Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të vaksinohen në Serbi

Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të vaksinohen në Serbi

Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të vaksinohen në Serbi.

Sipas korrespodentit të AIM-s nga Beogradi, midis 300 dhe 500 qytetarë vaksinohen çdo ditë në pikën e panairit të Beogradit.

“Midis 600 dhe 800 persona janë vaksinuar gjatë fundjavave dhe gjysma e tyre janë shtetas të Maqedonisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha për agjencinë “Beta” koordinatorja e pikës së panairit, Svetlana Miçiç.

Përveç rivaksinimit, shtetasit e Maqedonisë që udhëtojnë jashtë vendit vaksinohen kryesisht në panairin e Beogradit.

Vetëm në Nish, deri më tani, 12.006 janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 9.392 shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar me dozën e dytë./Telegrafi/