Author: Hamdi Kumanova

Në nderim të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Universiteti i Tetovës sot ka bërë homazhe para lapidarit “Flakadani i Kujtesës” që ndodhet në kampusin e Universitetit. Para këtij monumenti historik në të cilin janë përjetësuar emrat e pishtarëve të arsimit shqip dhe veprimtarëve të kauzës sonë kombëtare, Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga senatorët, dekanët e fakulteteve dhe pedagogë, në shenjë nderimi kanë vendosur lule për të kujtuar heroizmin, idealin e pathyeshëm kundrejt ndjekjeve, persekutimeve, burgosjeve dhe anatemimit. “Jemi sot këtu para lapidarit “Flakadani i Kujtesës” që përmes homazheve ta shënojmë Ditën Mbarëkombëtare të Dëshmorëve…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë në formën “online”, siç e promovoi ministrja e Arsimit, Milla Carovska, po realizohet me shumë probleme dhe mangësi. Prindërit me të cilët bisedoi Alsat, por që nuk deshën të flasin para kamerës, thanë se mënyra elektronike e aplikimit është shumë e ndërlikuar, sidomos kur aplikacioni figuron vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe. Nga Ministria e Arsimit nuk i’u përgjigjen pyetjeve të Alsat nëse planifikojnë që aplikacioni të figurojë edhe në gjuhën shqipe. Për të anashkaluar këto vështirësi, shumë prej prindërve kanë vendosur që regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë…

Lexo më Shumë

Mijëra punëtorë të cilët u pushuan nga puna për shkak të pandemisë, pushteti njofton se do t’i kthejë. Nga Qeveria pranojnë se nuk do të jetë lehtë, por sigurojnë se Plani operativ për punësim, ka kapacitet të sigurojë paga për këta persona. Për këtë qëllim, nga arka e shtetit u siguruan 25 milion euro. Plani operativ i punësimit për vitin 2021, i cili kam vlerën rreth 25 milion euro, ose 4 milion më shumë se një vit më parë, në programet e tij do të përfshijë të gjithë ata që fatkeqësisht humbën vendet e tyre të punës në këtë krizë…

Lexo më Shumë

“Bashkimi Evropian nuk na duhet nëse çmimi për këtë të ishte heqja dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, pasi do të bëhemi sikur pluhuri i zhdukur në ajër dhe s’do të ketë kush të hyjë në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev duke komentuar deklaratën e komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Maqedonia e Veriut, tha Zaev, kërkon ndihmën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi hodhi poshtë mundësinë që në këtë moment të mund të organizohen dasma. Ai thotë se sipas protokolleve, masat e tanishme për objektet hotelerike do të vlejnë deri më 15 maj. “Në këtë moment sytë i kemi te Komisioni për Shëndetësi dhe kjo është e vetmja pikë sipas së cilës ne i sjellim vendimet ekonomike. Me vendimin e fundit të Qeverisë u lejuan objekteve hotelerike të cilat janë të kategorizuara për organizimin e ngjarjeve të punojnë me të njëjtat kushte si punojnë edhe objektet tjera hotelerike, dhe kjo është që të punojnë në hapësira të…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke kujtuar dëshmorët e kombit, kujtoi edhe marrëveshjen e Ohrit e cila u nënshkrua pas konfliktit të viti 2001. Ahmeti tha se kjo marrëveshje ka pasur çmimi të lartë, duke shtuar se ka ndryshuar statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet e veta. “Për marrëveshjen e Ohrit çmimi ka qenë shumë i lartë, është marrëveshje e cila ndryshoj statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet e veta. Ne mohuam ndarjen e këtij shteti. E konsiderojmë, e konsideruam edhe në të kaluarën si shtet tonin por jo qeraxhi, por zot në shtëpinë tonë. Edhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nuk mund të vjen në shprehje nga Ministri shqiptar- kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. Këtë e ka vërtetuar vet Nikolla Dimitrov në intervistën e tij të fundit dhënë për televizionin Telma, ku është ankuar për mospërfillje nga Bujar Osmani. “Hera e parë që po e them publikisht. Që të jemi më të mirë, duhet t’i hapim këto punë dhe të flasim publikisht. Ambasadat nuk janë as të Nikollës e as të Bujar Osmani, por janë përfaqësi të shtetit”, ka thënë Dimitrov, duke i komentuar dukshëm dallimet me Shefin e diplomacisë. Kryediplomati Osmani…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmjen e djeshme ka arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti gjatë orës policore shëtitej me hanxhar në rrugët e Qendrës së Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë në orën 23:15, policët e rajonit të Qendrës arrestuan shtetasin K.T. (35) nga Shkupi. I njëjti dyshohet se ka shkelur Ligjin për Armët, pasi policia i ka konfiskuar një hanxhar. Personi në fjalë është ndaluar edhe për shkelje të orës policore. Ministria e Brendshme njoftoi se pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihet padi konkrete.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojran Mariçiq thotë se raportet e Departamentit Shtetëror, Komisioni Evropian, Freedom House, GREKO dhe disa organizata ndërkombëtare tregojnë se reformat në gjyqësi japin rezultate në lidhje me sundimin e së drejtës. Sipas ministrit, ngadalë ngadalë po ndryshon edhe perceptimi i qytetarëve për kthimin e shtetit të së drejtës. “Gjyqësia nuk ndryshohet për një natë. Nëse i ndjekim hulumtimet gjatë periudhës së fundit, shohim se kemi përmirësim në gjyqësi. Besimi në mënyrë etapore po kthehet. Jam i kënaqur që dëshmojnë rezultate dhe se mundet ndryshe. Nëse vazhdohet trendi të mos ketë drejtësi përzgjedhëse, ligji të vlejë njëjtë për…

Lexo më Shumë

Qytetarët gjatë regjistrimit në ueb-faqen vakcinacija.mk vetë kanë bërë zgjedhje të gabuar të lokacionit ku dëshirojnë të vaksinohen, për këtë arsye sistemi automatikisht iu ka dërguar porosi për lokacionin, gjegjësisht pikën e vaksinimit dhe qytetin, të cilat i kanë zgjedhur vetë. Këtë sot e njoftoi Ministria e Shëndetësisë pasi në rrjetet sociale u paraqitën informacione nga qytetarë, se për vaksinim kanë marrë sms porosi që të vaksinohen në qytet tjetër, e jo ku jetojnë, pas çka sistemi Termini Im ka bërë analizë të situatës. “Ministria e Shëndetësisë i informon të gjithë qytetarët të cilët janë përballur me një problem të tillë dhe…

Lexo më Shumë

Zyrtarët Denis Barufi, Alen Liçina, Gjorgje Vellkov, Faruk Bila dhe Raif Miftari sot para Gjykatës Penale të Shkupit deklaruan se janë fajtorë për veprën dhe se pranojnë fajin për të cilin akuzoheshin, përkatësisht përpunim të pasaportave me identitet të rremë për nëntokën rajonale. Faruk Buki, Vesna Kolevska, Oliversa Sofranievska, Branisllava Vlladiçevska dhe Shemsedin Jashari u shprehen se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen, me çka procedura u nda dhe gjykimi do të vazhdojë më 7 Në këtë rast ka 11 zyrtarë të akuzuar, përkatësisht referentë të cilët në polici kanë përpunuar pasaporta të rreme për shtetasit e…

Lexo më Shumë

Sot siguruam afër 40 milion denarë për implementimin e projektit të rekonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët Dizhon 15, 17, 19, 21, 23 dhe 23 A.bën të ditur kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu. A ka deklaruar se marrëveshja është nënshkruar sot në Ministrinë e Financave, ndërsa këto mjete janë nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2 . Shpreh edhe faleminderimin tim ndaj angazhimit të Ministrisë së Financave dhe ministrit Fatmir Besimi në këtë drejtim ka shkruar në rrjetin social facebook, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Lexo më Shumë