Prej dy ditësh 150-200 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. E gjithë kjo pasi vijon te jete e mbyllur prej ditës së djeshme kufiri nga pala maqedonase per te gjithe shqiptaret që punojnë cdo ditë në vendin fqinjë. Ata tregojnë se prej dy ditësh nuk kanë asnjë sqarime nga të dy anët e kufirit se çfarë do të bëhet me ta. Punëtorët shqiptare tregojnë se janë gati 150-200 veta që ndodhen të bllokuar prej ditës së djeshme në kufi. Sipas tyre me punët që bëjnë prej vitesh në vendin fqinjë mbajmë familjet e tyre, ndaj dhe për këte shteti shqiptar duhet të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me palën maqedonase.Prej shume vitesh banorë kryesisht të fshatrave te Pogradecit, Librazhdit e Prrenjasit cdo ditë gjejnë punë të ndryshme ditore në anën tjetër të kufirit. Ashtu sic ka të tjerë që jetojnë e punojnë në Maqedonin e Veriut. Drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit edhe diten e sotme ka bërë me dije se shtetasit shqiptarë nuk lejohen të kalojmë kufirin pasi nuk plotesojnë kushtet e levizjes në Maqedonin e Veriut.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica



