Qeveria e Maqedonisë së Veriut, siç mëson TV21 ka sjellë vendim, ora policore nuk do të vlejë gjatë festave fetare, Pashkët ortodokse dhe Bajrami i Ramazanit për myslimanët. Ndërkaq ditët jashtë këtyre festave, duke filluar pre nesër, ora policore do të fillojë në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. Kafenetë do të shërbejnë klientë në veranda.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se sipas informacioneve të fundit, vaksinat kineze më 28 prill nisin nga Pekingu drejt Stambollit, më 30 prill nga Stambolli në Beograd dhe vaksinat priten më 30 prill ose më 1 maj. Ai tha sa të vinë vaksinat do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit në mënyrë që vaksinimi, pas festave shtetërore, të fillojë. “Deri tani janë vaksinuar rreth 53.000 qytetarë’, tha Filipçe. Ndryshe, me arritjen e rreth 200 mijë vaksinave kineze pritet të fillojë vaksinimi masiv dhe vaksinimi të bëhet me kapacitet të plotë./Telegrafi/
Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) organizoi një takim në ZOOM me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane Riverdale, NJ, Qendra Kulturore dhe Islamike Shqiptaro Amerikane “Hasan Prishtina” Waterbury, CT, Shoqata Shqiptaro Amerikane Prespa, IL, Shoqata Shqiptaro Amerikane Valet e Liqenit, IL dhe WI, si dhe Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Teksasit. Siç thuhet në njoftimin e KPA, palët diskutuan shqetësimet e tyre të përbashkëta në lidhje me shtyrjen e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut dhe rezistencën e vazhdueshme të qeverisë për integrimin e plotë të shqiptarëve. Pjesëmarrësit gjithashtu u…
Reforma e sistemit arsimor është e nevojshme dhe sipas shumicës së mësimdhënësve dhe prindërve, është e vonuar. Me programet e reja mësimore, nxënësit vendosen në qendër të sistemit arsimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kupton dilemat që kanë prindërit. Prandaj, ju përgjigjet pyetjeve dhe dilemave të parashtruara më shpesh, sqarojmë segmentet kryesore të ndryshimeve që do të fillojnë në klasën e parë dhe të katërt në vjeshtë -Nxënësit do të kalojnë shumë kohë në kompjuterë dhe tableta. Nuk është e vërtet se me reformën në arsimin fillor ose me dixhitalizimin e teksteve shkollore do të arrihet një efekt i…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pyeti sot publikisht kreun e BDI-së Ali Ahmeti se kush është funksionari i lartë i kësaj partie që në ditën e 27 prillit të 2017 ka informuar Gruevskin për zgjidhjen e Kryetarit të Kuvendit. “Po bëhen katër vjet dhe ka shumë të panjohura, fatkeqësisht. Nëse i shihni filmimet e 27 prillit më thoni nëse ka pasur rezistencë nga policia e uniformuar që të ndalojë turmën, asnjë! Ministri i atëhershëm vazhdon të gëzojë pozicione shtetërore, Agim Nuhiu. Njerëz që hapën dyert u amnistuan. Organizatorët u amnistuan dhe nuk iu mor imuniteti nga LSDM-BDI. Po…
Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili sot u takua me presidentin Stevo Pendarovski dha mbështetje për hapjen e bisediemve për antarësim. “Dhashë mbështetjen për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe nevojën që Këshilli i BE-së të jep pëlqyeshmëri për kornizën negociuese. E rëndësishme është që Maqedonia dhe Bullgaria të gjejnë zgjidhej të përbashkët”, shkroi Varhelyi. Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski është për vizitë dy ditore në Bruksel ku do të ketë takime me përfaqësues të BE-së dhe NATO-s. Ai përveç me Varhelyi, u takua edhe me Mirasllav Laichak dhe Josep Borrell, ndërsa sot është paraparë të ketë takim edhe me…
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar, se Ligji për librat digjitalë nuk do të tërhiqet pas, por se është duke u plotësuar në disa elemente. “Tërheqja e ligjit për librave digjital nuk do të thotë se heqim dorë nga ideja, por do të plotësohet në disa pjesë”, tha Zaevi. Në pyetjen, se çfarë do të ndodh me fëmijët që nuk kanë aparaturë teknologjike, premtoi se nuk do të harrohet asnjë fëmijë. “Këto mjete janë për qytetarët, dhe më shumë për fëmijët. Nuk do të lejojmë që një fëmijë të jetë i harruar sepse ka lindur në një familje me të ardhura…
“Për zhvillimet e 27 prillit të vitit 2017 më së miri flasin shenjat që kamë në fytyrë”, kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev, katër vjet pas zhvillimeve të përgjakshme në Kuvend. Ndërkohë sa i përket tubimit të organizuar ditë më parë në mbështetje të personave të dënuar për këtë rast, tha se është çmenduri ose bashkëveprim. “Për 27 Prillin më së miri flasin shenjat që kam në fytyrë, si një pjesëmarrës i ngjarjeve të padëshiruara 27 prill 2017 dhe të dërgoj porosinë që kjo të mos përsëritet asnjëherë, as në republikën e Maqedonisë Veriore e askund tjetër në botë. Do…
Kryeministri Zoran Zaev ka hedhur poshtë çdo mundësi, që partneri i koalicionit, BDI-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski. “Partneri i koalicionit nuk ka asnjë kërkesë për shkarkimin e Paunovskit dhe asnjë kërkesë të vetme. Nuk është e pranueshme që të çoni inat me kryeministrin, kurse këto të gjitha i bëni nëpërmjet mediave”, ka sqaruar Zaevi, duke thënë se gjithçka ka filluar nga deklaratat e Paunovskit të cilat i ka plasuar në media, duke mos komunikuar drejtpërdrejtë dhe në rrugë zyrtare e ligjore me Qeverinë, transmeton TV21.
Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka rikujtuar 27 prillin e vitit 2017, kur ndodhi sulmi në Parlament nga protestues të dhunshëm. Nga kjo parti thonë se 27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë, dhe është vula e përgjakshme e VMRO-DPMNE-së. “Dhunues të armatosur të nxitur nga VMRO-DPMNE sulmuan në Parlament, duke tentuar të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e Parlamentit dhe të shkelin rendin kushtetues. Ata dhunues të cilët u mbështetën nga Hristijan Mickoski para Kuvendit, nuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë mbrojtës të Kushtetutës, por…
Hekurudha e shpejtë nga Beogradi deri në kufirin maqedono-serb afër Tabanovcit është projekt kapital i infrastrukturës për të cilin Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Serbinë me investim financiar midis 35 dhe 50 përqind të fondeve të nevojshme, ose nga 600 në 700 milion euro, raporton e përditshmja serbe Politika. Ky është epilogu i takimit midis Presidentit Serb Aleksandar Vuçiq dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Layen, transmeton Portalb.mk. Presidentja e Komisionit Evropian në postimin e saj në Twitter theksoi se me Presidentin Vuçiq biseduan për pandeminë kovid-19, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, nevojën për një hap…
Prokurorët e rinj në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, përkatësisht Fatime Fetai, Naum Panovski, Sasho Rajçev, Burim Rustemi dhe Snezhana Bundalevska-Georgieva sot bënë betimin para anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat. Pesë prokurorët u zgjodhën në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë që u mbajt me 22 prill. Prokurorët Fetai dhe Rustemi vijnë nga ish Prokuroria Speciale Publike, Panovski vjen nga Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Rajçev dhe Bundalevska-Georgievska nga Prokuroria Publike në Shkup.

