Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela vazhdon ta kritikojë BDI-në për mosrealizimin e premtimit nga zgjedhjet e kaluara për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Euroneës Albania, Sela tha se ky premtim ishte ndër mashtrimet më të mëdha që BDI i ka bërë shqiptarëve në RMV. “Nuk mund një subjekt politik të dalë mjeteve të informimit dhe të krenohet me arritje, kur arritja më e madhe e tyre është gënjeshtra që kanë instaluar në mesin e shqiptarëve të Maqedoni së Veriut. Mos harroni se jo më larg se disa muaj akoma, akoma ndoshta sështë bërë viti, ishte një fushatë elektorale dhe u premtua kryeministri i parë shqiptarë. Në këndvështrimin tim, përsëri unë them, ne nuk kemi nevojë për individ të veçantë të cilët do të gëzojnë pozicione dhe që do të kishin shërbyer si mbulesë dhe mjegullajë për të mjegulluar diskriminimin sistematik që ndodh në terren. Por sidoqoftë ky ishte një propozim dhe sot e kësaj dite nuk e pamë të realizuar. Kur përballen me pyetje të gazetarëve se përse nuk është realizuar, vazhdojnë mr gënjeshtrën, thonë ne e kemi bërë. Ku? Kryeministër i vendit është zotëri Zoran Zaev ai i cili ishte edhe përpara se të jepet ky premtim i rrejshëm”, tha Sela.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica



