MSH-ja ka reaguar ndaj disa qëndrimeve të publikuara në media se vaksina kineze “Sinovac’ nuk mbron nga varianti “indian” I virusit dhe nga pasqyra e rëndë klinike gjatë sëmurjes së të vaksinuarve me këtë vaksinë.
“Ky pohim është absolutisht I pasaktë, nuk ka asnjë studim ose dëshmi shkencore që e konfirmonë këtë. Bëjmë thirrje që mediat të mos plasojnë teza të paverifikuara nga individë që nuk janë të bazuara në informacione zyrtare nga isntitucione ndërkombëtare të shëndetësisë” – thuhet në reagimin e MSH-së.
Sipas tyre, analizat e deritashme dhe informacionet zyrtare të OBSH-së që ka mirtuar këtë vaksinë, tregojnë se e njëjta është me 51% efikase gjatë mbrojtjes së rasteve asimptomatike dhe mbron 100% nga forma e rëndë e sëmundjes.
“Konform dy studimeve më të reja të OBSH-së, të zbatuar në Brazil për efikasitetin e vaksinës për llojet e reja që qarkullojnë për momentin, është konfirmuar se e njëjta mbron 50% në studimin e parë dhe 83% në studimin e dytë” – thonë nga MSH-ja.
Autoritetet e shëndetësisë thonë se MSH-ja do t`I ndajë me opinionin studimet më të reja zyrtare dhe të dhënat për efikasitetin e vaksinave, sapo të bëhet publikimi I tyre.
“Në këto momente jashtëzakonisht të ndjeshme kur fillon vaksinimi masiv në vendin tonë, bëjmë thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë individët dhe mediat, lidhur me vaksinimin dhe shpërndarjen e qëndrmeve që mbështeten ekskluzivisht në studime të konfirmuara dhe me dëshmi shkencore” – thuhet në reagimin e MSH-së.




