë pa ujë Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 13 do të jenë konsumatorët e rrugës “Jurij Gargarin” nga numri 20 deri në 40, konsumatorët e locuar nga rrethina e tyre e drejtpërdrejtë dhe objekti i QT Olimpiko, ndërsa nga ora 9 deri në 12 një pjesë e konsumatorëve të fshatit Varvarë të locuar në anën e fshatit Dobridoll. Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit kumtuan se pa energji nga ora 8 deri në 15.30 do të jenë konsumatorët e rrugës 1,…
Nënkryetari dhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti në një intervistë për “Sloboden Peçat” flet për zhvillimet në partinë e tij. Ai flet për mosmarrëveshjet e organeve në Shkup për emërimet e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit në Qeveri, kërkesën për debat në parti dhe mundësinë që BDI të dënohet në zgjedhjet lokale nga elektorati nëse nuk ka kompromis gjenden në problemet deri atëherë. Mexhiti, ndër të tjera, tha në intervistë se ai pret që Ali Ahmeti t’i kuptojë siç duhet vërejtjet e tij dhe të reflektojë të gjitha ato në interes të një kthimi të fortë të BDI-së,…
Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” prej sot e deri të enjten në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup dhe Manastir përsëri do të mbledhë nënshkrime për inicimin e një referendumi, për qytetarët të votojnë për projektligjin për tekstet shkollore dhe materialet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, pasi iniciativa e tyre nuk u pranua në Kuvend javën e kaluar për shkak se siç u shprehën nga Kuvendi, nënshkrimet nuk ishin mbledhur në përputhje me Ligjin për Referendumin. “Nënshkrimet nuk janë mbledhur para një institucioni të autorizuar – njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë,…
Toni Angellovski, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për emisionin “Utrinski Brifing” konfirmoi se kamerat mobil të policisë rrugore tashmë janë në veprim dhe falë kësaj dënimet e përcaktuara nuk mund të anulohen. “Nuk ka asnjë mundësi të ndëshkimit. Për më tepër falë Ambasadës Amerikane, ne kemi prezantuar kamera mobile të kryera nga oficerë të policisë rrugore dhe e gjithë biseda me ju regjistrohen. Ajo shkon në bazën e Ministrisë së Brendshme dhe dokumentohet”, tha Angellovski. Zëdhënësi tha se mbi 1.800 gjoba u vendosën gjatë fundjavës së zgjatur, ndërsa shumë prej këtyre gjobave janë për vozitje edhe më shumë se 70…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot bëri të ditur se kanë arritur 10.530 vaksina të prodhuesit “Pfizer”. “Kanë mbërritur 10.530 doza të vaksinës nga prodhuesit ‘Pfizer’, prej të cilave 5.850 janë përmes bisedimeve të drejtpërdrejta, ndërsa 4.680 doza janë nga BE që i siguroi si ndihmë përmes marrëveshjeve trilaterale në kuadër të programit ‘Team Europe’”, tha Filipçe. Ai sqaroi se “Team Europe” është program për mbështetje në gjetjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor që e koordinon Austria. “Sasia me vaksina vazhdimisht mbushet, ndërsa unë bëj thirrje qytetarëve që të paraiten në ueb-faqen vakcinacija.mk”, u shpreh Filipçe.
Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva në konferencë për shtyp tha se reformat në arsim janë gabim. “Ne gjithashtu paralajmëruam se reformat nuk kanë për qëllim përmirësimin e procesit arsimor, përkundrazi, bëhet fjalë për përmbushjen e nevojave për persona të tjerë”, tha Miteva. Sipas saj, në programet për klasat I dhe IV përmes temës shteti im, parashihet që nxënësit të ndërtojnë identitet të qytetarit, ndërsa tendenca, sipas saj është e qartë, që të prishet marrëdhënia me shtetin e Maqedonisë. “Nuk ka plan për zhvillim, nuk ka strategji të gjatë për arsimin. Përkundrazi, me fuqi zbatohet reforma që dëmton procesin arsimor dhe…
Sadi Bexheti për Komunën e Tetovës dhe Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit, janë kandidatët e PDSH-së që do të garojnë për zgjedhjet lokale në tetor të këtij viti. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka takuar Bexhetin dhe Sadikun, përfshirë edhe një pjesë të kryesisë, për të nisur parapërgatitjet për zgjedhjet lokale. Thaçi kohë më parë deklaroi se nuk ka biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm në zgjedhjet lokale, por bëri të ditur se është i gatshëm që të bisedojë me të gjithë, përveç se me BDI-në, pasi që sipas tij, nga ata ka ardhur e keqja. “Ne jemi të…
Maskat nga një qershori nuk do të jenë të detyrueshme të mbahen në të hapur. Kështu shkruan Lokalno duke u thirrur në burimet brenda Komisionit për Sëmundje Infektive. Situata epidemiologjike në vend është duke u stabilizuar, dhe nisur nga kjo, pritet që të miratohet ky vendim. Përndryshe vazhdimisht po bie numri i rasteve të reja me virusin Kovid-19, kështu që sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për shëndet publik, prej 3.143 testimeve janë regjistruar 37 raste të reja. Në pikat vaksinuese në vend, përfundimisht me pardje, janë vaksinuar gjithsej 220.733 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e…
Mjeku Nikolla Panovski në intervistën e tij për Kanal 5 deklaroi se pjesa më e vështirë tashmë është tejkaluar dhe se tashmë kemi arritur imunitetin kolektiv për të cilën e kemi paguar shtrenjtë. “Shumë shtrenjtë e paguam imunitetin kolektiv, pjesën më të vështirë e kaluam, posaçërisht valën e marsit dhe prillit”, tha Panovski. Sipas tij, mbajtja e maskave në hapësira të hapura është dashur të hiqen me ardhjen e stinës së pranverës, ndërsa këtë ligj vet qytetarët nuk e respektojnë dhe po ashtu edhe policia dënon më pak. Ai pret që numri i rasteve të reja të bie vazhdimisht, ndërsa…

