Author: Hamdi Kumanova

Dita e sotme, e Premtja e Madhe, në prag të festës më të madhe të krishterë ortodokse të fitores së jetës mbi vdekjen, në vend që ta kalojmë në tempuj ta kalojmë në shtëpi, në rrethin familjar, porositi kryeministri Zoran Zaev. “Edhe këtë vit të përmbahemi nga vizitat në kisha dhe manastire dhe të themi lutjen e falënderimit në shtëpitë tona dhe në rrethin e familjeve tona për të mirëpritur ditën e ndritshme – Ringjalljen, kur zemrat tona do të përmbyten me dritë të përjetshme dhe shpresë nga lajmet e fitores së jetës mbi vdekjen, dhe me një forcë të…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i cilëson si skandaloze deklaratat e presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se ka njohuri se çfarë është terrorizmi dhe problemet e sigurisë dhe se personat që hynë në Kuvend nuk janë terroristë. “Mendoj se është skandal për arsye se z.Penadarovski duheshte të kërkojë që prapa grilave të jenë edhe ata që organizuan ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Pendarovski nuk kishte asnjë deklaratë lidhur me rigjykimin e rastit “Monstra”, kur më herët kishim deklaratë të kryeministrit Zaev se njerëz të pafajshëm janë në burgje”, tha Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar gjithsej 59 pacientë të rinj për të shkak të ndërlikimeve nga virusi korona. Gjithsej 473 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid 19 po trajtohen në departamentet infektive të kryeqytetit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit në Klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 19 pranime. “Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 19 prnime dhe 11 janë pranuar në Klinikën infective gjatë ditës së djeshme. Në Kozle nuk janë pranuar të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka pasur…

Lexo më Shumë

Ka pritje dhe shpresa, por jo edhe garanca që Maqedonia e Veriut në qershor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh gjendjen aktuale me Bullgarinë, pas zgjedhjeve parlamentare dhe paralajmërimeve të Sofjes për qeveri teknike. Pala e Maqedonisë së Veriut disa herë njoftoi se i nevojitet bashkëbisedues konkret nga pala bullgare që të mund të vazhdojnë bisedat për zgjidhjen e kontestit. Me qëndrime për pritjet e zhbllokimit të procesit eurointegrues dje u prononcuan zëvendës kryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i shtetit, Stevo Pendarovski dhe përfaqësuesi special…

Lexo më Shumë

Tregtarët nuk dëshirojnë që dita e diel të jetë ditë pushimi për tregjet. Ata thonë se pikërisht në këtë ditë, qytetarët më së shumti e shfrytëzojnë si ditë tregtie dhe kjo masë mund të ndikojë në uljen e të hyrave. Ata shtojnë se shteti duke dashur që t’i lirojë nga puna gjatë ditës së diel mund që t’i dëmtojë. Siç dihet tani, në ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune që po hynë në procedurë kuvendare dhe ku dita e diel shpallet si ditë pushimi, ndërsa në ligj ndalohen edhe tregjet e gjelbërta. Ata janë në 39 veprimtaritë që do të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPME kërkon rigjykimin e ngjarjeve të 27 prillit. Nëpërmjet një kumtese, VMRO-DPMNE thonë se Zaev ka frikë nga rigjykimi i 27 prillit sepse nga ajo mund të dalin dëshmi të reja të cilët do të hedhin dritë të re dhe një të vërtetë të re, dhe ajo e vërtetë është se të dënuarit nuk janë terroristë. Tek e fundit kur “Monstra” mundi të kthehet në rigjykim, përse të mos ketë rigjykim edhe për 27 prillin, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk do të japë amnisti për personat e dënuar për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017. Në pyetje të MIA-s nëse Pendarovski planifikon amnisti për dhunën e 27 prillit, nga kabineti i presidentit sqaruan se ai ka sugjeruar që nëse dikush ka dëshmi të reja që mund të ndikojnë në rezultatin e procedurës, duhet që t’i shfrytëzojë të gjitha mënyrat ligjore që të shkojë procedurë në rigjykim. “Që të mos politizohet e gjithë procedura, secili që posedon dëshmi të reja duhet t’i çojë në gjykatë, dhe jo t’i jepet ngjarjes t’i japë kualifikim politik.…

Lexo më Shumë

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi z.z. Stefan ka bërë thirrje që gjatë festave të ppashkëve të respektohen masat për mbrojtje nga Covid-19. Ai bën thirrje që me kohë të merren ilaçet dhe vaksinat kundër Covid-19. “Jetojmë në një kohë tundimesh të vazhdueshme. Dhe si pjesa tjetër e botës, edhe ne përballemi me probleme shëndetësore – përhapja e një sëmundje ngjitëse që ka përshkuar çdo aspekt të jetës. Për këtë arsye në mënyrë atërore kemi bërë thirrje dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje respektimin me durim të masave të parashikuara, për kujdesin tonë dhe të tjerëve, si dhe të marrim me…

Lexo më Shumë

NP Higjiena Komunale – Shkup ka kryer aktivitete për mirëmbajtjen e higjienës të tempujve më të mëdha fetare ortodokse në të gjitha komunat e Shkupit. Me ndihmën e tre autocisternave, ekipet e Ndërmarrjes kryen larjen me duar dhe makinerike të oborreve dhe në rrethinë të: katedrales Shën Klimenti i Ohrit, kishave Shën Bogorodica, Shën Dimitrija, Shën Jovan Kërstitel, Shën Petka, Shën Gjorgija, Shën Ilija, Shën Arhangel Mihail, Shën Petar dhe Pavlle, Shën Spas dhe të tjera. ,, Në prag të festës më të madhe krishtere – Pashkët, realizuam aktivitete të jashtëzakonshme për mirëmbajtjen e higjienës në nivelin maksimal të objekteve…

Lexo më Shumë

Me arritjen e gjithsej 200.000 vaksinave të “Sinofarm”, pas festave të Pashkëve do të fillojë imunizimi masiv i popullatës. Nga java e ardhshme autoritetet paralajmërojë se në ditë do të vaksinohen nga 10.000 qytetarë. Filipçe tha se gjatë muaji pritet të arrijnë edhe vaksina të tjera anticovid, ndërsa shtoi se deri në fillim të verës do të vaksinohet një numër i madh i popullsisë. Deri më tani gjithsej janë vaksinuar rreth 60.000 qytetarë ndërsa në këtë numër janë edhe personat më të moshuar mbi 70 vjeç dhe të punësuarit në infrastrukturën kritike. “Sipas përllogaritjeve tona diçka nën 20 për qind,…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës, me në krye Teuta Arifin, ashtu siç e filloi mandatin katër vite më parë, si duket edhe do ta mbyllë me shume skandale dhe keqpërdorime në këtë institucion. Pas përmbylljes së vitit 2020 me humbje shtesë prej 2 milionë eurosh, ajo edhe sot e kësaj dite vazhdon me keqpërdorimin e mjeteve të qytetarëve. Gjëja e fundit, sipas raportimit të mediave, del skandali me tenderimin e shtegut të biçikletave në Tetovë. Që skandali të jetë edhe më i madh, Komuna e Tetovës me procedurë të fshehtë ka ndarë mjete nga buxheti për shërbime intervente për punime për…

Lexo më Shumë