Në Shkup sanksionohen 166 shoferë, 61 për tejkalim të shpejtësisë

Në Shkup sanksionohen 166  shoferë,  61 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 166 gjoba, prej të cilave 61 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 7 gjoba për shoferët e motoçikletave , 15 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Kontrollime e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.