Tridhjetetetë vjeçari B.I nga Tetova, pronar i objektit hotelerik ka pranuar kallëzim penal për shkak se nuk ka vepruar sipas rregullave në kohë pandemie, nga SPB-ja njoftuan se me datë 12 mars në lokalin e tij ka pasur 40 të ftuar për një aheng familjar, shkruan Portalb.mk. Portalb.mk mëson se bëhet fjalë për një restorant për dasma në hyrje të qytetit të Tetovës, ndërkaq pronari i lokalit ka lejuar mbajtjen e ahengut familjar përkundër dispozitave ligjore që nuk e lejojnë këtë në kohë epidemie. “Më 12 mars të këtij viti, pjesëtarë të policisë nga SPB-ja në Tetovë dhe inspektorë të…
Author: Hamdi Kumanova
Kjo është një certifikatë që u jepet qytetarëve pasi imunizohen ma vaksina kundër virusit korona. Në të qëndrojnë të dhëna personale rreth personit që është vaksinuar dhe datat e pranimit të dozave. E këto të dhëna janë të plasuara në gjuhën maqedonase dhe angleze. Koalicioni ASH-AAA ka reaguar për mungesën e gjuhës shqipe në këtë dokument. Opozita thotë se zyrtarët e BDI-se gjuhën shqipe e përdorin vetëm si makijazh nëpër tabela informative, teksa nuk kane guxim të përdorin aty ku duhet, në dokumente zyrtare. “Kjo dëshmon edhe një herë se zyrtarët e BDI-së, gjuhën shqipe e përdorin vetëm si makijazh,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoan Zaev në një intervistë për mediat serbe ka komentuar “Non Paper” që diskutohen së fundmit. Zaev në intervistën e tij për Kurir është shprehur se Bashkimi Evropian ka ngecur me gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe pas ngecjes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës, paraqiten disa non-paper dhe ide të tjera radikale. Ndër të tjera ai thekson se këto ide mund të përfundojnë vetëm më luftëra. Ndërkohë i pyetur për pyetjen nëse ka frikë nga lufta, kryeministri Zaev shpreson se asnjëherë nuk do të ketë luftëra.…
Tre tërmete janë regjistruar në rrethinë të Mavrovës Tre tërmete janë regjistruar sot në rajonin e Mavrovës, kumtoi sot Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit në rrethinë të Mavrovës. Dy të parët ishin me intensitet prej 3,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit, përderisa I treti ishte me intensitet prej 2,4 ballëve. “Rrjeti telemetrik sizmologjik I RMV-së, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, herët në mëngjes regjistroi tre termite dhe atë në orën 3:52, 4:59 dhe 6:15,…
Kthimi në normalitet nga pasojat e pandemisë mund të pritet kah fundi i verës apo në fillim të vjeshtës, por çdo gjë varet nga vullneti i qytetarëve për vaksinim. Drejtori i Institutit të imunologjisë, Aleksandar Petliçkovski në emisionin “Pasqyra e shëndetit” në Alsat është shprehur se të gjitha vaksinat mbrojnë nga virusi, por edhe nga vdekja dhe simptomat e rënda, nëse të vaksinuarit infektohen me Covid -19. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, që i plasoi Petliçkovski, të vaksinuarit nëse infektohen, s’mund ta bartin virusin. “Prej këtu vijnë lehtësimet gjegjësisht rekomandimet e…
Afrim Gashi vizitoi degën e Likovës Sot, në selinë e degës së Likovës, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, e kanë vizituar degën e Likovës, ku u mirëpritën nga kryetari i degës, Iljasa Abazi. Në këtë bashkëbisedim me strukturat e kësaj dege u fol mbi përmbylljen e reformave partiake, përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Pëveç kësaj, para kuvendarëve të degës së Likovës u kërkua që të fillohen me parapërgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit. Afrim Gashi vizitoi degën e Kumanovës Sot, pas…
Në 24 orët e kaluara në Kovid-Qendrat në spitalet e vendit njoftohet se po shërohen 186 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19. Pas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 17 pacientë, në Kumanovë 34 pacientë, në Shtip 20 pacientë, në Tetovë 4 pacientë, në Veles janë shtruar për kurim 16 pacientë. Në Kovid Qendrën në Ohër, 25 pacientë, Prilep 12 pacientë, Gostivar 5, Strugë 21 pacientë, në2 Strumicë 16 pacientë dhe kështu me radhë. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me korona…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe i Bullgarisë, Rumen Radev, bashkërisht do të nderojnë veprën e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi në Romë. Për shkak të protokolleve shëndetësore të kreut të Kishës katolike, papa Françeskut, delegacioni i kryesuar nga dy presidentët nuk do të nderojë iluministët mbarë sllovenë sot, por vizita është planifikuar për më 26 dhe 27 maj. Sot, më 24 Maj, në Ditën e iluministëve mbarësllovenë në Romë dhe Vatikan do të qëndrojë delegacioni i KOM-it, i kryesuar nga peshkopi Pimen, ku do të kryejë shërbesë fetare në varrin e Shën Kirilit. Siç kumtoi kabineti…
Fundjava e vazhduar bashkërisht me kohën e mirë bëri që qyteti i Ohrit të mbushet me turistë. Mysafirë ka gjithkund, nëpër çarshi, në breg të liqenit, kurse kafenetë dhe restorantet janë të mbushura. Pjesa më e madhe e turistëve janë vendorë, por ka edhe turistë të huaj, ndërsa kapacitetet hotelerike janë mbushur deri në 30%, që është numër i mirë duke pasur parasysh se jemi para sezonit veror. Ndryshe, Maqedonia si destinacion është e hapur për të gjithë turistët, pa kufizime dhe pa PCR teste. Një nga masat për tërheqje të turistëve janë 50 mijë testet e planifikuara për coronavirus…
Rritet në maksimum numri i levizjeve ne te dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime të siguruara thanë se gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 7.100 shtetas, duke regjistruar kështu numrin me të lartë të hyrje-daljeve në 10 muajt e fumdit. Të njëjtat burime thanë se gjatë 24 orëve të fundit numri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë ka shkuar në më shumë se 4.300 shtetas, numër ky i lartë edhe për…
Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore gjatë ditës së djeshme në aksidentin e ndodhur në rrugën “Goce Dellçev” në Kërçovë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes automjetit “BMW” me tabela të Gostivarit e drejtuar nga A.A (48) nga Vrapçishte dhe “Reno Clio” me tabela të Kërçovës e drejtuar nga L.B (54). “Në aksident, me lëndime të rënda trupore ka mbetur shoferi L.B, ndërsa me lëndime më të lehta ka marrë S.B (43) nga Kërçova, bashkëudhëtar në “BMW””,t ha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i stacionit policor në Kërçovë./Telegrafi/
Institucionet kanë arritur të rikthejnë negociatat për ndryshimet eventuale në Kodin zgjedhor, pasi ata ishin pezulluar për një kohë të gjatë. Në takimin e fundit të iniciuar nga ministri Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe në praninë edhe të ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, takim ky që nuk ka qenë publik, të gjitha partitë politike parlamentare kanë bërë të ditura pozitat e tyre. LSDM-ja është e gatshme të vazhdojë negociatat në të cilat thonë se kanë kërkuar zbatimin e modelit me një njësi zgjedhore. Përveç kësaj, ndër opsionet që diskutohen janë listat e hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash, një rreth zgjedhor…

