Pas arritjes së 200 mijë dozave nga vaksinat kineze në Maqedoni gjatë javës së kaluar, është hapur mundësi për imunizim masiv nëpër disa vende për të arritur numrin e 20 mijë të vaksinuarve në ditë. Vendet për vaksinim janë caktuar në Kumanovës, Qendra sportive A1 Boris Trajkovski, Kavadarci, Tetova, Ohri dhe Manastiri me nga një sallë sporti të caktuar për vaksinim masiv. Në të ardhmen e afërt, sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, do të arrijnë edhe 600 mijë vaksina nga Kina të kompanisë Sinofarm dhe 26 mijë vaksina Pfizer. Deri tani janë vaksinuar mbi 150 mijë qytetarë.
Author: Hamdi Kumanova
3 maji, sot në kontekstin e krizës shëndetësore në mbarë botën, më shumë se kurrë u bë e qartë rëndësia e gazetarisë së pavarur dhe profesionale. Kriza e shkaktuar nga pandemia me Covid-19 nxori në pah të gjitha virtytet, por edhe dobësitë e gazetarisë, e cila në periudhën e kaluar kaloi nëpërmjet ndryshimeve dhe trazirave serioze. Gazetaria profesionale përkundër propagandës, sot më shumë se kurrë paraqet një sfidë për të gjithë ne, të përpiqemi të ruajmë cilësinë e gazetarëve që trajtojnë mendimin e lirë si udhëzues, gjatë pengesave me të cilat është duke u përballuar bota, por edhe Maqedonia e…
Shtabi qendror i krizës në Maqedoni ka propozuar masa të reja restrikcioni deri tek Qeveria për mbrojtje nga COVID-19, që pritet të shqyrtohet ditën e nesërme (e martë), përcjell Telegrafi Maqedoni. Shtabi i krizës propozon orë policore prej orës 23:00 ndërsa objektet hotelierike të punojnë deri në ora 22:30, njejtë duke përdorur vetëm ambientet e taracës. Këto masa sipas shtabit të krizës duhet të vlejnë nga dita e mërkurë (5 maj), gjithmonë nëse të njejtat pranohen nga Qeveria. Arsyeja për lehtësimin e masave sipas Shtabit të krizave, është për shkak të përmirësimit të numrit të infektimeve dhe ulja e numrit…
Asgjë nuk ka ndryshuar, që Gjermania të angazhohet për diçka tjetër pos për fillim të sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dy shtete kandidate në paketë. Kështu kryediplomati gjerman, Haiko Mas hodhi poshtë mundësinë e fillimit të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, por pa Maqedoninë e Veriut të cilën po e pengon Bullgaria. Edhe Ministrit i Jashtëm i republikës së Maqedonisë së Veiut, Osmani gjatë vizitës në Berlin theksoi se vendi tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet për ti filluar negociatat për anëtarësim me Unionin dhe po i vazhdon reformat, duke…
Me 01.05.2021 në ora 16.55 në fshatin Stajkovci nga zyrtarët policor të SPB Shkup është penguar vetura e tipit “golf 5” pa targa dhe tek bashkëudhëtari E.L.(18) nga Tetova është gjetur marihuanë, pas së cilës është arrestuar, transmeton Almakos. Është arrestuar edhe shoferi L.M.(22) nga Tetova i cili nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi me vete, ndërsa veturën e ka drejtuar me të drejtën e posedimit. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/
Me 02.05.2021 në ora 00.05 nga zyrtarët policor nga SPB Shkup në regjionin Qendër është kryer kontroll te F.I.(26) dhe një 16 vjecar, dytë nga Shkupi tek të cilët janë gjetur thika, transmeton Almakos. Ata janë arrestuar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale nga Ligji për armë. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/
Me 01.05.2021 në ora 17.45 është lajmëruar se në rrugën regjionale Tetovë-fshati Jazhincë në fshatin Poroj ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “golf” me targa nga Tetova e drejtuar nga I.D.(36) nga Tetova dhe vetuës së tipit “toruan” me targa nga Tetova e drejtuar nga M.M.(60) nga fshati Sllatinë, transmeton Almakos. Në aksident shoferi M.M. është lënduar rëndë, lëndime të konstatuara në Qendrën Klinike në Tetovë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë./Almakos/
Me 02.05.2021 në ora 05, zyrtarët policor nga SPB Kërcovë, e arrestuan B.M.(23) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pas kryerjes së kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi penale sipas nenit 215 nga Kodi penal./Almakos/ Me 01.05.2021 në ora 16.10, zyrtarët policor nga SPB Strugë e arrestuan F.Sh.(33) nga fshati Veleshtë e strugës, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturën e tipit “mercedes” me targa nga Struga të kontrolluar në rrugën “Boro Kalajxhieski” në strugë, ku ka qenë bashkëudhëtar dhe te ai është gjetu heroin. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, SPB Strugë do të ngritë padi adekuate penale sipas nenit 215 nga Kodi Penal./Almakos/
Me 01.05.2021 në ora 10.10, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rajonin e Aerodromit, e kanë arrestuar A.B.(41) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se shtegu i biçikletave po merr pamjet dhe funksionin e duhur, transmeton TetovaSot. “Shtegu i biçikletave po merr pamjen dhe funksionin e duhur! ??♂️ Vazhdojmë me vendosjen e sinjalizimit dhe shtyllave mbrojtëse përgjatë bulevardit të Ilindenit! #MeBiçikletëNëQytet ?”, ka shkruar Arifi.
Tetova do të jetë një nga gjashtë qendrat rajonale për vaksinimin anti-covid. Procesi I imunizimit do të bëhet në sallën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila është duke I bërë përgatitjet e fundit për t`u vënë në funksion. Vaksinimi pritet të fillojë pas Festës së Pashkëve. Autoritetet e shëndetësisë në Tetovë njoftojnë se janë rreth 11.000 persona që janë paraqitur për t`u vaksinuar. “Pas arritjes së 200 mijë dozave të vaksinave kineze në RMV edhe punktet rajonale për vaksinim janë drejt finalizimit të punëve të tyre. Edhe qendra rajonale për vaksinim në Tetovë është drejt përfundimit të…

