Koalicioni Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa hedhin dyshime nëse për Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku” ekziston ndonjë dokument me të cilin vërtetohet se është kryer pranimi teknik i shkollës. Ata akuzojnë bartësit e funskioneve publike, repektivisht funksionarët e BDI-së për mungesë serioziteti, ndërsa shtojnë se nuk mund të rrezikohet jeta e nxënësve dhe punonjësve të shkollës për përfitime politike.
“A rrezikoi dikush me vetëdije jetën e nxënësve, mësuesve dhe stafit tjetër vetëm për hir të fitimit të pikëve politike? A shprehet përsëri, si shumë herë më parë mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të BDI-së!? Pyetja e dytë, është: -E njëjta shkollë e drejtuar në librat kadastralë, pra në planin e detajuar urbanistik të Komunës së Butelit, qëndron si një ndërtesë e ndërtuar ligjërisht ose si ndërtim i paligjshëm? Nëse figuron si ndërtim i paligjshëm, a ka filluar procedura e legalizimit dhe deri ku ka arritur procedura? “



