Aksioni humanitar i Sport Life “Bëjmë tifo bashkërisht për Maqedoninë” i cili ka zgjatur nga 11 qershor deri me 21 qershor, ka siguruar gjithsejtë 712.500 denar, mjete të dedikuara për përkrahjen e Qendrës për intervenime të hershme dhe trajtim te fëmijët me autizëm në Ohër.
Gjatë ditëve derisa kemi qenë duke bërë tifo për reprezentacionin tonë në EURO2020, Sport Life përkrahjen e saj e ka treguar përmes ndarjes së mjeteve për donacion prej secilës tiketë të paguar të ndeshjes së luajtur të reprezentacionit maqedonas.
“Për ne në Sport Life, jeta sportive dhe përgjegjësia shoqërore gjithmonë shkojnë bashkë. Bashkërisht bëjmë tifo dhe së bashku me lojtarët dhe anëtarët tanë kemi mundësuar që të mblidhen mbi 700.000 denar për përmirësimin e jetës dhe kushteve për trajtimin e personave me autizëm. Për atë qëllim e kemi nënshkruar marrëveshjen për donacion me Shoqatën për përkrahje dhe trajtim të personave me autizëm dhe zhvillim atipik “Në botën time” e cila do të dedikohet për qendrën e tyre në Ohër”, deklaroi Emil Dimitrov, drejtor ekzekutiv i Sport Life.
“Në Ohër, në korniza të Spitalit të përgjithshëm të Ohrit, në fund të vitit 2019 është hapur Qendra për intervenime të hershme dhe trajtim të personave me autizëm e cila gjatë këtij viti ka pasur sukses që t`i shërbeje 80 fëmijë. Problemi me të cilin u përballëm gjatë funksionimit të Qendrës, ishte mosekzistimi i hyrjes direkte në hapësirat e të njëjtës. Ajo ishte problem i madh për të gjitha palët e përfshira, ndërsa me fillimin e pandemisë e cila ende po zgjat ky problem u bë më i madh. Zgjidhja e vetme ishte vendosja e shkallëve të jashtme të cilat do të cojnë drejt e në Qendër. Megjithatë, ai ishte investim të cilën ne si organizatë jo profitabile nuk kishim mundësi ta lejojmë dhe prej këtu ne i falënderohemi Sport Life për donacionin e tyre e cila këtë gjë do ta mundësoje”, u theksua nga Vesna Stojanovska nga shoqata ‘Në botën time’.
Shoqata “Në botën time” me sukses është duke punuar tash e 10 vite, ndërsa aktivitetet e saj janë të drejtuara para së gjithash në sigurimin e qendrave për intervenime të hershme dhe trajtim të fëmijëve me autizëm, si në Shkup, ashtu edhe në qytetet tjera të vendin si dhe qendrave ditore për qëndrim të personave të moshuar.
Për momentin, gjithsejtë 4 qendra në vend funksionojnë nën drejtimin e Shoqatës.
Sport Life, ashtu si deri më tani edhe në të ardhmen ngel e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe organizatat për realizimin e projekteve me përgjegjësi shoqërore dhe qëllimeve në të gjitha sferat e jetës tonë.




