Author: Hamdi Kumanova

Ka nisur me mungesë të dakordimit mbledhja e sotshme e Komisionit të Kuvendit për Çështje Evropiane, ku do të shqyrtohet Propozim-Ligji për Shtetësinë i sponsorizuar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, raporton Tv SHENJA. Në fillim të mbledhjes nuk është arritur të miratohet rendi i ditës për shkak se deputetët e VMRO-së kanë kërkuar fillimisht shqyrtimin e pesë amendamenteve të tyre. Kjo nuk është pranuar nga kryetari i Komisionit Arbër Ademi, i cili ka thënë se fillimisht duhet që të miratohet rendi i ditës. Më pas ai ka kërkuar pauzë njëorëshe. Ndërkohë, dje në seancën e Kuvendit me 66…

Lexo më Shumë

Një kamion është rrokullisur në rrugën Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Trebenishtë. Bëhet fjalë për automjet me tabela të Shkupit, ndërsa shoferi është dërguar në spital në Ohër. “Në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë në afërsi të fshatit Trebenishtë, ka ndodhur aksident, nga ku automjeti “Iveco” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga D.P (46) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Shoferi është dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo” nga ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, theksojnë nga SPB Ohër. Në terren ka dalë edhe policia për t’i vërtetuar arsyet e aksidentit.

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe policët Alfa janë liruar nga aktakuza për rastin “Tortura” e që ka bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit. Gjykata Penale e Shkupit sot mori vendim të këtillë me arsyetimin se Prokuroria nuk ka dëshmuar se është kryer vepra penale torturë ose veprime mizore dhe jonjerëzore. Ne ekspertizën për gjendjen shpirtërore, nuk është dëshmuar se ka probleme psikike dhe kardiovaskulare që kanë zgjatur disa ditë si pasojë e arrestimin. Ndryshe, Boshkovski u arrestuar në qershor të vitit 2011 para një restoranti në Shkup. I akuzuari i parë për këtë rast ishte ish-drejtori i DSK-së, Sasho…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga institucionet kompetente të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale kundër vaksinimit për Kovid 19. Ministria thekson se një propagandë e tillë anti-vaksinë dhe teoritë konspirative të përhapura në rrjetet sociale janë të pranishme edhe te disa mjekë, madje edhe profesorë në Fakultetin e Mjekësisë, duke minuar punën e kolegëve, në luftën kundër kovid-19, e cila rrezikon shëndetin publik. Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Venko Filipçe çdo ditë bëjnë thirrje për interes më të madh në vaksinimin kundër Kovid-19, si mënyra e vetme…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë ka konfiskuar tre çanta me 54 pako mariuhanë vlera e të cilës sipas vlerësimeve të para është 150 mijë euro. Janë arrestuar pesë persona, mes të cilëve, dy ish të punësuar në MBP, kanë bërë të ditur nga MPB. Bëhet fjalë për kanal ndërkombëtar për tregti me drogë nga Shqipëria, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut me destinacion final Greqinë. Nga MPB kanë njoftuar se hetimi ka filluar nga muaji i kaluar, ndërsa organizator është një 50-vjeçar nga Gjevgjelia. “Mbrëmë, I.K (37) nga Gjevgjelia, Z.B (52) nga fshati Gërçishte dhe D.S (27) nga fshati Marvincë me makinën ‘opel vektra’ me…

Lexo më Shumë

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut ende vlerësohet si stabile. Vaksinimi në vend realizohet në mënyrë stabile dhe pa pengesa në të gjithë vendet për vaksinim në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë procesi i vaksinimit premton situatë stabile për muajt në vazhdim por apelohet që të ketë kujdes tek qytetarët që mos përfshihen nëpër tubime apo festa ku ka shumë njerëz pasi kjo mund të sjell në infektim në masë. 2896 qytetarë janë vaksinuar gjatë ditës së djeshme nëpër qendrat për vaksinim terreni. Në 24 orët e fundit janë shëruar shtatë pacientë dhe janë lëshuar në shtëpi.

Lexo më Shumë

Kënga e sapo lansuar me titull : Kumanovë zemra ima, kënduar nga ikona e muzikes popullore dhe patriotike Ismet Bexheti dhe Abaz Selmani është realizuar me videoklip, ajo cfarë bjen ne sy me së shumti ështe guri Dardan i ciili është i vjetër mbi 1000 vjet, guri Dardan është pasuri kombëtare dhe identifikon shqipëtarët e Kumanoves dhe rrethinës. Vlen të theksohet se në këtë këngë në video klipin e sak ka edhe shum momumente tjera historike të cilat e argumentojnë edhe përmabajtjen tekstuale të këngës. Pas piblikimit të kësaj kënge vlen të theksohet u krijua nje jehonë e madhe nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 gjoba, prej të cilave 51 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 11 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 4 gjoba për shoferët e motoçikletave, 6 gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregulltë teknike, Poashtu janë shqiptuar edhe 4 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe pesëdhjete e nëntë sanksione për parkim jo të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (22.07.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 352 shoferë, prej tyre dyzet e shtatë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga e lejura kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën nga ora 21:00 deri më ora 02:00 (22/23.07.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 54 shoferë. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo më Shumë