Platforma të reja betoni në bregun e Strugës, Sela apel inspektoriatit dhe prokurorisë
Vetëm disa ditë, pasi eksponentë BDI-së deklaruan se ka filluar heqja e platfoemave nga Liqeni i Ohrut, bregu i Strugës vazhdon të dhunohet edhe më keq. Këto ditë është betonizuar vendi i kappingut në Livadhishte. Ndaj këtij skandali ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili i ka bërë thirje inspektoriatit dhe prokurorisë që të veprojnë.
Postimi i plotë i Ziadin Selës në Tuiter dhe Facebook:
Betonizim tejet alarmues i bregut të Liqenit të Ohrit, Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.
Qytetarët po raportojnë për pesë shtëpi pushimi që me gjasë po ndërtohen nga Kryetari i Komunës dhe të afërmit e tij në kampingun e Livadhishtes, në një tokë në pronësi të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM). Zëvendës drejtori i ESM gjithashtu i përket BDI-së.
Ky krim i ri urban dhe mjedisor vjen vetëm disa javë pasi partia e tyre njoftoi për ribrendimin e saj si parti e gjelbër.
I bëj thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të ndërpresë menjëherë këtë ndërtim ilegal, ndërsa inspektorati dhe prokuroria të sigurojnë ndërmarrjen e masave adekuate kundër porositësve.
![]()







