Author: Hamdi Kumanova

“Dje është konfirmuar edhe një rast me variantin “Delta” cili gjindet në Spitalin e Velesit, ndërsa pritet rezultat edhe për 4 pacientë të tjerë, të cilat do t’i kemi të gatshme gjatë ditë së sotme”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Katër persona po shërohen këtu në Shkup, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është në respirator, teksa të tjerët janë në gjendje stabile”. Këto pacientë nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa deri tash nuk dihet nëse kanë udhëtuar jashtë vendit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kjo fundjavë ka nisur me fluks të lartë makinash në vendkalimin kufitar të Bllacës. Nga videot që ka siguruar Alsat, shihet se ka radhë të gjata janë regjistruar edhe gjatë hyrjes, por edhe gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut. Ndryshe, sot nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftuan se në Tabanoc pritet rreth një orë, ndërsa 20 minuta në Bogorodicë.

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes është rreth një orë për hyrje, ndërsa në Bogorodicë 20 minuta për dalje nga shteti. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të tjera për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht…

Lexo më Shumë

Gjykata themelore në Strumicë ka dënuar shtetasin I.Ç nga Strumica me dënim me burg vetëm 15 muaj pasi që la për vdekje me makinë 20 vjeçaren Verica Bellçovska nga fshati Rusinov i Berovës. Verica është rast i njohur në vend, pasi që familja e saj dhuroi organet e saj dhe shpëtoi jetë. Autori që goditi me makinë dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes ka marrë dënimin më të lehtë dhe që është konsideruar skandaloz, përcjell INA. Portale maqedonase kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj gjykatëses Cona Kalamernikova, e cila ka shqiptuar dënimin që është konsideruar tejet skandaloz.…

Lexo më Shumë

Me 10.07.2021 në ora 04.15 min, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rajonin e Bit Pazarit me urdhër gjyqësor e kanë arrestuar D.T.(23) nga Shkupi, i cili ka qenë i kërkuar me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos. Ai është dërguar në Burgun e Idrizovës.

Lexo më Shumë

Me 09.07.2021 në ora 21.30, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rajonin e Karposhit, e kanë arrestuar V.S.(44) dhe M.L.(41) dytë nga Shkupi pasi që gjatë kontrollit te to kanë gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Prej dy ditësh 150-200 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. E gjithë kjo pasi vijon te jete e mbyllur prej ditës së djeshme kufiri nga pala maqedonase per te gjithe shqiptaret që punojnë cdo ditë në vendin fqinjë. Ata tregojnë se prej dy ditësh nuk kanë asnjë sqarime nga të dy anët e kufirit se çfarë do të bëhet me ta. Punëtorët shqiptare tregojnë se janë gati 150-200 veta që ndodhen të bllokuar prej ditës së djeshme në kufi. Sipas tyre me punët që bëjnë prej vitesh në vendin fqinjë mbajmë familjet…

Lexo më Shumë

“Nuk ka vend për panik dhe nuk ka lidhje me Covid, por është thjeshtë në virus infektiv”. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në lidhje me analizat për dhjetëra fëmijët që kërkuan ndihmë në Spitalin e Gjevgjelisë. Ka njoftuar, se analizat kanë përfunduar dhe është konstatuar se bëhet fjalë për virus infektiv. “Ka përfunduar kontrolli në tërësi dhe janë bërë të gjitha analizat nga strishot. Bëhet fjalë për virus infektiv. Tani jemi duke bërë analizat nëse ka lidhje kjo me Covid. Për këtë te çdo fëmijë kemi bërë test serologjik, se nëse kanë prezencë të antitrupa për shkak…

Lexo më Shumë

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev sot tha se shpreson që në zgjedhjet e nesërme parlamentare në Bullgari të zgjidhet qeveria funksionale, shkruan Alsat. Zaev tha se do të vazhdojnë bisedimet për të zgjidhur kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, me qëllim zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, “Këtë herë presim Parlament funksional dhe Qeveri politike edhe për marrjen e dritës jeshile, respektivisht zhbllokimin e Maqedonisë së Veriut…të rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian. Unë kam deklaruar se nuk dorëzohem. Vazhdojmë, vazhdojmë, vazhdojmë, deri sa ta zgjidhim këtë çështje”, tha mes tjerash Zaev.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani dhe kryetari aktual, Arben Taravari kanë marrë pjesë në ekspozitë me protestë të dëshmorëve të kombit. “Me një ekspozitë me portrete të dëshmorëve të kombit – vizatime të punuara nga Ezana Ajdari, përkujtuam sot ata që bartin meritat për valëvitjen zyrtare të flamurit kombëtar në këto troje. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët!”, është shprehur Taravari.(INA)

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e ka shkelur kushtetutën kur ka folur në gjuhën shqipe në sesionet në kuadër të Parlamentit Evropian, vlerëson kryeministri Zoran Zaev. Nuk do të kërkojë përgjegjësi nga Xhaferi, por thotë se ai duhet të sqarohet për atë çfarë ndodhi atje. “Talat Xhaferit në kundërshtim me Kushtetutën është drejtuar në shqip në PE. Është e saktë të thuhet se ka pasur tre sesione. Në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, te e treta në gjuhën shqipe, duke u provokuar nga disa individë nga Bullgaria fqinje”, tha Zaevi, transmeton TV21. Ka…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM-ja të mos gjejë arsyetime dhe të mbështesë Rezolutën në Kuvend. “Rezoluta që e propozoi OBRM-PDUKM është sublimat i qëndrimeve të ASHAM-it, Fakultetit “Kirili dhe Metodi” si dhe KOM-it”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së. Sipas tyre, Rezoluta nuk duhet ta frikësojë asnjë politikan në Maqedoni u cili mendon mirë për shtetin, interesin e tij dhe popullit. “Maqedonia duhet të ketë të shkruara linjat e kuqe dhe ato duhet të marrin formë institucionale. LSDM-ja nuk duhet që përmes Kuvendit të pengojë për shkak se kjo është në dëm të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë