Me 09.05.2021 në ora 17.00 në Qendrën Pranuese për të Huaj në Shkup pesë persona nga Tajvani fizikisht e kanë sulmuar zyrtarin policor i cili ka qenë duke kryer detyrën zyrtare, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit./Almakos/
Author: Hamdi Kumanova
Me 09.05.2021 në ora 14.30 nga zyrtarët policor nga SPB Shkup afër fshatit Stajkovci janë arrestuar Q.S.(38) dhe B.S.(42) dytë nga fshati Haraçin, pasi që gjatë kontrollit në veturën “nisan “ me targa nga Kumanova e drejtuar nga Q.S., ku bashkudhëtar ka qenë B.S. janë gjetur dhe konfiskuar dru për ngrohje pa leje, ndërsa dy personat nuk kanë pasur asnjë dokument identifikimi me veti, transmeton Almakos. Në konsultim me policinë malore vetura është dërguar në Stacionin e Policisë në Gazi Babë, ndërsa dy personat janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet…
Me 09.05.2021 në ora 16.32 është lajmuar se në Manastir, në udhëkryqin nga rrugët “Partizani” dhe rrugës “Studenti”, ka ndodhur një aksident trafiku midis motoçikletës “dukati multistrada” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Z.V.(50) nga Manastiri dhe veturës së tipit “shkoda oktavia” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga N.N.(39) nga Manastiri, transmeton Almakos. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir./Almakos/
Me 09.05.2021 në ora 11.15, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rajonin e Dracevës i kanë arrestuar J.N.(19), Z.T.(21), S.Gj.(24) dhe M.D.(21), të gjithë nga Shkupi, pasi që tek to është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritët padi adekuate penale./Almakos/
Sot(10.05.2021) zyrtarët policor nga SPB Shkup i kanë arrestuar G.M.(40), H.A.(19) dhe E.N.(23) nga Haraçina, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tre vjedhjeje të veturave në periudhën nga dhjetori i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, transmeton Almakos. Te tre personat është kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira tjera ku janë gjetur edhe marihuanë dhe lëndë të tjera. Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, do të ngritët padi adekuate penale./Almakos/
Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar vetëm 25 raste të reja. Raste të tilla janë evidentuar vetëm në 8 qytete. Nga 1.016 tamponë, 2 për qind kanë rezultuar pozitivit duke regjistruar probabilitetin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Janë regjistruar 16 viktima, ndërsa janë shëruar 408 pacientë.
Nesër Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë do të fillojë me aktivitetet përfundimtare të projektit parandalues-arsimor “Stop gjuhës së urrejtjes”, bartës i të cilës është Departamenti i Parandalimit, i cili përmes ligjëratave speciale deri më tani mbuloi gjithsej mbi 3000 nxënës të vitit të parë të shkollave të mesme nga rajoni i Pollogut. Si pjesë e këtyre aktiviteteve, pesëdhjetë nxënësve dhe mentorëve të tyre do të shpërndahen materiale për pikturim, me të cilat ata do të krijojnë vepra arti në shtëpitë e tyre me temën “Mos fyen, respekto diversitetin”. Punimet, të cilat do të krijohen me këto materiale në fund të…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se sot do të arrijnë 10 mijë vaksina nga të kompanisë “Pfizer”, ndërsa më 15 maj pritet të arrijnë edhe vaksinat tjera kineze. “10 mijë vaksina “Pfizer” arrijnë sot. Sipas njoftimeve, më 15 maj ushtria kineze do të donojë vaksina. Sipas të gjitha këtyre njoftimeve ne po bëjmë edhe planin për shpërndarjen e vaksinave nëpër pikat e vaksinimit”, tha Filipçe.
Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup dje ka humbur jetën një paciente 33 vjeçare. Në rrjetet sociale janë shpërndarë informacione se pacientes i janë prerë zorrët në vend të kordonit të kërthizës. Në një deklaratë për “Slloboden peçat” drejtorja e KGJA, Viktorija Jovanovska e cila e ka kryer operacionin ka thënë se informacioni që është lajmëruar në rrjetet sociale është i pavërtetë dhe se bëhet fjalë për lehonë e cila në operacion ka ardhur për shkak të një miomi të madh që në muajt e fundit ka pasur rritje të shpejtë. “Nuk ka qenë aspak i lehtë rasti,…
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski vlerëson se BE nuk mund të ndajë Shkupin dhe Tiranën në procesin integrues për në BE. Pendarovski tha se nga vizita e tij në Bruksel nuk është parashtruar çështja për ndarje të mundshme të dy vendeve. “Ju siguroj se në bisedën me mua dhe me bisedimet e mia në Bruksel para dhjetëra ditëve, absolut në asnjë instancë nga asnjë bashkëbisedues i imi nuk është parashtruar kjo pyetje; Çfarë mendojmë për ndarje eventuale nga Republika e Shqipërisë. Do të shihni edhe sot, kryeministrit Zaev është në vizitë në Bruksel…që absolutisht të gjithë, edhe në Këshill edhe…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se procesi i vaksinimit po rrjedh mirë dhe se deri më tani në gjithë vendin janë vaksinuar 110 mijë qytetarë. “Numri i personave të prekur nga Kovid-19 po shënon rënie. 110 mijë qytetarë janë vaksinuar, afro 23 mijë janë rivaksinuar”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë, duke nënvizuar se edhe personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maskat mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se nuk lejohet organizimi i dasmave. “Nuk lejohen dasmat dhe koncertet, mendojmë se atje mund të grumbullohen më shumë njerëz”, tha…
Nga sonte, derivatet e naftës në vend do të shtrenjtohen për një deri një denar e gjysmë. Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin do të bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1.88 përqind, transmeton Portalb.mk. Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 nga mesnata do të rritet me 1.50 denarë për litër, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-98, Eurodiesel (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten me 1 denar për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.800 denarë/kg dhe…

