Shkruan: Hamzi Ibraimi
Kaluan 5 vite që nga momenti kur organizata terroriste në krye me liderin Fetullah Gylen, ku tentuan të realizonin grusht shtet për të përmbysur qeverinë dhe për të larguar z.Rexhep Taip Erdoganin nga udhëheqja e shtetit. Kjo natë çdo herë do të jetë një natë zie për këtë shtet dhe për popullin e saj. Ngase në këtë natë shum familje humbën më të dashurit e tyre duke rënë dëshmorë për të mbrojtur vendin (Vatanin) e tyre nga tradhëtarët puçist të lëvizjes Hizmet.
Kjo natë ishte një ankth i vërtetë për të gjithë ne jashtë dhe për ata që jetonin në atë shtet sepse shumica prej nesh kemi edhe lidhje familjare por edhe një dashuri të veçantë që na lidh me shtetin turk. Për të gjithë ne, kjo natë do të mbetët një dhimbje e pa harruar që do ta përkujtojmë çdo herë.
Kush është Lëvizja Hizmet!?
Në vitin 1966 në Izmir, Fetullah Gylen doli në skenë duke themeluar Lëvizjen e tij “Hizmet”. Hapat e para i filloi si një “hoxhë” (imam) në xhami pastaj me kalimin e kohës ai hapi disa konvikte studentore dhe filloi rekrutimin e studentëve. Shkollat e tij të para u themeluan në vitin 1986. Lëvizja Hizmet gjatë veprimtarisë së saj në Turqi i merrte fëmijët e zgjuar të familjeve të verfëra dhe i shkollonte me bursë të plotë dhe kështu i bënte që të ngeleshin besnikë dhe të ndëgjueshëm ndaj lëvizjes Hizmet. Siç dihet, lëvizja Hizmet ka financuar shkolla, media dhe organizata jo qeveritare. Kjo lëvizje (terroriste) ka operuar në 150 shtete të ndryshme. Por nga 15 Korriku që njihet edhe si dita e grusht shtetit në Republikën e Turqisë dhe pasi u shpall nga ky shtet si organizatë terroriste, shum shtete ia kanë ndaluar funksionimin e këtyre shkollave në vendet e tyre.
Gylen duke u fshehur nën petkun “Islami i modernizuar dhe tolerant” ai vazhdon që në këtë mënyrë të imponojë ideologjinë e tij duke rekrutuar nxënës dhe studentë dhe në këtë mënyrë i bënë ushtarë të lëvizjes Hizmet.
Ballkani dhe Gylenizmi.
Lëvizja Hizmet është përhapur edhe në shtetet e Balkanit siç janë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Siç dihet lëvizja Hizmet në Shqipëri është e shtrirë edhe në Komunitetin Musliman, por edhe me universitete tashmë të njohura siç janë; Universiteti Epoka, Universiteti Bedr, Medreseja e Tiranës, Kolegji Mehmet Akif Ersoj, KolegjiTurkut Ozal, Kolegji Hasan Riza pasha,Tv ABC, fondacioni Hafiz Ali Korca dhe me disa organizata tjera që janë të shtrira në Shqipëri. Lëvizja Hizmet gjithashtu është e shtrirë edhe në Kosovë me Kolegjin Hasan Nahi.
Ndërsa kjo lëvizje ka shtrirjen e saj edhe në Maqedoninë e Veriut me shkollën e saj Jahja Kemal dhe gazetën Zaman.
Një ditë pas kësaj ngjarje tragjike (atentatit për grusht shtetin) në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Presidenti Rexhep Tajip Erdogan theksoi se 15 Korriku është hallka e fundit e zinxhirit të luftës për jetë apo vdekje që është bërë në këto toka prej shekujsh.
Çdo herë themi falë Zotit sot kemi një Turqi më ndryshe ngaqë po të kishin pasur sukses këta organizata terroriste më në krye liderin e tyre shpirtëror sot do të kishim një Turqi më ndryshe, një Turqi të dobët si ushtarakisht, ekonomikisht dhe do kishim një Turqi të ndarë në dy apo tre pjesë, kështu edhe ne muslimanët e Ballkanit po edhe vendet tjera muslimane do të kishin mbetur jetim, sepse nuk do e kishim vëllaun e madh për të na mbrojtur.
Me përfundimin e këtij artikulli, do të doja të shfrytëzoj rastin për t’i përkujtuar të gjithë dëshmorët e 15 korrikut me lutje dhe duke kërkuar mëshirë te Allahu që t’i pranojë shehidë, dhe duke u lutur te Allahu që kjo natë mos të përjetohet më te populli turk.