Kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka thënë se kanë filluar bisedimit me Federatat sportive për të ndryshuar emrin e tyre, pas reagimit nga Greqia.
“Shumë nga federatat sportive ndryshuan emrin në përputhje me Kushtetutën, sepse ata janë përfaqësues ose përfaqësime të Maqedonisë së Veriut dhe është koha të përfaqësojmë Maqedoninë. Besoj se këtë do ta arrijmë me Federatën e Futbollit”, u shpreh Zaev.
Zaev më herët ka thënë se problemi në lidhje me logon e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet sipas Marrëveshjes së Prespës e vitit 2018.



