Një mërgimtar, i cili kohë të gjatë jeton dhe punon si zjarrfikës në Zvicër, në vendlindje ka dërguar veshje mbrojtëse si donacion për zjarrfikësit në Gostivar. Nga njësia zjarrfikëse profesionale kanë shprehur falënderim për gjestin, pasi, siç tha Jusuf Bajrami, shefi i njësisë, për këtë pajisje kanë pasur shumë nevojë. “Bashkëqytetari i jonë Arsim Tahiri, i cili moti ka shkuar në mërgim, si kolegë ka shprehur mirëkuptim dhe siguroi 15 komplete, të cilat zjarrfikësit i shfrytëzojnë gjatë intervenimeve. Krahas helmetave dhe uniformave speciale – skafanderë, të cilat përdoren për shuarjen e zjarrit, ka edhe uniforma të dedikuara kur intervenohet gjatë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Apelit, ia refuzoi kërkesën për heqjen e masës së paraburgimit, Orce Kamçevit të cilën më 12 të këtij muaji ia shqiptoi Këshilli Penal. Gjykata kërkesën e avokatit Toni Menkinovski, e vlerësoi si të pabazë, duke mbështetur plotësisht vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Refuzimi i ankesave do të thotë se i akuzuari në fjalë do të mbetet në Shutkë edhe në gjysmën e parë të muajit maj. Ndërsa, avokati Antoniot Apostolski, në këmbim të heqjes së paraburgimit, lë në hipotekë pasuritë e patundshme me vlerë prej më shumë se 75 milionë denarëve dhe 200.000 euro, apo garanci…
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka adresuar për zgjidhje institucioneve në vend pesë kërkesa për të drejtat e punëtorëve, marrëveshjen kolektive, pagën minimale, sigurimin shëndetësor, skema pensionale dhe ligji për pagat. Në konferencën e BSPK-së, kryetari i saj, Avni Ajdini tha se të drejtat e punëtorëve po vazhdojnë të shkelen në mënyrë drastike, por për shkak të masave kufizuese për mbrojtje nga Covid-19 e kanë të pa mundur të organizojnë protestë nesër në Prishtinë Ajdini: Kërkojmë të nënshkruhet kontrata kolektive, për fat të keq nuk mund të protestojmë nesër “Për fat të keq që sot pandemia na ka…
Festa e 1 majit dhe festa e besimtarëve ortodoks, Pashkët, sot kanë filluar të mbushin rrugët e këtyre dy qyteteve. Kapacitet e hoteleve për këto ditë janë sado pak të mbushura, hotelet më të mëdha janë mbushur deri në 50%, ndërsa pritej më shumë. Megjithatë ata shpresojnë që nga fundi i muajit maj të fillojë fluksi i turistëve. Kètë fundjavë të shumtë janë mysafirët vendas nga qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, por edhe turistë nga shtetet fqinje, Serbia dhe Mali i zi. Pritej që të ketë turistë edhe nga Shqipëria dhe Bullgaria por për shkak se kërkohet test…
Turma para dyqaneve dhe gati çdo objekt hotelerik është i mbushur në Ohër për shkak të festave. Kështu duket Ohri për fundjavë pasi që mijëra qytetarë shfrytëzuan fundjavën e vazhduar, ndërsa krahas turistëve vendorë ka edhe të huaj. Dyqanet janë të mbushura, më së shumti blejnë turistët, por edhe banorët për festën e pashkëve. Para butiqeve pritet rend, ndërsa njëjtë është edhe në pjesën e markeveve që ndodhen në qendër të qytetit. Më së shumti vizitorë te kafenetë që janë buzë liqenitm ndërsa nëpër çarshinë e Ohrit vazhdimisht patrollon policia. Si çdo vit, me përjashtim të vitit të kaluar, më…
Nga LSDM kanë thënë se më 27 prill ka pasur prishje të rendit kushtetues, ndërsa për atë nëse ishte terrorizëm ose jo, kjo parti thotë se vlerësimin e ka dhënë tanimë gjykata. Kështu i janë përgjigjur presidentit Stevo Pendarovski, ish partia e tij amë. “Ajo që ndodhi më 27 prill ishte prishje e rendit kushtetues, të gjithë ishim dëshmitarë se çfarë ndodhi para katër viteve, se ishte sulm në shtëpinë e demokracisë dhe për këtë pasoi procedurë gjyqësore ku tanimë ka përfunduar dhe gjykata është ajo e cila duhet të vendosë nëse bëhet fjalë për terrorizëm apo dhunë. Tanimë ka…
A është Fatmir Dehari, kryetari aktual i Kërçovës, emri që BDI po e mendon ta bëjë ministër, në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, që burimet e TV21 paralajmërojnë se do të ndodhë në fund të majit? Në rast se dy partnerët qeveritarë, LSDM e BDI bien dakord që me Ministrinë e Punëve të Brendshme duhet të drejtojnë shqiptarët, emri që përflitet për këtë post është Fatmir Dehari. E në rast se ndodh kështu, BDI do të duhet të heqë dorë nga një ministri me peshë, siç është ajo për Punë të Jashtme. I pyetur nga TV21 për këtë, Dehari thotë…
Raif Miftari, ndërmjetësi në aferën me pasaportat, edhe më tej është i pakapshëm. Policia e kërkon kurse aktiv është edhe urdhër- arresti ndërkombëtarë për të. MBP nuk tregon nëse ka indikacione, ku mund të fshihet dhe nëse ai e ka lëshuar shtetin kur ka vendosur të arratiset. Shkurt njoftuan se nuk ka ndryshim që kur publikuan se Miftari po kërkohet edhe me urdhër- arrest ndërkombëtar. Në ndërkohë, ka përfunduar hetimi për dhënien e pasaportave maqedonase me identitete të rreme. Për më 5 maj është caktuar gjykimi kurse ngarkohen 11 persona. Gjashtë prej tyre janë në paraburgim, për tre persona ka…
Është e papranueshme tendenca e presidentit për të ndërhyrë në mënyrë kaq direkte në gjyqësor, aq më tepër për një rast që duhet të jetë sprovë për sistemin e drejtësisë në vend dhe leksion për të ardhmen. Është e papranueshme që presidenti i një shteti anëtar në NATO të merr shembull sistemin jugosllav të drejtësisë. Qëndrimet e fundit të presidentit Stevo Pendarovski për procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit janë në kundërshtim të plotë me të gjitha zotimet e tij të deritanishme për shtet të drejtë për të gjithë qytetarët, për drejtësi, rend kushtetues dhe siç pati thënë…
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se personi me inicialet M.K (26) nga Republika Shqiptare i cili ka banuar në Kërçovë është rëzuar nga ballkoni dhe ka marrë lëndime. Policia njofton se rastin e ka paraqitur pronari i shtëpisë I.B (57) i cili ka deklaruar se nga ballkoni nga kati i parë është rrëzuar M.K (26) nga Shqipëria. I lënduar është dërguar në spitalin “Nana Terezë” në Shkup ku i jepet ndihma mjekësore. Në lidhje me ngjarjen, në bisedë në stacion policor janë marrë edhe dy persona nga Shqipëria të cilët kanë qenë ne M.K në shtëpi si…
Megjithëse numri i vdekjeve nga CoVid-19 mbetet i lartë situata epidemiologjike sa vjen e normalizohet në vend. Krahas numrit të testeve të bëra për çdo 24 orë, shifra e të diagnostikuarve pozitivë është nën 20%. Por, sipas paralajmërimeve të epidemiologëve, rastet e vdekjeve do të jenë të larta edhe për një muaj, duke pasur parasysh numrin e të hospitalizuarve me sëmundje të tjera plotësuese përveç virusit korona. Nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë se në kurim spitalor janë të shtruar 692 pacientë. Në Manastir janë të hospitalizuar 97 pacientë, në Shtip 58, në Tetovë 35 pacientë, Veles 84, Ohër 75,…
Imunizimi me 200 mijë vaksinat kineze që sot arritën në vend do të fillojë të martën. Me to do të vaksinohen qytetarët e paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk si dhe qytetarët më të moshuar të cilët janë paraqitur përmes mjekut amë. Pos vaksinës kineze, në dispozicion për qytetarë do të jenë vaksina edhe nga prodhues të tjerë. Ministri i Shëndetësisë bëri thirrje që qytetarët të mos bëjnë ndasi apo preferenca për vaksina të caktuara, sepse të gjitha janë të sigurta dhe efikase. Në ata pika të mëdha vaksinale, do të ketë nga të gjitha vaksinat. Nga java…

